• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fitore personale e Edi Ramës

by Mero Baze
17/02/2020 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, arriti të bindë mbi 100 vende të Europës, Azisë dhe SHBA, të ndihmojnë Shqipërinë me një shumë që duket se po kalon mbi 1 milardë euro, çka është dhe përllogaritja maksimale e dëmve të shkaktura nga tërmeti.

E di që në këto raste, së pari duhet t’u përulemi atyre që dhuruan para për fatkeqësinë tonë, të gjithëve me radhë, si ata që bënë dhurata simbolike, dhe ata që na befasuan me ndihmën e tyre të jashtqzakonshme, si Franca dhe Italia. Të gjithëve duhet t’u përulemi si miq në ditë të vështirë.

Por nga pala shqiptare në këtë histori ka vetë një hero, dhe këtë duhet ta pranojmë pa komplekse. Ai është Edi Rama.

Ai e përballoi personalisht betejën psikologjike të pas-goditjes nga tërmeti, në një betejë fizike dhe politike, në kufijtë e mbijetesës. Fushata e tij #Ti nuk je vetëm, përballja me gërmadhat e tërmetit, me panikun e qytetarëve, karagjozllëqet e tij me të çmendur e normalë, me njërëz që u kishte humbur gruaja apo qeni, skenat me pleqë të dërrmuar nga fatkeqësitë dhe fëmijëve që i takonte pasi ishin hedhur nga ballkonet, pastaj në spital në Itali me Ronaldon, pastaj duke i çuar në shkollë, zhytja në polemika të pista me opozitën e Sali Berishës, që donte të ndillte zi dhe pesimizëm, përlarja me spekulantët e fushatës së ndihmave, që herë shfaqeshin si hoxhë, e herë si të dërguar të Zotit, sistemimi i njerëzve në hotele në fazën e parë, skema e qirave falas për të mbeturit jashtë dhe më në fund, thirrja plot shpresë për Konferencën e Donatorëve, kanë qenë një dokumentar i tipit “Netflix”, meritat e të cilti duhet t’ia njohim Edi Ramës, qoftë si kryeminsitër, qoftë si regjisor, qoftë si aktor, a si të keni qejf.

Ai e përballoi këtë fushatë duke pasur përballë opozitën e ndyrë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan të ngjallin mosbesim, zi  dhe humbje shprese, ndaj donatorëve të huaj dhe shqiptarë.

Përjashto Lulzim Bashën, që mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk ju bashkua atyre që dolën të humbur nga kjo fushatë, Edi Rama është sot i fituar si kryeministër, i fituar si qytetar, por po deshët, dhe si aktor dhe regjisor.

Në fund të fundit, dhe sikur ta ketë parë gjithë katastrofën si skenë teatri, i është dashur të rrijë aty 16 orë në këmbë. Vlerësojeni dhe për këtë.

Më tej, Edi Rama ka arritur një fitore të mahnitshme duke bindur donatorët më skeptikë të Europës, thjesht nga këmbëngulja personale. Çdo para e dhënë për Shqipërinë, është në fakt para e kërkuar me ngulm si një lypsar modern, nga Edi Rama.

Një kryemnistër që ka mundur të bindë personalisht çdo kryeministër të Europës apo Lindjes së Mesme që duhet ndihmuar Shqipëria, është një kryeministër që i ka dal zot vendit të tij.

Për një vend të izoluar, të nënvleftësuar, të injoruar dhe pa pikë kredibiliteti si Shqipëria, një shumë e tillë parash është një sukses personal i Edi Ramës.

Ndoshta ai do të dëshmojë ndonjë ditë se çfarë metodash ka përdorur, si i ka trembur, apo joshur, si i ka bindur, apo prekur në sedër me njëri- tjetrin, por dhe po u tregua modest dhe nuk e bëri, të gjithë janë të qartë se kjo është një fitore e skenarit të tij.

Tani shajeni Edi Ramën, urrejeni, i thoni që nuk të do Europa, nuk të do SHBA, a çfarë t’u vijë në mendje. I thoni i droguar, i korruptuar, mik i Vuçiçit apo Erdoganit, thojini që të ka sharë Klodiana apo Çim Peka, por mos harroni të thoni se kur ke vrerë-hedhës të tillë në Shqipëri, dhe ndodh që ke gjithë botën me vete, diçka nuk shkon në çmendinën shqiptare.

Dhe mos guxoni më të mallkoni Shqipërinë dhe të ndillni fatkeqësi të tjera, se mund t’i gjejë përsëri dhe kaq para. Dhe ec e duroni atë gjithë jetën.

Next Post

LISTA E PLOTË / Shuma që dha secili shtet për rindërtimin e Shqipërisë

Comments 11

  1. une says:
    6 years ago

    bravo

    Reply
    • Agimi says:
      6 years ago

      .
      Bravo.MERO

      Reply
  2. Nik says:
    6 years ago

    Kot nuk i thone GJIGANDI Edi Rama

    Reply
  3. Lume says:
    6 years ago

    Eshte me se e vertete eshte nje gjigand. Lum Shqiperia qe e ka.

    Reply
  4. Anonymous says:
    6 years ago

    Edi Rama po bene per popullin e tij si askush tjeter….

    Reply
  5. Familja xhanii says:
    6 years ago

    Respekte PA fund per kryeministrit arti te fitoje zemrat e lidereve nderkombetar me vendosmerine dhe perpjrkjet e tij per atdheunn

    Reply
  6. Astrit says:
    6 years ago

    Bravo Edo , ktheji shqiptaret ne shtepit e tyre , ne shtepi dinjitoze .

    Reply
  7. Natasha Sota says:
    6 years ago

    Bravo Edi Rama urime e nderove vendin

    Reply
  8. Theodhori Tahiraj says:
    6 years ago

    Bravo Mero Baze që e vlerson Ramën për atë që bëri për Shqipërinë, pasi presidenti si kundër përgjigje të këtij suksesi, thirri popullin në tubim kundër Edi Ramës. A ka më mizerabël?

    Reply
  9. Theodhori Tahiraj says:
    6 years ago

    Bravo Mero Baze që vlerson Ramën për atë që bëri për Shqipërinë, pasi disa përfshi dhe presidentin bën të kundërtën. Thirrën popullnnë tubim kundër Edi Ramës. Ka më mizerabël se kaq.

    Reply
  10. Sajmir says:
    6 years ago

    Edi.rama ka ber cdo gje mire.qe diten qe u be kryeminister i shqiperis por

    Reply

Leave a Reply to une Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

February 1, 2026
Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In