• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ditë bota do rihapet, por ende mos pyesni se kur!

by Java News
19/04/2020 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Megan McCardle

Një ditë, bota do të rihapet. Një ditë, do të merrni pjesë në festa ditëlindjesh, do të shkoni në kishë, do të bëni pushime.

Kjo dihet natyrisht. Ajo që doni të dini, është kur.

Unë dyshoj se është mungesa e “kur”, që i bën njerëzit kaq të paduruar me izolimin. Nëse autoritetet do të na jepnin një datë të caktuar, ne mund të fillonim të planifikonim. Pa pasur një datë karantinat tona duket se shtrihen pa arsye në përjetësi. Ky është momenti kur gojët tona fillojnë të formojnë fjalët: “Unë nuk mundem ta bëj më këtë.”

Për fat të keq, ne nuk po përpiqemi të mbërrijmë në një datë të caktuar, por në një ditë të panjohur kur koronavirusi të jetë nën kontroll. Pra, e vetmja përgjigje që një politikëbërës i përgjegjshëm mund të ofrojë në këtë pikë është: “Ne do të rihapemi kur të jetë e sigurt”.

Po, mund t’ju dëgjoj duke qarë, “por kur do të  ndodhë kjo?”

Fatkeqësisht, nuk mund t’ju them kur. Por unë mund t’ju ofroj një arsye dhe si.

Pse do të heqim kufizimet është e qartë: Ne do ta bëjmë sepse virusi mund të kontrollohet me mjete më pak të rrepta. E cila na sjell tek mënyra se si: Do të qetësohemi kur, përveç larjes së duarve dhe përdorimit të maskave, do të plotësohen tre kushte të reja.

Së pari, shkalla e transmetimit viral duhet të bjerë derisa, mesatarisht, çdo person infektues nuk infekton një person tjetër. Në zhargonin epidemiologjik, shkalla e riprodhimit (R0) e Covid-19 duhet të bjerë nën 1.

Sidoqoftë, R0 është pjesërisht një funksion se me sa persona të tjerë bie në kontaktnjë person i sëmurë . Tani për tani, nuk janë shumë, kjo është arsyeja pse epidemia duket se po ngadalësohet. Fatkeqësisht, nëse të gjithë kthehemi të veprojmë sikur të jetë 15 janar, R0 do të rritet përsëri mbi 2 dhe përpjekjet tona do të shkojnë dëm. Kështu që më mirë të gabojmë duke u vonuar pak me hapjen, se sa duke u hapur më herët, sepse nëse hapemi herët, na vjen e keqja dyfish: recesion i rëndë i kombinuar me shumë viktima.

Marrja e kohës së duhur do të thotë gjithashtu që infrastruktura e shëndetit publik të jetë e gatshme për të mbajtur infeksionin në nivele të ulëta, duke identifikuar raste të reja, duke i gjurmuar të gjithë ata me të cilët kanë qenë në kontakt, dhe duke i izoluar ata njerëz.

Pra, kriteri ynë i dytë është aftësia për të bërë survejancë të gjerë (të viruseve, jo të njerëzve). Kjo ndoshta do të thotë një kombinim i politikave: bërja e testit covid-19, si për infeksione aktive ashtu edhe për antitrupa, një pjesë standarde e kujdesit mjekësor; vendosja e programeve të testimit të rasteve në çdo komunitet të konsiderueshëm; dhe duke e ofruar testimin vullnetar kollaj dhe falas. Do të na duhen jo vetëm shumë pajisje laboratorike, por edhe njerëz që të bëjnë testimin dhe të shpjegojnë rezultatet.

Së treti, duhet të jemi në gjendje të veprojmë me shpejtësi: në karantinë jo vetëm të sëmurët, por edhe të gjithë ata me të cilët kanë qenë në kontakt, në mënyrë që virusi të mos ketë mundësinë të përhapet.

Zgjidhjet teknologjike, të tilla si aplikacionet që zbulojnë kur një telefon tjetër është afër tuajit, mund të ndihmojnë. Por ne do të duhet të ndërtojmë një staf dhe një infrastrukturë krejt të re të shëndetit publik, për të gjurmuar njerëzit dhe njoftuar ata rreth ekspozimit. Ne gjithashtu duhet të hulumtojmë për të siguruar qendra vullnetare, ku të sëmurët mund të kalojnë izolimin pa infektuar shokët e dhomës ose familjen. Për fat të mirë, duket se kemi shumë dhoma të tepërta për momentin.

Kur numri i rasteve të reja të ketë rënë, dhe të kemi mjetet për ta mbajtur të ulët, ne mund të fillojmë të heqim gradualisht kufizimet – për shembull, duke lejuar që restorantet të rihapin gjysmën e kapacitetit të tyre normal, ose të rihapen shkollat, por duke i mbajtur fëmijët tek një mësues i vetëm në një klasë të vetme. Kjo fillon, duke hequr disa kufizime, duke parë me kujdes shenjat e shpërthimeve dhe duke shtrënguar kufizimet përsëri, kur është e nevojshme.

Kjo ndoshta nuk është ajo që shpresonit të dëgjonit. Ajo që doja të tregoja ishte se brenda pak javësh, më së shumti, mund të kthehesh në jetën tënde të dikurshme. Por nuk jua mori qeveria jetën tuaj të dikurshme; jua mori virusi. Qeveria nuk mund ta kthejë atë, përveçse duke ndalur Covid-19. Pra, pyetja e rëndësishme nuk është: “Kur do të heqë qeveria kufizimet?”, por “Kur qeveria do të ketë infrastrukturën e testimit dhe gjurmimit, që mund të na lejojë të vazhdojmë jetën tonë pa u trembur?”

Për ata prej nesh që janë të sëmurë nga thjesht të ndenjurit ulur në shtëpi duke pritur, një pyetje e tretë mund të jetë edhe më e rëndësishme: “Si mund ta ndihmoj qeverinë të bëjë atë që duhet?”

Dy përgjigje ka për atë pyetje: “Duke mbështetur politikanët që propozojnë zgjidhje në vend të ditëve në kalendar”, dhe “duke qëndruar në shtëpi tani, pa u ankuar apo bërë hile, në mënyrë që të gjithë të ulim R0 sa më shpejt sa të jetë e mundur”.

Nëse të gjithë veprojmë njësoj, me siguri mund të fillojmë të dalim muajin tjetër. Më mirë akoma, mund të shmangim që të rikthehemi në izolim po aq shpejt sa do të dalim. / The Washington Post – Bota.al

 

 

Next Post
FOTOT/ Koronavirusi shkakton protesta, kurse dhuna nuk ndalet në Johannesburg për mungesën e ushqimeve

FOTOT/ Koronavirusi shkakton protesta, kurse dhuna nuk ndalet në Johannesburg për mungesën e ushqimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

July 10, 2026
Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

July 10, 2026
“Epsteini” ynë

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

July 10, 2026
Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

July 10, 2026
Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

July 10, 2026
Shkëlqim Hajdari prezanton nismën e veçantë: ‘Bukë, ujë e vaj ulliri falas’ në çdo bujtinë, restorant e bar në trojet shqiptare!

Shkëlqim Hajdari prezanton nismën e veçantë: ‘Bukë, ujë e vaj ulliri falas’ në çdo bujtinë, restorant e bar në trojet shqiptare!

July 10, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj kërkoi bllokimin e financimit të koncertit të Kanye West, Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë

July 10, 2026
Kina pret takimin ministror të APEC-ut për ekonominë digjitale dhe inteligjencën artificiale

Kina pret takimin ministror të APEC-ut për ekonominë digjitale dhe inteligjencën artificiale

July 10, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Hoxha: Ja pse protesta po humbet mbështetjen

July 10, 2026
Mesazhi i ministrit Hoxha nga Roma: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027

Mesazhi i ministrit Hoxha nga Roma: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In