• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një atdhe që shpëton tri herë nga një atdhetas

by Frrok Çupi
12/01/2022 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ndoshta po mendon se gabova me fjalën ‘atdhetas’?… Jo. Fjalën e mirë ‘atdhetar’ e kanë zënë prej shekujsh, nuk kam si e përdor në këtë rast. Një ‘atdhetas’ që e ka çuar atdheun deri në pikën e vdekjes disa herë, nuk mund të quhet atdhetar.

Tani atdheu krenohet se ‘shpëtoi’ më në fund, tri herë: Që nga viti 1992, 97, 98, 2008, 20011… Po edhe nuk u ka hije banorëve të atdheut që të thonë, ‘shyqyr, shpëtuam tri a katër herë’; në fakt duhet të ndjehen të poshtëruar e të thonë ‘u dhunuam disa herë’ nga atdhetasi.

Ja kjo është.

Hera e tretë, ndoshta edhe e katërta apo e pesta, është kjo e kësaj radhe: Sali Berisha me ushtrinë e tij u nxorën nga radhët e ‘këtej Lanës’, tani janë në anën tjetër të lumit.

Po çfarë ka ndodhur kësaj radhe për të cilën po themi se ‘shpëtuam’? Në stilin e përrallës mund ta tregojmë kështu: Një ditë prej ditësh erdhi Amerika, na zbuloi si popull që kishim vuajtur diktaturën komuniste, dhe na mëkoi. Erdhi prapë e na pa se po vuanim një ‘budallallëk’ tjetër; na bëhej sikur kishim kapur demokracinë, por në fakt ishim duke hyrë më thellë në vuajtje. Erdhi prapë dhe prapë na pa që lideri na poshtëronte, na fuste në luftë me njëri tjetrin; na merrte kursimet e familjes dhe na linte ‘nën hënë’; vriste njerëz dhe me të vrarët ngrinte lavdinë e vet para të gjallëve…

Erdhi Amerika përsëri dhe vendosi të flasë si doktori i mirë që ka konstatuar kancerin. Këtë herë Amerika i vuri emrin ’kancerit’, e shpalli Brishën ‘të korruptuar, anti-ligj dhe minues të demokracisë’.

… Kjo është ngjarja e treguar si në përrallë.

E vërteta e treguar si në politikë është kjo:

Partia Demokratike, përgjatë gjithë natës deri në mëngjes sot, mundi të përjashtojë ‘përjetësisht’ Sali Berishën nga Partia Demokratike. PD i kishte shërbyer si ‘dashi’ mesjetar për të goditur si portën e kështjellës, si ekonominë, si çerdhen e fëmijëve edhe sigurinë e atdheut. Berisha, gjatë goditjes me ‘dash’, u përjashtua së bashku me një ‘shtab zyrtarësh’ të tij të korruptuar: Presidentë shteti, ministra deri zëvendësministra. Ora 3.30 e mëngjesit, siç shkruajnë kronikat, i gjeti të gjithë përtej Lanës, nën hijen e pallatit më të lartë që është ndërtuar në vendin tonë. Ata, ‘përjetësisht’ nuk mund ta kalojnë më Lanën për të ardhur ‘këndej’.

Çfarë është ‘këndej’?

Këndej është ana ku rrinë njerëz të zakonshëm, njerëz të frikësuar ose të trimëruar; fëmijë e të rritur; nevrikë me ata që kërkojnë burgosjen e Berishës apo të etur që ta shikojnë prapa hekurave; të pafajshëm apo edhe fajtorë… Të gjithë janë nga ana e Lanës ku nuk mund të jetë më Berisha dhe enturazhi i korruptuar. Nga grupi i njerëzve të zakonshëm të popullit, me siguri, nesër do të dalin disa mëkatarë përkundrejt ligjit ose pronës, që edhe ata do të kenë fatin e grupit ‘Berisha’. Por kurrë nuk do të ketë më njerëzimi ynë atë rrezik që erdhi prej atij grupimi. Kur PD tha sot në ora 3.30 se përjashtohet ‘përjetësisht’, kishte parasysh pikërisht këtë gjë.

Por edhe këtë e bëri Amerika, e cila na pa për herë të fundit që nuk kishim ‘sy për çapje’ që ta shpëtojmë ‘atdheun nga atdhetasi’.

Pesha e aktit të ‘përjashtimit përjetë’, shkon më tej e më tej.

Më tej, fillesa:

Nëse Sali Berisha dhe enturazhi, guxojnë t’i hyjnë me dhunë selisë ose Kuvendit, ose Gjykatës, ose shtëpisë së dikujt…, këtu del një hendek: Berisha nuk ka më mandat politik, as ‘demokratik’, as ‘lesh-e-li’, dhe që këtu merret drejt Prokurorisë. U morëm vesh, zoti Berisha, që nuk mund të këpusësh më asnjë fije bari, e jo më jetë njerëzish ‘në emër të Partisë’?

Më tej, hapi i dytë:

Në ‘lumin Lana’, si në ujëra të ndotura gjatë 30 vjetësh, po  hidhen rrjetat nga ku do të dalin krime, vjedhje, korrupsion…, me kuintalë. Të gjithë zyrtarët e neveritshëm që mbështetën Berishën, secili prej tyre ka pjesën e vet në krim dhe korrupsion. Këta i ishin ngjitur në lëkurë Berishës dhe Berisha PD-së dhe PD e ngjitur pas atdheut…

Më tej, hapi i tretë:

Tentativa për të krijuar një grupim politik ‘ombrellë’, me qëllim që të përsërisin ‘menynë e 30 vjetëve’, do të jetë e dështuar që në fillim. Secili që i vjen rrotull Berishës dhe fatkeqësisë së këtij dheu, e ka të ndaluar të komunikojë me Shtetet e Bashkuara. U.S nuk është një shtet inatçi, siç duan ta quajnë këta; U.S e di mirë se këta kanë ndërtuar skeletin e një fryme dhe grupimi terrorist anti- amerikan. Vetë Berisha e la vendin, në vitin 1997, me më shumë se 100 celula terroriste, ku përfshiheshin organizatat e al- Qaedas të bin- Laden, etj… Edhe këtej, grupimi që kaloi përtej Lanës, ka përpara tabelën ‘no- pasaran’.

…Shumë punë të mëdha vijnë për një arsye ‘të thjeshtë’. Kështu ndodhi edhe në ora 3.30, sot. Kjo mund të jetë dita e fundit kur ‘atdhetarët’ të ndjehen mirë pse ‘shpëtuam edhe kësaj here’. Herën tjetër e mendojnë prapë me shpresë se ‘prapë do të kalojë Amerika këtej pari..’

Next Post
Vizita në Maqedoni/ Meta takohet me kreun e VMRO-DPMNE dhe Ali Ahmetin: Të bashkëpunojmë për përshpejtimin e integrimit

Vizita në Maqedoni/ Meta takohet me kreun e VMRO-DPMNE dhe Ali Ahmetin: Të bashkëpunojmë për përshpejtimin e integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In