• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Një bombë e fuqishme do shpërthente në tregun e Elbasanit”, dosja e kaluar në heshtje

by A R
07/04/2018 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, sipas gazetarit Artan Hoxha, por ai është larguar nga kjo detyrë.

Hoxha ka treguar se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, kishte në dorë disa dosje të bujshme, të cilat preknin shumë interesa.

Duke folur në studion “Kjo Javë” në News 24, Hoxha ka rrëfyer detaje për nga dosjet që po hetonte Nezha.

Bëhet fjalë për vendosjen e një sasie shumë të madhe tritoli në makinën e një biznesmeni që hynte e dilte në tregun ushqimor të Elbasanit.

“Jemi marrë shumë me ngjarjen e 13 janarit të këtij viti ku u plagos Lulzim Kulla dhe dy të tjerë. Në Elbasan është zbuluar një minë tjetër me 1,5 kg tritol. Mina ka ardhur nga Mali i Zi, autori dyshohet të jetë person i afërt i Julian Sinanajt. Ka qenë në burg, por Apeli i ndryshoi masën e sigurisë, u arratis dhe nuk u kap më”, u shpreh Hoxha.

Gazetari investigativ thotë se sasia ka qenë shumë e madhe, gati 1.5 kg që i ishte vënë në makinë një biznesmeni, dhe nëse ajo minë do të shpërthente mund të kishte ndodhur një tragjedi e vërtetë.

“Ngjarja ndodhi në 24 prill 2017. Një automjeti tip Volswagen pronë e një biznesmeni të vogël që hynte në orar fiks në tregun e qytetit në administrim nga Petrit Çela, babai i Suel Çelës i përmendur për ngjarjen që kishte të bënte me policinë, aktualisht në kërkim edhe pse rezultoi që nuk ishte aty. Pjesëtarë të grupit rival të Çelajve tentuan të çojnë një mesazh të fortë tek ta, për shkak të masakrës së 3 shkurtit 2016, ku u vranë tre pjesëtarë të Çapjave dhe u plagosën 8 të tjerë. Mina ishte vendosur me magnet në pjesën e poshtme të mjetit. Dihej që në momentin që ky do hynte në treg mina do të shpërthente dhe gjithë përgjegjësia do t’i lihej personit që do t’i ndodhte shpërthimi dhe autorët e vërtetë do humbnin gjurmët”,- tha Hoxha.

Hoxha ka treguar edhe si u zbulua kjo sasi e madhe, dhe duket se ka qenë çështje fati.

Një person ka vënë re pakon e pazakontë poshtë makinës së biznesmenit, çka ka bërë që ai menjëherë të njoftonte policinë.

“Atentati dështoi rastësisht, pasi një person e ka parë masën e pazakontë poshtë makinës së parkuar. U njoftua policia dhe në tokë ra një minë me 1.5 kg tritol. Do ishte si një ngjarje terroriste nëse do shpërthente brenda tregut. Hetimet u bënë nëse pronari kishte apo jo konflikt, por pastaj u arrit në konkluzionin që qëllimi ishte të shpërthente mina brenda tregut si hakmarrje për personin që ka tregun”,- u shpreh Hoxha./a.m.

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në lëvizje te kthesa e Kamzës, reagon policia

VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në lëvizje te kthesa e Kamzës, reagon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

October 4, 2026
Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

October 4, 2026
Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

October 4, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Gazetaria e masivizuar, profesion i shpërdoruar

October 4, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Jam mesdhetar

October 4, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kredia për prona mbi 5 mld euro, eksperti: Sistemi bankar është i qëndrueshëm përballë ekspozimit

October 4, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 Tetor 2026

October 4, 2026
24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

October 4, 2026
Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

October 4, 2026
Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com