• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Niset me sukses moduli laboratorik “Wentian”

by Java News
25/07/2022 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raketë bartëse “Marshimi i Madh-5B Y3” me modulin laboratorik të stacionit hapësinor kinez “Wentian”, u nis të dielën nga vendi i lëshimit së anijeve kozmike Wenchang në provincën Hainan të Kinës Jugore.

“Wentian”, që do të thotë “kërkimi i qiejve”, do të formojë pjesën e dytë të stacionit hapësinor të Kinës me tre module.

Më 17 korrik, anija e mallrave “Tianzhou-3” u hoq nga kombinimi i stacionit hapësinor, duke e lënë portën e përparme të bashkimit të modulit bazë “Tianhe” për modulin laboratorik “Wentian”. “Wentian” do të ofrojë një platformë më të madhe për eksperimentet shkencore në hapësirë, kryesisht për kërkimet shkencore të jetës hapësinore. Moduli është i pajisur me kabinete laboratorike për ekologjinë e jetës, bioteknologjinë dhe shkencën e gravitetit të ndryshueshëm. Një krah i vogël robotik sa gjysma e peshës dhe gjatësisë së krahut robotik ekzistues në modulin bazë të stacionit hapësinor ndodhet në modulin “Wentian”. Krahu robotik ka një kapacitet ngarkimi rreth një të tetën e paraardhësit të vet, dhe një saktësi pozicionimi pesë herë më të lartë, që i mundëson të kryejë operacione më të përpikta. Krahu i vogël robotik do të ketë detyra të ngjashme me paraardhësin e tij, duke përfshirë ndihmën ndaj astronautëve gjatë veprimtarive jashtë mjeteve hapësinore dhe kryerjen e inspektimeve të kushteve jashtë. Moduli “Wentian” ka gjithashtu të njëjtat mjedise të jetesës së astronautëve si moduli kryesor “Tianhe”, duke përfshirë tre zona gjumi, një tualet dhe një kuzhinë. Gati 100 eksperimente janë planifikuar gjatë fazës së ndërtimit të stacionit hapësinor. Pas normalizimit të funksionimit të tij do të kryhen kërkime shkencore në shkallë të gjerë. Hulumtimi pritet të promovojë në mënyrë efektive arritje në fushat kryesore shkencore, të tilla si materia e errët dhe energjia e errët, formimi dhe evolucioni i galaktikave, ligjet e natyrës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i Tokës. Moduli laboratorik “Mengtian”, përbërësi i fundit i stacionit hapësinor, do të niset në tetor. Stacioni hapësinor i Kinës do të zgjerohet nga moduli bazë në një strukturë bazë me tre module në formë T-je deri në fund të këtij viti, me modulin bazë në qendër dhe dy modulet laboratorike, “Wentian” dhe “Mengtian”, në secilën nga dy anet e tij.

Next Post
VIDEO/ “Gara shpejtësie” në rrugët e Fierit, policia ndëshkon shoferët problematik

VIDEO/ “Gara shpejtësie” në rrugët e Fierit, policia ndëshkon shoferët problematik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

October 25, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

October 25, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Kursi i këmbimit valutor/ Ja me sa blihen dhe shiten sot euro, dollari dhe paundi britanik

October 25, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

October 25, 2026
Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In