• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një dron rus rrëzohet mbi Rumani, “ethet” e luftës kaplojnë Europën dhe NATO-n

by A R
14/12/2023 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dron rus i rrëzuar në Rumani ka rikthyer edhe njëherë ethet e luftës në Europë. Ngjarja e kësaj të enjte në një zonë të pabanuar në Rumaninë lindore, ka bërë që Bukureshti zyrtar të akuzojë  Kremlinin për një “përshkallëzim të papërgjegjshëm“.

Ministria rumune e Mbrojtjes pretendon se kanë gjetur prova që vërtetojnë se droni rus u rrëzua në territorin e tyre, rreth 4 kilometra nga qyteti i vogël i Grindu, pas sulmit që Moska kreu gjatë natës mbi infrastrukturën portuale ukrainase në Danub.

Rumania pas ngjarjes ka njoftuar menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe thirri ambasadorin rus në Bukuresht Valeriy Kuzmin.

“Ministria e Jashtme e Rumanisë thirri ambasadorin rus për të shprehur notë proteste kundër këtyre veprimeve të vazhdueshme, të cilat janë në kundërshtim flagrant me ligjin ndërkombëtar dhe shënojnë një përshkallëzim të papërgjegjshëm”, bëri me dije ambasadori i Rumanisë në NATO, Dan Neculăescu.

Për incidentin ka reaguar edhe zëdhënësi i NATO-s, Dylan White, i cili dënoi “sulmet ruse kundër infrastrukturës civile në Ukrainë dhe përgjatë Danubit“. Ai shtoi se NATO po monitoron situatën dhe po qëndron në kontakt të ngushtë me Rumaninë.

“NATO nuk ka asnjë informacion që tregon ndonjë sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër aleatëve”, shtoi ai.

Ndërkohë, sipas raportimeve autoritetet rumune kanë gjetur një krater 1.5 metër të thellë, i cili ishte rezultat i një përplasjeje droni. Pas sulmit, avionët luftarakë rumunë F-16 dhe avionët gjermanë Eurofighter Typhoon kryen mbikëqyrje të hapësirës ajrore të Rumanisë, ndërsa zona është siguruar dhe kanë nisur hetimet.

Një dron rus rrëzohet mbi Rumani, “ethet” e luftës

Si një anëtare e NATO-s, Rumania mbrohet sipas nenit 5 të traktateve të aleancës ushtarake, i cili thotë se një sulm ndaj një anëtari do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Kjo nuk është hera e parë që eksplozivët e gjuajtur gjatë ofensivës ruse kundër Ukrainës zbarkojnë në vende të huaja, duke përfshirë anëtarët e BE-së dhe NATO-s.

Që kur u tërhoq nga një marrëveshje që lejon eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi në korrik, Rusia ka sulmuar portet dhe magazinat ukrainase në kufijtë e Danubit, duke shënuar disa incidente të izoluara të zbarkimit të pjesëve të dronëve në Rumani.

Në shtator, një tjetër dron rus u gjet në territorin rumun pranë lumit Danub, duke shkaktuar tërbimin e zyrtarëve në Bukuresht. Menjëherë pas kësaj, Bullgaria, gjithashtu një anëtare e NATO-s, raportoi se kishte gjetur një dron kamikaz në territorin e saj, por nuk mund të konfirmonte origjinën e tij.

Rrëzimi i dronit rus në Rumani ndodh në të njëjtën ditë, kur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua liderëve evropianë me një thirrje për ndihmë.

“Sot ju kërkoj një gjë: mos i tradhtoni qytetarët dhe besimin e tyre në Evropë. Nëse askush nuk beson në Evropë, çfarë do ta mbajë Bashkimin Evropian gjallë? Qytetarët evropianë nuk do të shohin asnjë përfitim nëse Moska merr një leje nga Brukseli në formën e negativitetit të shprehur ndaj Ukrainës. Putini me siguri do ta përdorë atë kundër nesh dhe kundër gjithë Evropës”, tha Zelensky, duke folur përmes videolidhjes në samitin e BE-së.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin nuk mund ta fshehte entuziazmin për “braktisjen” që Perëndimi po i bën Kievit. Në deklaratën e tij të fundvitit, Putin duke iu armëve që po përdoren në luftë tha se “Ukraina sot nuk prodhon pothuajse asgjë dhe gjithçka vjen nga Perëndimi, por kjo ndihmë një ditë do të ndalet dhe duket se i ka ardhur fundi“.

/a.r

Next Post
“Do t’i tallë kandidatët siç më talli mua”/ Gjekmarkaj për presidentin e ri: Kemi rënë në grackën e Ramës

Rregullorja e re, Gjekmarkaj përplaset me Felajn: Vulgariteti nuk qëndron tek tymi as tek fjalët, por tek...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com