• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një bashki e vogël në Venezuelë, edhe pse e largët, mund të na shtyjë të mendojmë ndryshe!

by Irena Beqiraj
28/08/2020 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Beqiraj

Demokracitë në të gjithë globin janë prekur nga të paktën shtatë plagë. Parti të gërryera pa vizion. Qytetarë që nuk besojnë më tek njëri-tjetrin. Mendimi ndryshe përjashtohet. Votuesit humbin interesin. Politikanët rezultojnë pa dallim  të korruptuar. Të pasurit lehetësohen  nga pagimi i taksave. Bindja se  demokracia jonë moderne prodhon pabarazi.

Nuk e di sa dikush nga ju ka  dëgjuar për Torres një  komunë në Venezuelën perëndimore me një popullsi më pak se dyqind mijë banonë, dhe një elitë të vogël që kishte drejtuar  për qindra vjet deri në vitin 2004. Ishte një mjedis pa gjasa për  revolucion.

Megjithatë në Torres mund të gjenden përgjigje për disa nga pyetjet më urgjente të kohës tonë: Si mund të rivendosim besimin në politikë? Si mund ta frenojmë valën e cinizmit në shoqëri? Si mund ta shpëtojmë demokracinë tonë?

Historia filloi më 31 tetor 2004 . Dita e zgjedhjeve. Dy kandidatë kundërshtarë garuan për kryetarin e komunës së Venezuelës: Javier Oropeza, një pronar i pasur i tokave i mbështetur nga mediat ,dhe Walter Cattivelli, i cili mbështetj nga  partia në pushtet e  presidentit Hugo Chavez.

Asnjë nuk ishte zgjidhje . Oropeza ose Cattivelli – në të dyja rastet, politikanët e korruptuar  do të vazhdonin të drejtonin shfaqjen. Asgjë nuk linte të kuptohej se ndryshimi ishte i mundur . Në fakt, ishte një kandidat tjetër, megjithëse nuk përmendej shumë  Julio Chávez  (pa asnjë lidhje me Hugo Chaves ) përkrahësit e të cilit ishin nga një pjesë e vogël studentësh, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të sindikatës. Platforma e tij, e cila mund të përmblidhej në një fjali të vetme, ishte naive për të qeshur. Nëse ai zgjidhej kryetar, Julio do t’ia dorëzonte pushtetin qytetarëve të Torres.

Kundërshtarët e tij nuk u shqetësuan ta merrnin seriozisht. Askush nuk mendoi se ai kishte ndonjë shans. Atë të dielë Tetori  me vetëm 35.6 përqind të votave në këtë garë me tre kandidate, Julio Chávez u zgjodh  kryetar i Bashkisë së Torres.

Eshtë koha, njoftoi kryetari i ri, “për një demokraci të vërtetë. Koha për takime jashtë zyrave me kafe të vakët, ndriçim fluoreshenc dhe burokracie të  pafund. Koha për t’u qeverisur  jo nga nëpunësit publik dhe politikanët e karrierës, por nga qytetarët e Torres.

E mbajti fjalën. Rreth pesëmbëdhjetë mijë njerëz japin kontribut në hartimin e politikave të bashkisë dhe buxhetin e saj  dhe takimet  mbahen çdo vit në  560 njësi  në të gjithë bashkinë. Të gjithë janë të mirëpritur të paraqesin propozime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Së bashku, njerëzit e Torres vendosin se si të ndajnë milionat e mbledhura nga taksat.

Brenda dhjetë viteve të zgjedhjes së Julio Chávez, Torres bëri  progresin e nevojshëm i cili pritej për disa dekada. Siç demonstroi  një studim  i Universitetit të Kalifornisë, korrupsioni dhe klientelizmi ishin zvogëluar,  dhe popullsia po merrte pjesë në politikë si kurrë më parë.

Ajo që ndodhi në Torres ishte  një nismë  e mbështetur  mbi një pamje thelbësisht të ndryshme të natyrës njerëzore, e cila nuk i sheh njerëzit si të vetëkënaqur , nuk i konsideron ato  thjesht votues  të zemëruar, që presin të drejtohen ,  por përkundrazi supozon që  një qytetar konstruktiv dhe me ndërgjegje që ndodhet brenda secilit prej nesh.

Demokracia e ofruar në bashkinë e vogël në Venezuelë ishte një kalim nga cinizmi tek pjesmarrja , nga polarizimi tek besimi, nga përjashtimi tek përfshirja, nga korupsioni tek transparenca , nga interesi personal tek solidariteti, nga përqëndrimi i pushtetit tek ndarja e tij.

Në të vërtetë është cilësuar një nga lëvizjet më të mëdha të shekullit njëzet e një – por ne nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për të. Pasi nuk përben lajm Rrallë herë  angazhimi qytetar në  politikën e përditshme përbëjnë lajm. Pasi një qytetarë i thjeshtë nuk kanë magjinë tërheqse të yjeve të politikës, të cilët shpenzojnë para, fushata, blejnë opinionistë  për të  zënë çdo ditë televizionet tona duke na ofruar debatin e zhurmëshëm dhe negativ, duke na krijuar çdo ditë e më shumë perceptimin se jemi pa shpresë dhe duhet gjithmonë  të zgjedhim të keqen më të vogël.

Mbase ka ardhur koha që Torres edhe pse e vogël dhe e largët  të na shtyjë të mendojmë ndryshe!

Next Post
Basha publikon “ilaçin” e tij për bizneset e vogla: Sulmi ndaj tyre, sjellje e një regjimi në ikje

Basha vijon replikat me Ramën: Je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Rasti qe permendet me Torres eshte ajo qe kerkohet sot per ndryshim radikal te demokracise per ti kthyer popullit ate qe hep me vote dhe efektiviteti ekonomik dhe transparence dhe ulje te pabarazise

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com