Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në zyrë shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover.
Takimi po zhvillohet në selinë e PD dhe është i pari që pas përfundimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat ODIHR i njohu, pavarësisht kritikave të mëdha.
Ajo është pritur jashtë selisë blu nga ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Takimi i Glover me Bashën vjen vetëm një ditë pas protestës së opozitës.
Glover ka qenë në krye të misionit të vezhguesve ndërkombëtare në zgjedhjet e 26 majit 1996, ku në raportin zyrtar nuk i njohu këto zgjedhje dhe që atehërë ka qenë gjithnjë nën goditjen e Berishës.
g.kosovari











