• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Farkëtimi i Aleancës së re amerikano-ruse nën ombrellën e sanksioneve

by S T
24/04/2025 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen prestigjioze ruse Kommersant(Коммерсанть), Nikolaj Platonoviç Petrushev, ish-oficer i KGB-së, ish-kreu i FSB-së, ish-sekretar i Këshillit të fuqishëm të Sigurisë të Rusisë, tani një ndihmës i qeverisë së presidentit Vladimir Putin, i njohur për retorikën e tij antiperëndimore, bënte “thirrje” për bashkëpunim midis Rusisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Historikisht si Fuqi të Mëdha, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësi të veçantë për fatin e botës. Dhe përvojat e disa dekadave të fundit, madje edhe shekujve, tregojnë se momentet më të vështira të krizës vendet tona gjejnë gjithmonë një mënyrë për të kapërcyer dallimet”, u shpreh ai.

Si shembull i bashkëpunimit historik mes dy vendeve, zoti Patrushev, përmend: autokolonat e Arktikut (të Luftës së Dytë Botërore, te cilat u përdorën për të furnizuar Bashkimin Sovjetik me ndihmat e domosdoshme të Aleatëve, gjatë viteve të vështira kur vendi po përballej me okupimin nazist dhe rrethimet e Leningradit dhe Stalingradit) dhe Lend Laese, si shembuj të mrekullueshëm se si Rusia dhe SHBA mund të bashkëpunojnë pavarësisht dallimeve të tyre.

Pastaj ai shkon më tej në kohë: “Ekspedita e Flotës Ruse në Amerikën e Veriut në vitin 1863, ajo filloi në një moment kritik në historinë e SHBA, kur vendi u përfshi në kaosin e Luftës Civile. Kishte një rrezik real që vendi të shpërbëhej dhe britanikët dhe francezët po hartonin plane për të ndërhyrë në kontinentin amerikan(!). Por ishte Perandoria Ruse ajo që mori vendimin të mbështeste Uashingtonin dhe qeverinë legjitime të presidentit Abraham Linkolm dhe të dërgonte dy skuadrilje të fuqishme në të dy brigjet e Amerikës. Kjo u prit me entuziazëm të madh nga elitat politike amerikane dhe qytetarët e thjeshtë, pasi Rusia ishte e vetmja fuqi e madhe për të mbështetur Amerikën në këtë moment më të vështirë”.

Sigurisht që këtu nuk mund të themi se kjo retorike e zotit Patrushev, sugjeron se Shtetet e Bashkuara 162 vjet pas kësaj periudhe te turbullt te historisë së saj dhe kuadër të bisedimeve të paqes për konfliktin e armatosur në Ukrainë, i detyrohen Rusisë për ndihmën që ajo i ka dhënë gjatë dikur.

Më shumë kjo ngjan me një ftesë për bashkëpunim bazuar në një interes të përbashkët politik, ushtarak dhe ekonomik-pasi, tek e fundit a nuk është më e lehtë të arrish dakortëzim me një partner si Rusia, marrwdhënia me të cilën është një nga më të vjetrat e  SHBA-së, se sa me Bashkimin Evropian, i cili paraqet sot tregun më të madh të përbashkët ndërshtetëror (single market) dhe një nga organizimet kontinentalo-governante më të mira në botë(pavarësisht diversiteteve të Kontinentin të Vjetër)dhe, njëkohësisht një konkurrent potencial fort të rrezikshëm për dominancën politike dhe ekonomike(ndoshta dhe ushtarake) të Shteteve të Bashkuara ne botë?

Nëse do të hedhim një sy në realitete e reja politike dhe, në situatën aktuale në të cilën ndodhen marrwdhëniet midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, si rreshtimin e delegacionit amerikan në OKB krahas delegacioneve koreanoveriore, kineze dhe ruse tregojnë qartë që fjalët e zotit Patrushev, më shumë se sa një opinion personal, duket se po tregojnë një pasqyrimin e asaj çka në realitet duket si një e ardhme që shfaq sfida të reja me të cilat kontinenti ynë do të duhet të përballet herët ose vonë.

 

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Next Post
“Nuk duam të bëjmë Berishën kryeministër”, Këlliçi habit me deklaratën; Haxhiu: Më mirë mos ta thoje…

"Nuk duam të bëjmë Berishën kryeministër", Këlliçi habit me deklaratën; Haxhiu: Më mirë mos ta thoje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com