• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisen për asgjësim nga Shqipëria në Francë 160 tonë lëndë të rrezikshme kimike

by A R
06/12/2016 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Portin e Durrësit u zhvillua sot një ceremoni për të shënuar fundin e një projekti të përbashkët mes Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrisë së Mbrojtjes për shkatërrimin e kimikateve të rrezikshme ushtarake. Të pranishëm qenë Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe përfaqësues të trupit diplomatik, shtetet e të cilëve kanë financuar këtë projekt.

Në fazën e fundin të projektit, do të dërgohen për shkatërrim në Francë rreth 160 tonë napalm, që ndodhen tani të paketuara në mënyrë të sigurt në portin e Durrësit, gati për t’u transportuar.

Prezenca e OSBE-së e ka mbështetur procesin e çmilitarizimit në Shqipëri që prej vitit 2008, kur filloi shkatërrimi i municioneve të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme. Në maj 2015, Prezenca ndihmoi në shkatërrimin 116 tonëve kimikatesh të rrezikshme. Më parë, ajo kishte ndihmuar në shkatërrimin e 60 tonëve melanzh – një përbërës toksik i karburantit të raketave – dhe të 120 tonëve diklorometan. Po ashtu, Prezenca ka ofruar pajisje për shkatërrimin e municioneve të tepërta.

Në fjalën e tij të sotme, ambasadori Bernd Borchardt falënderoi Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së që e kanë mbështetur financiarisht procesin e çmilitarizimit, duke veçuar Austrinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Ai përgëzoi edhe pjesëtarët e Njësisë Kimike të Forcave të Armatosura Shqiptare për punën e tyre të shkëlqyer në vite.

“Teksa vlerësojmë punën që po bëhet nga shumë aktorë në rajon për asgjësimin e sigurt të municioneve të vjetra ushtarake, gjithashtu nxisim që modeli i çmilitarizimit i Shqipërisë të shtrihet edhe në rajon, jo vetëm për ta bërë rajonin më të sigurt, por edhe për të shfrytëzuar sa më mirë infrastrukturën ekzistuese dhe përvojën e fuqisë punëtore.”

Duke cituar fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Lambertro Zannier gjatë një ceremonie të ngjashme, në maj 2015, në Qafë-Mollë, Borchardt tha se projekti nxori në pah praninë e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin efikas ndërmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prezencës së OSBE-së.

/a.m.

Next Post
Humb jetën modelja 17-vjeçare italiane, por organet e saj shpëtojnë shtatë të tjerë

Humb jetën modelja 17-vjeçare italiane, por organet e saj shpëtojnë shtatë të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com