• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Nishani: Basha duhet të afrojë njerëz më të zotë, nëse humb zgjedhjet…

by A R
25/09/2018 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Nishani ka dhënë një intervistë për emisionin “Debati” në Channel One, për gazetarin Roland Qafoku.

-Si iu duket sot politika shqiptare jashtë institucioneve të shtetit, është më e mirë apo më e keqe?

– Nuk mund të thuash është më e mirë apo më e keqe por gjithmonë është koha për të bërë analiza, vlerësime, gjykime, dhe për të adresuar mendime të cilat mund të ndikojnë ose mund të mos ndikojnë por në fund të fundit  përgjegjësia e një individi, aq më tepër e njerëzve që kanë pasur përgjegjësi publike  dhe kanë ushtruar aktivitet publik duhet të jenë pjesë edhe në vijimësi e kësaj situate.

Unë mendoj që situata sot është më delikate se kurrë më parë dhe mund të them që për fatin e keq  Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile.

-Po na frikësoni

-Mund të duket si një deklaratë apo retorikë e ekzagjëruar por unë mund tua shpiegoj pse nuk është as retorikë dhe as e ekzagjëruar.  Kemi një situatë në gjykimin tim përsa i takon aspektit kryesor të kolonës së shtetit që është siguria dhe rendi.

Pa siguri dhe pa rend asnjë nga kolonat e tjera të ngrehinës së shtetit nuk mund të funksionojë. Opozita para pak ditësh dhe gazetarë invetigativë  konfirmuan faktin që vetëm në Vlorë janë 19 persona të zhdukur. Persona të zhdukur do të thotë të asgjesuar. Do të thotë që janë 19 familje në një qytet, 19 rrethe miqësore dhe shoqërore njerëzish në një qytet të cilëve u është zhdukur dhe asgjesuar njeriu i tyre.

Por paralelisht me këtë, më e keqja është se institucionet e shtetit nga njëra anë, policia e para dhe vetë familjarët kanë rënë në një kod  heshtje.  Kjo do të thotë që nuk presin më drejtësinë nga institucionet e shtetit port ë gjitha gjykimet të cojnë që ngjarja do të vazhdojë dhe do të rrjedhë në vetgjyqësi.

Unë jam i gjykimit që njerëzit e afërty të këtyre personave të zhdukur e dinë shumë mirë se kush i ka zhdukur. Ashtu siç jam i bindur që edhe policia e di. Dhe nëse ne kemi mbërritur në një pikë që kodi i heshtjes, që është kodi i mafjas, qoftë nga ana e policisë apo dhe nga ajo e qytetarëve konvergon te forma më e sofistikuar e krimit, e zhdukjes pa lënë gjurmë.

Kemi 19 persona në një qytet kështu që do presësh vazhdimin e kësaj përplasjeje që është përplasje për asgjesim.  Kjo situatë nuk është vetëm në Vlorë. Kjo nuk është një logjikë e retorikës politike, nuk është një logjikë e ekzagjeruar por po them kur janë 20 apo 30 persona në rang vendi të zhdukur, kur dihet se kush i ka zhdukur dhe ata do jenë targeti i hakmarrjes. Shteti nuk ndërhyn sepse e mban të fshehtë, praktikisht do të thotë që qeverisë i ka dalë situata e rendit dhe sigurisë nga dora …

-Zoti Nishani, a i besoni ju Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike?

– Patjetër! Unë besoj te zoti Basha  dhe kam arsye. Së pari, z. Basha i takon një brezi të ri politikanësh, i cili ka një formim perëndimor, një kulturë perëndimore që në çdo situatë jam i sigurt që instikti do e cojë në kah pozitiv. E dyta, me gjithë këtë përkatësi të një kontributi apo të një angazhimi jo shumë të gjatë në politikë ka arritur të marrë dhe të fitojë disa eksperienca ekzekutive.

Ka qenë i suksesshëm si ministër i Jashtëm, ka qenë i suksesshëm si ministër i Brendshëm, dhe natyrisht që në krye të opozitës mendoj që do t’i duhet patjetër edhe më shumë eksperiencë, edhe më shumë mësime do të nxjerrë, do t’i duhen edhe bashkëpunëtorë më të zotë…

-Kur të marrë Rama mandatin e tretë?

-Nuk besoj se ka shans… Sot qytetarët shqiptarë janë më shumë sesa në majë të hundës të mbushur… Opozita patjetër duhet ta kapitalizojë. Si qytetar i thjeshtë do të doja ta shikoja çdo ditë, opozitën pranë qytetarëve, që nga Vermoshi në Konispol.

-Nëse PD humb zgjedhjet të vitit 2019, Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i saj?

-Ajo është një cështje që i takon strukturave të Partisë Demokratike. Unë nuk jam arbitër, nuk jam gjyqtar, duhet të gjykojë dhe vendosë Partia Demokratike në bazë të rrethanave.

Kam respekt për të gjithë ata që nuk janë më pjesë e PD. Ata janë personalitete që i kanë shërbyer kësaj partie, i kanë shërbyer edhe shtetit shqiptar, dhe jam i sigurtë që do iu jepet mundësia të vazhdojnë të kontribuojnë sepse janë të nevojshëm, nuk janë të panevojshëm, jo vetëm për PD  por tashmë kjo parti ka strukturat e saj dhe sidoqofshin ato do të vendosin.

 

Next Post
VIDEO/ Beteja e ashpër mes dy minjve, shikoni çfarë ndodh

VIDEO/ Beteja e ashpër mes dy minjve, shikoni çfarë ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In