Sot dhe nesër do të zhvillohet në Tiranë, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, sesioni i dhjetë Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM).
Sipas një njoftimi për shtyp, një numër i lartë personalitetesh do të marrin pjesë në punimet e këtij sesioni Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut.
Në çeljen e këtyre punimeve, do të mbajë një fjalë përshëndetëse kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, presidenti i PAM-it, Senator Lhou Lmarbouh.
Gjithashtu do të transmetohet dhe një videomesazh i Ban Ki-moon, sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Sesioni hapet në orën 10:30 në ambientet e Hotel Sheraton, Tiranë.