• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një deklaratë kundër evazionit dhe ana tjetër e medaljes

by
19/08/2015 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ministri i ekonomisë ka dalë sot me një deklaratë publike, e cila në cilindo vend tjetër të kontinentit ku ndodhemi, do të ishte pasur efektin e një tërmeti të vogël në bursa dhe në skenën politike. Sipas Arben Ahmetajt, një e treta e biznesit në vend kryen evazion fiskal, pra i shmanget taskave. Ky është elementi eksploziv i deklaratës së ministrit, përtej pjesës tjetër propogandistike, e cila ja faturonte kusuret qeverisjes paraardhëse (paçka se dy vjet larg zgjedhjeve të fundit, kjo është një tezë tashmë e papërdorshme). Përballë këtij realiteti, Ahmetaj lajmëroi se në shtator do të nisë një fushatë “e ngjashme me mbledhjen e faturave të energjisë elektrike”, për të goditur evazorët.

Deri këtu ndodhemi brenda një logjike tërësisht shqiptare. Një situatë emergjente qeverisjeje, një zyrtar i lartë që njofton aksionin e rradhës për të ekuilibruar financat (na kaloi jeta duke parë qeverisje me fushata dhe aksione), si dhe një masë e madhe gri e opinionit publik që përtyp në apati të plotë kërcënimin e rradhës ndaj shkelësve e hajdutëve, që vjen nga katet e larta të shtetit.

Problemi është pak më i gjerë dhe më i koklavitur se kaq. Nëse del sot në një njërën nga rrugët e Tiranës, le të themi “Myslym Shyri”, do të gjesh pa më të voglin sforcim njësi tregëtare që nuk e japin fare kuponin tatimor. E konsiderojnë prej vitesh një detaj të parëndesishëm ndërkohë që kasat fiskale i ka zënë një shtresë e trashë pluhuri prej kohësh që s’mbahen mend.

E njëjta gjendje është në shumë pika të tjera të Tiranës. E nëse ky është niveli i respektit dhe frikës për të respektuar kuponin e famshëm, mund të imagjinojmë lehtë se çfarë ndodh me taksat dhe detyrimet e tjera që duhet të mbledhë pushteti qëndror dhe ai lokal. Shqipëria vazhdon të vegjetojë në informalitet masiv dhe shkelje të ligjit. Ditë dhe natë. E pranon edhe ministri Ahmetaj, ashtu siç e kanë pranuar edhe qeveritë e shkuara para tij.

Po përse kemi ende në vitin 2015, një situatë kaq të vështirë në imponimin e ligjeve dhe të rregullave? Si ka mundësi që një e treta e biznesit shqiptar të evadojë ende taksat? Ku është dënimi me forcën e ligjit, ku janë institucionet, gjykatat, shteti në tërësi? Sepse këto pyetje përmbledhin në fakt shumë më tepër sesa hiletë dhe mashtrimet e një firme me faturat. Ato përmbledhin diçka shumë të madhe, që lidhet me shpresën (ose më saktë mungesën e saj), që detyron më pas mijëra shqiptarë që të ikin drejt kampesh e qendrash refugjatësh, me kalamaj e pleq nga pas. Vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga ky vend “që nuk bëhet”.

Në të hyrë të fushatës, kryeministri deklaroi se do të niste një aksion kombëtar për dënimin e pikave të karburantit që shesin naftë dhe benzinë jashtë parametrave teknikë. Çfarë ka ndodhur? Ne si media kemi botuar plot lista kompanish krejt të panjohura, që janë dënuar për karbuantin e trukuar që shisnin. Asnjë kompani e madhe, nga ato që luajnë shifrat e tregjeve, nuk figuron ende në defterin e të dënuarve, ndërkohë që zor të gjesh shqiptarë që të besojnë se mashtruesit e vegjël të naftës janë problemi që kemi sot me karburantin.

Nga ana tjetër, shqiptarët e kanë gjithashtu të vështirë të besojnë dhe të kuptojnë, që një litër naftë të jetë kaq e kripur në Pogradec dhe të jetë kaq e lirë, pak qindra metra më tutje, sapo kalon Qafë-Thanën.

Deklarata e ministrit Ahmetaj për evazionin masiv është prova se shteti e ka zbutur dorën ndaj dënimit të krimit ekonomik e financiar. I cili është një gangrenë edhe më e madhe se krimi që vret me armë zjarri dhe tritol.

Next Post

Atletikë, Kosova pranohet në Federatën Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In