• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

by E B
04/10/2026 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se PD dhe kryedemokrati Sali Berisha janë shkaku kryesor që kryeministri Edi Rama dhe PS janë sot në pushtet me 83 mandate deputetësh.

Mërtiri komentoi edhe tryezën e thirrur dje nga Berisha me aleatët tradicionalë të PD-së.

Duke e cilësuar si qesharake tryezën, Mërtiri tha se në takim ishin një grup pleqsh, që sipas tij qëndrojnë në krye të partive politike të opozitës vetëm për përfitime personale.

“Rama tani ka 83 mandate për shkak të opozitës. Se bëri një kod elektoral që i dha mandate qyl Edi Ramës që ai tani bën çfarë të dojë. Atëherë për çfarë ka gojë opozita të flasë më tani? Tryeza që bëri opozita, ishte tryezë qesharake. Njëri thotë ‘të marrim në dorë protestën’. A thua se protesta është aty për shkak të bamirësisë së Berishës për të lejuar një protestë. Problemi më i madh është se opozita është e pareformuar. Këtë nuk e thonë. Tryeza e djeshme ishte një tryezë pleqsh. Ashtu si Berisha, edhe ata të tjerët nuk ikin nga partitë e tyre. Ajo ishte protesta e opozitës vegjetative që fle gjumë aty dhe ushqehet me thërmijat që i jep PD. Opozita e vërtetë është në shesh”, tha mes të tjerash Mërtiri i ftuar në Report Tv.

Mërtiri ashpërsoi retorikën ndaj Berishës, kur tha se ‘plaku mbi 80-vjeçar po mban peng opozitën’. Sipas Mërtirit, hyrja në zgjedhje e PD-së me Sali Berishën kryetar, është si të shkosh në garë pa alternativë.

“Njerëzit në shesh kanë dalë për të rrëzuar Ramën dhe Berishën. Berisha thotë ‘nxirrni ju kandidatë kundër Ramës që të vij unë’. Protesta mund të nxjerrë kandidatë kundër Ramës dhe Berishës. Plaku 80 e ca vjeç po mban peng opozitën. Vajtja në zgjedhje në këto kushte, është të shkosh në zgjedhje pa alternativë. Njerëzit janë të vrarë sepse nuk kanë më çfarë të zgjedhin”, shtoi Mërtiri.

Në përfundim Mërtiri komentoi mungesën e Berishës në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, për pritjen e ambasadorit Eric Wendt. Mërtiri tha se Berisha nuk mori ftesë, pasi sipas tij, vijon të jetë ende non grata nga SHBA-të.

“Unë e kam thënë që kur Berisha shkoi në Amerikë, që kjo nuk është heqje e ‘non gratës’. Kjo është thjeshtë arritje e Berishës për të marrë një vizë përmes miliona dollarëve. Por kjo nuk është heqje e non gratës, sepse heqja e non gratës do reflektohej në faqen zyrtare të DASH dhe do pasonte me shkrirjen e akujve politikë mes PD dhe politikës amerikane. Fakti që as ambasadori nuk e thërret as në gëzimin e vet, tregon që Berisha vijon t’i ketë marrëdhëniet e ngrira me SHBA-në. Berisha vijon të jetë non grata në SHBA, Britani, por mesaduket edhe në Gjermani, pasi as ambasadori gjerman nuk e takoi”, përfundoi Mërtiri.

Next Post
Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com