• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis shpërndarja e fletëve të para të votimit për diasporën për qarkun Dibër dhe Berat

by A R
14/04/2025 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur këtë të hënë (14 prill) shpërndarja e fletëve të para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e votës nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

Fletët e para të votimit janë dërguar për votuesit e qarkut Dibër dhe të Beratit. Çdo votues i regjistruar do të marrë një zarf që përmban fletën e votimit, një zarf të brendshëm për kthimin e votës dhe udhëzuesin për mënyrën e saktë të plotësimit të saj, me qëllim që vota të jetë e vlefshme.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik të Tiranës, është vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi, ku po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit, si dhe ku do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Por si do të votojnë emigrantët?

Zarfi do të shkojë në shtëpitë apo adresat e deklaruara të qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Zarfi B është zarfi i parë i cila ka një barkod që përmban shtetin ku ndodhet emigrant që do të ushtrojë të drejtën e votës dhe qarkun se ku do të numërohet vota.

Në brendësi të zarfit B qëndron zarfi A, njëkohësisht edhe një udhëzues i cili ju tregon të gjithë qytetarëve mënyrës se si vota e tyre të jetë e vlefshme.

KQZ këshillon të gjithë qytetarët që as në zarfin B as atë A, i cili përmban fletën e votimit, të mos lënë asnjë shënim pasi në këtë mënyrë vota e tyre do të jetë e pavlefshme.

Brenda zarfit A qëndron fleta e votimit, aty ku të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të mund te ushtrojnë të drejtën e votës.

Që vota e tyre të jetë e vlefshme, në rastin më të mirë do të duhet të votojë partinë ose koalicionin që dëshiron dhe nga ana tjetër, në listë të hapur të votojë kandidatin i cili i përket këtij koalicioni apo këtij subjekti politik.

Në raste të tjera kur vota sërish mund të konsiderohet e vlefshme është kur qytetari voton vetëm partinë apo koalicionin që dëshiron dhe nuk ka një kandidat të preferuar.

Një tjetër mundësi që vota të jetë e vlefshme është votimi i vetëm të kandidatit të preferuar.

Next Post
Përmbyllet me sukses “Skill Up Academy” / B4Students nga Fondacioni Mane, gjithmonë në mbështetje të edukimit

Përmbyllet me sukses “Skill Up Academy” / B4Students nga Fondacioni Mane, gjithmonë në mbështetje të edukimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com