• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma e ministres Manastirliu: Shërbime falas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian

by Java News
07/03/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të nisma të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në muajin e grave, Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën e gruas në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë, ku lajmëroi nismën për ofrimin e shërbimit të dedikuar, pa pagesë për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat do të përfitojnë ekografitë obstetrikale dhe gjinekologjike, pap test, vizita falas dhe të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë.

“Në këtë muaj të vecantë, në muajin e grave, cdo ditë po punojmë për përmirësuar cilësinë e jetës për cdo grua, me fokus të vecantë tek gratë e margjinalizuara, për të rrëzuar barrierat për marrjen e shërbimeve shëndetësore në kohë dhe me cilësi. Jemi këtu në këtë qendër tërësisht të rinovuar ku lançojmë nismën më të re të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ju vjen në ndihmë grave më në nevojë. Në një fashë orare të dedikuar enkas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian dhe gratë në nevojë, çdo ditë nga ora 14.00-16.00 mjekët dhe stafi i Maternitetit Mbretëresha Geraldinë do të jenë në shërbim të këtyre grave, të cilat për shumë arsye që lidhen edhe me barrierat socio-kulturore, nuk arrijnë t’i marrin këto shërbime”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Sipas Ministres, kjo nismë jo vetëm do të rrisë aksesin në shërbime për gratë e margjinalizuara por do të ndikojë padyshim edhe në uljen e sëmundjshmërisë apo komplikacioneve, duke synuar drejt parandalimit të smëundjeve përmes kontrolleve të hershme. “Kjo nuk është nisma e parë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sa i takon aksesit në shërbime për kategoritë në nevojë. Nga Janari ne kemi nisur programin tashmë kombëtar të Kujdesit Shëndetësor në Komunitet, përmes të cilit po ofrohet shërbim shëndetësor pranë vendbanimeve, kryesisht të grupeve të margjinalizuara si komuniteti rom dhe egjiptian”, tha Manastirliu.

Rezultatet e ofrimit te sherbimit ne komunitet, aty ku jane nevojat, tashme jane konkrete, pasi vetem ne dy muajt e pare te vitit, u kryen 830 mamografi nepermjet mamografeve te levizshem, nderkohe qe gjate gjithe vitit te kaluar u kryen 4250 mamografi. Vetëm në dy muaj, 1070 femije jane vaksinuar aty ku jetojne, prane vendbanimeve te tyre, fale programit te kujdesit shendetesor ne komunitet te Ministrise se Shenetesise dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërsa drejtoresha e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dr. Eljona Demaliaj mbështeti nismën dhe garantoi se mjekët dhe stafi i maternitetit do të jenë në shërbim të dedikuar për të përmbushur deri në fund këtë nismë që garanton shërbimin shëndetësor falas për gratë në nevojë.

Next Post
Investigimi amerikan për lobimin e PD, rusët i dalin krah Bashës: Trillim, s’kemi ndërhyrë!

Investigimi amerikan për lobimin e PD, rusët i dalin krah Bashës: Trillim, s'kemi ndërhyrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com