• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma për çerdhe në mjediset e punës, Veliaj: Një investim i tillë shton produktivitetin dhe u vjen në ndihmë nënave të reja

by Java News
17/03/2023 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një çerdhe në mjediset e punës, një risi që iu vjen në ndihmë sidomos kompanive me një numër të lartë punonjësish, është një nga nismat që promovohet nga Bashkia e Tiranës si ndihmesë, jo vetëm për biznesin, por edhe për nënat e reja. Një çerdhe e tillë është hapur në fasonerinë ‘Mediterrania’, në lagjen e re “5 Maji”, e cila operon prej 27 vitesh në Shqipëri dhe aktualisht ka rreth 300 punonjës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi ambientet e kësaj çerdheje dhe u shpreh se ky është investimi i duhur për çdo biznes në Tiranë. “Jam vërtet shumë entuziast që hapim çerdhen e dytë me konceptin e ri të bashkëpunimit mes bashkisë dhe sipërmarrjeve private. Kjo është formula perfekte sepse ne ofrojmë shërbimin e edukatoreve, kurrikulën, menunë dhe ushqimin, ndërsa private ofron hapësirën”, tha Veliaj.

“Ftesa për të gjitha kompanitë është: mund t’ju duket sikur shtohet një shpenzim, por në fakt shtohet produktiviteti. Dikush që vjen vonë në punë sepse i duhet të lërë fëmijën në çerdhe apo ikën më herët sepse duhet të marrë fëmijën para se të mbyllet çerdhja ose kopshti; një nënë e re duhet të shkëputet gjatë periudhës së drekës për të ushqyer fëmijën; një prind i shqetësuar që duhet të marrë dy-tre orë pushim që të shkojë ta vizitojë ose të ofrojë një shërbim tjetër; të gjitha këto janë orë të cilat nëse i mbledh, kursehen kur çerdhja është te vendi i punës”, sqaroi ai.

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se një investim i tillë do të thotë një bilanc pozitiv për çdo kompani. “Duke qenë se kemi një kompani te “5 Maji”, që ka vendosur këtë standard, është shembull edhe për kompanitë e tjera ose për drejtori dhe institucione publike që mund ta bëjnë këtë. Një çerdhe në ambientin e punës do të thotë mendje më të qeta për t’u fokusuar te puna, por do të thotë edhe orë të kursyera për t’u dedikuar në punë”, theksoi Veliaj.

Drejtuesi i kompanisë, Paolo Zoccato, teksa falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë bashkëpunim, tha se qëllimi është krijimi i kushteve komode jo vetëm për punonjëset, por edhe fëmijët e tyre. “Qëllimi pse kemi ndërmarrë këtë nismë, është pikerisht sepse kemi dashur të vëmë në fokus punonjësit, mirëqenien e tyre, sepse besojmë se kjo është sfida për të ardhmen dhe vetëm kështu mund të shikojmë drejt së ardhmes dhe të mendojmë për suksesin. Pra, ky është një nga elementët që gjykojmë si të rëndësishëm, në mënyrë që punonjësit të vijnë dhe të punojnë në një ambiente komode me fëmijët e tyre, të jenë të qetë dhe të punojnë duke pasur rehatinë e nevojshme,” u shpreh ai.

Hapja e çerdhes me kapacitet 20 fëmijë është menduar si projekt për të shtuar numrin e punonjëseve nga kompania, e cila synon që këtë vit të shtojë stafin edhe me 200 të rinj.

Next Post
Ja rrugët që do të bllokohen sot në Tiranë për shkak të revolucionit të Berishës dhe Metës

Arrestohet 55-vjecarja nga Fushë Kruja, mashtroi dhe i mori paratë një të moshuare gjirokastrite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In