• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nise nga PD-ja Lulzim…

by Artur Ajazi
15/02/2021 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se “ka ndërmënd ta nxjerrë Shqipërinë nga balta ku e ka katandisur Edi Rama”. Ai deklaroi gjithashtu se “ka një plan të madh pune, me faturë dhe llafe boshe”. Por si mund ti besosh një ish-qeveritari, një ish-ministri, një ish-pushtetari që ka dështuar, që është akuzuar dhe denoncuar, si mund ti besosh një kryetari të (pa) zgjedhur me proces të përfolur nga anëtarësia e partisë tij. Si mund ti besosh “plan të madh pune me faturë”, kur dihet se si ka dështuar sa ishte ministër, kur dihet si ka dështuar kur ishte kryetar bashkie, kur dihet si ka dështuar kur tentoi të bënte një proces të rregullt votimi për të marrë postin e kreut të PD-së, dhe pastaj organizoi klanet për ta marrë me vota të blera.

Por pavarsisht se ai nuk ka kuptuar, dhe nuk ka shanse të kuptojë asgjë nga ç’ka ka ndodhur deri sot në partinë e tij, sërish kërkon të pretendojë të bëhet “kryeministër” me vota shqiptarësh. Askush nuk mund ta besojë kurajon e Lulit, askush nuk mund ta besojë shakanë e tij, sepse akoma dhe sot e kësaj dite mbi atë njeri rëndon një mal me akuza, si për Rrugën e Kombit ashtu edhe për 21 Janarin, duke mos përmendur të tjera “xhevahire” që kanë bërë vaki vitet e fundit. Si mund ti besosh një kryetari si Luli, kur Partisë Demokratike i ka nxjerrë “themelin”, e ka rrënuar, e ka atrofizuar, e ka shkërrmoqur sikur të ishte partia e gazepit, dhe jo e Dhjetoristëve të ’90. Si mund ti besosh dhe ta votosh Lulzimin për ta bërë “kryeministër” (sepse ai vetëm atë kërkon) kur ai partinë e tij e ka kthyer në hipotekë, ku pronëson mëkatet e tij, të miqve dhe klaneve që i shërbejnë.

Si mund ti besosh një ish-ministri, një ish-kryetari bashkie, që partinë e spastroi dhe vazhdon ta spastrojë nga rivalët, nga themeluesit, nga kontribuesit, dhe vazhdon të përjetojë fobira siç ka përjetuar dikur Doktori. Si mund ti besosh Lulzimit postin e “kryeministrit”, kur edhe sot e kësaj dite,nuk ka sqaruar asgjë lidhur me akuzat dhe denoncimet e kundërshtarëve të tij politikë, lidhur me 21 Janarin ? Si mund ti besosh Shqipërinë kryetarit të një opozite të themeluar mbi mashtrime dhe gënjeshtra, që u ka treguar dhe vazhdon tu tregojë shqiptarëve, përralla mbi “ zgjidhjen e krizave”, apo se si luante “theatro” me fatin e shqiptarëve pas tërmetit të 26 Nëntorit, dhe nisjes së pandemisë. Planin me “faturë” dhe përbetimin se “nuk do të kërkoj mandat të dytë në rast se nuk realizon premtimet”, shitja ndonjë grupi militantësh Lulzim, sepse shqiptarët nuk kanë kohë për pazare dhe humbje kohe me ju. Po shkon “derë më derë”, dhe po e sheh se si nuk po të hapet asnjë e tillë, po shikon se si grupet e militantëve të partisë tënde, edhe pse po tregohen “të qeshur dhe të edukuar”, nuk po arrijnë ta bindin qytetarin t’ju votojnë.

Nise nga më mirë nga partia Lulzim, nise nga ajo që e ke të arrnuar, të copëtuar, të ç’organizuar. Bëj më parë partinë Lulzim, bëje të ndjehesh se je kryetar i saj dhe jo ofiqar i emëruar nga Doktori, pastaj kërko të bëhesh “kryeministër”. I tillë nuk bëhesh me urdhër të Doktorit Lulzim, por me votën e lirë të shqiptarëve, nuk bëhesh me “plane pune me faturë”, por me programe të besueshme,kur ke dhënë prova se di të bësh punë dhe jo gjumë.

Next Post
LDK me rezultatin më të dobët në historinë e saj, Isa Mustafa jep dorëheqjen

LDK me rezultatin më të dobët në historinë e saj, Isa Mustafa jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com