• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis zbukurimi i Tiranës për festat, ndryshime krahasuar me vitet e tjera

by A R
19/11/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritat festive kanë zbukuruar pjesërisht Tiranën. Ky ndryshim nga rregulli i pashkruar që ndiqej thuajse çdo vit nga bashkia e Tiranës, ka një arsye.
“Ndryshe nga viti i kaluar ne kemi filluar t’i ndezim që tani, jo për arsye specifike por për të krijuar një atmosferë të gëzueshme. Jemi në sinkron me kryeqendrat evropiane”,- thotë Drejtori i Ndërmarrjes 2 në Bashki, Elton Kacidhja.
Por këtë vit bashkia ka menduar që të shtojë rrugët që do të mbulohen nga dekori me llambushka shumëngjyrëshe për ta shtrirë festën edhe ndjesinë e gëzimit edhe përtej qendrës.
Sërish epiqendra e festimeve do të jetë Sheshi Nënë Tereza i cili do të rikthejë fshatin festiv duke ofruar aktivitete, sporte dhe ushqim. Por Simboli i festës, Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri këtë vit do të ketë një tjetër destinacion jo të largët, për shkak të punimeve në Sheshin Skënderbej.
Sipërmarrjet private angazhimin për festa nuk e kanë harruar edhe këtë vit për zbukurimin e objekteve dhe rrugëve kryesore.
Edhe pse ndriçimi dhe atmosfera çdo ditë e më shumë po mbulon Tiranën, 6 dhjetori do të jetë dita kur zyrtarisht ndizet Pema simbol e festës.
Dritat po zbukurojnë Tiranën dhe po sjellin atmosferën festive më herët këtë vit në qytet. Bashkia e Tiranës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri.

Pema simbol e festës do të ndryshojë destinacion dhe do të vendoset përbri Bashkisë së Tiranës në zonën e mbetur pa filluar punimet e kthimit të Sheshit Skënderbej në pedonale. Ndërsa Sheshi “Nënë Tereza” mbi një muaj do të jetë fshati festiv dhe epiqendra e aktiviteteve. /BW/a.m.

Next Post
SURPRIZA/ Ina Rama kthehet në krye të Prokurorisë Speciale?

Gjykata e riktheu në detyrë, KLD refuzon të zbatojë vendimin për Ina Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In