• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një familje egjiptiane ngre një kazus të rrallë: OSHEE diskriminon!

by Java News
20/07/2015 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ngjarja është si në filma, por e trishtë për një familje egjiptiane që asistohet me ndihmë ekonomike 4.300 Lek. Historia fillon kur familjes, që jeton në varfëri të skajshme, me një nga pjesëtarët e sëmurë rëndë (bashkëshortja), i duhet të paguajë borxhin ndaj OSHEE-së. Deri këtu s’ka asgjë të çuditshme, përveç faktit, që kryefamiljari ka bërë një hap të paprecedentë. Duke pasur parasysh gjëndjen e tij dhe se ai do mundej që brënda një fati të caktuar të gjente vetëm një shumë, sa gati një e katërta, e asaj të kërkuar, falë asistencës së aktivistëve rinorë romë, i ka kërkuar direkt Komisioneres së Diskriminimit të shprehej për një kazus: që OSHEE nuk ka krijuar lehtësi të barabarta për familjet në gjendje të vështirë ekonomike, si dhe për të përfituar nga falja e 80 % të kamat-vonesës. Në përfundim të ankesës ka kërkuar nga Komisionerja, konstatimin e diskriminimit të tij nga ana e OSHEE-së, për shkak të gjendjes ekonomike, si dhe rekomandimin e OSHEE-së për marrjen e masave lidhur me zgjatjen ose heqjen e kufirit kohor të pagesës së shumës së debisë.

Problemi është tejet teknik. OSHEE kërkoi që çdo familje që shlyente menjëherë borxhin,
në dy mënyra 1) E parë, familjet me ndihmë ekonomike lidhnin aktmarrëveshjen me 10.000 në muaj + faturën e muajit. 2) Familjet e tjera mund të lidhnin aktmarrëveshje me 25.000 në muaj + faturën e muajit. Veçse për të dyja kategoritë nuk uleshin kamat-vonesat siç bëhet për ata që paguanin menjëherë. Gentian Sejrani, një nga aktivistët e Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome, shprehet për “Java” se vendosën që rastin e familjes në fjalë me ndihmë ekonomike ta merrnin dhe ta dërgonin si ankesë tek Komisionerja për Diskriminim ekonomik, pasi ky vendim ishte diskriminues për familjet e varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike. Dhe, falë angazhimit të këtyre aktivistëve, vendimi i komisioneres e konstatoi diskriminimin dhe detyron tashmë Këshillin Mbikqyrës të nxjerrë një vendim për përjashtim në 80% të kamat-vonesave dhe për këtë shtresë. Tani pritet mbushja e afatit dhe dalja e vendimit në rastin më të mirë të OSSHE-së.

Problemi
Çështja është shumë teknike: për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike dhe të cilët bien dakord të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin e prapambetur (principal+kamat vonesë), Shoqëria OSHEE sh.a. premtoi se do të aplikonte një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në nivelin 80 %. Ky kriter do të aplikohej edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohej vetëm nga kamat-vonesa deri në datën 1 Mars 2015.

Problemi i familjes egjiptiane ishte se ankuesi ishte debitor në vlerën 406.368 lekë, ndaj i ishin prerë dritat, por nga ana tjetër dhe i paaftë të paguante brenda këtij afati 3-mujor. Kryefamiljari mund të siguronte deri në 12.900 lekë të ardhura, të cilat edhe nëse do i kursente plotësisht, nuk do mundej të paguante të gjithë detyrimin që kishte ndaj OSHEE-së.

Në këtë rast iu drejtua Komisioneres të Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, institucioni i të cilës, pasi e shqyrtoi të gjithë, pa elementë diskriminues, si edhe e ngarkoi Shoqërinë OSHEE sh.a., për të ndaluar në mënyrë të menjëhershme sjelljet dhe veprimet diskriminuese ndaj konsumatorëve familjarë të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, si edhe të parashikonte kushte lehtësuese për të përfituar nga falja e 80 % e kamat vonesës, për konsumatorët familjarët që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Në fakt në doktrinën dhe teorinë juridike njihet ajo që quhet “diskriminim pozitiv”, ku subjekte të caktuara për shkak të veçorive apo karakteristikave që ato kanë në raport me një grup te caktuar, gëzojnë një trajtim të privilegjuar. Në këtë kontekst dhe konsumatorët familjarë, të cilët janë në kushte të pamundësisë objektive për të përmbushur detyrimet, si p.sh.: pensionistët, ose një familje me të ardhura nën minimumin jetik, duhet të gëzojë dhe të përfitojë një trajtim të njëjtë me familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike”, shprehet specialistja Ersida Teliti.

Por ngjarja s’është më si nëpër filma sepse është në realitet dhe tregon sesa e vështirë është për fashat e varfëra të publikut të jetojnë, por nga ana tjetër të jep shpresë me një grup aktivistësh rinorë, në këtë rast, Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome, që ia ka dalë të ngrejë me sukses një kazus.

 

Next Post

Edi Rama, toleranca fetare dhe Tom Sojeri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com