• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e riktheu në detyrë, KLD refuzon të zbatojë vendimin për Ina Ramën

by A R
19/11/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama mbetet sërish jashtë sistemit të drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës për emërimin e Ina Ramës, në detyrën e anëtares së gjykatës së Apelit Tiranë.

Në mbledhjen e datës 4 nëntor, KLD votoi për plotësimin e disa vendeve vakante në Apelin e Tiranës, duke lënë jashtë znj.Rama, në kundërshtim të hapur me vendimin gjyqësor.

Emri i Ina Ramës është futur në votim, por nuk ka marrë votat e nevojshme për emërim.

Pro Ina Ramës, mësohet se kanë votuar vetëm dy anëtarët Neritan Cena e Brunilda Kadi, Anëtarët Gerd Hoxha e Eneida Civici nuk kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu në mbledhje kanë munguar anëtarët, Albana Shtylla, Sokol Como, Artan Broci e Vangjel Kosta.

Ligji ndalon presidentin të votojë për shkak se ai shprehet me dekret, ndërsa anëtarët e tjerë, kanë votuar kundër saj.

Ndryshe nga emrat e tjerë të njohur që kanë drejtuar institucione të rëndësishme të drejtësisë ne vend, Ina Rama u përball me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në gjykatë dhe në të treja shkallët, fitoi të drejtën për kthimin në detyre.

Vendimi i Gjykatës e urdhëron Këshillin ta emërojë Ina Ramën si anëtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë që ushtronte përpara se të merrte postin e prokurores së Përgjithshme. Pavarësisht, se në duar ka këtë vendim detyrues, KLD – institucioni që konsiderohet si qeveria e gjyqësorit, refuzon ta zbatojë.

Ky vendim i fundit i KLD-së, e lë Ina Ramën jashtë radhëve të sistemit, të paktën edhe për një periudhe të pacaktuar.

Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarit, i ngrijnë disa nga funksionet kryesore, siç janë emërimi, transferimi apo promovimi i gjykatësve.

Në këto kushte, deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat efektivikisht nuk mund të ngrihen për shkak të pezullimit të ligjit të vettingut, KLD hyn në një fazë problematike të mënyrës sesi do të funksionojë, çka mund të sjellë edhe kolaps në sistemin e drejtësisë. /News24/a.m.

Next Post
VIDEO/ Veçoritë e Silicon Valley, qyteti i teknologjisë ku jetojnë 3 milionë njerëz e ka GDP 248 mld $

VIDEO/ Veçoritë e Silicon Valley, qyteti i teknologjisë ku jetojnë 3 milionë njerëz e ka GDP 248 mld $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com