• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbyllet me sukses “Skill Up Academy” / B4Students nga Fondacioni Mane, gjithmonë në mbështetje të edukimit

by A R
14/04/2025 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi B4Students nga Fondacioni Mane dhe projekti i tij fitues “Skill Up Academy” kanë përmbyllur me sukses një cikël sesionesh, me në qendër zhvillimin e aftësive jetësore dhe profesionale të të rinjve, falë ekperiencës së ndarë të disa prej figurave më të njohura publike.

Sesioni përmbyllës u mbajt në Amfiteatrin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me mbi 300 studentë të pranishëm dhe me të ftuar special gazetarin Blendi Fevziu.

Nën temën “Sekretet e Komunikimit”, Blendi Fevziu ndau me studentët rrugëtimin e tij si gazetar dhe risolli në vëmendje disa nga intervistat më të rëndësishme që kanë shënjuar karrierën e tij. Ai theksoi rëndësinë që ka komunikimi dhe sesi mesazhi, kur përçohet me takt, mund ta bëjë një komunikim shumë më të efektshëm. Fevziu nënvizoi se çdo profesionist duhet të punojë për një komunikim të mirë, përfshirë këtu mjekët, të cilëve jo pak herë u takon të ndajnë një lajm të keq me pacientët e tyre.

Iniciuesit e programit “Skill Up Academy e vlerësuan këtë sesion dhe të gjithë ciklin e takimeve si “një kombinim të punës, kreativitetit dhe dëshirës për të bërë diçka ndryshe për të mirën e përbashkët”.   Ata janë Armelda Ago, Armando Lekaj dhe Esmeralda Sherifi, përkatësisht studentë nga Universiteti i Mjekësisë – Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Shkencave Sociale.

Çfarë ka synuar prej fillimit “Skill Up Academy” lidhet me ofrimin e aftësive të nevojshme jetësore dhe njohurive praktike për studentët, që ata të jenë të përgatitur për tregun dinamik të punës.

Aktiviteti që startoi të gjithë rrugëtimin e “Skill Up Academy” u drejtua po nga një gazetar me emër, Marin Mema, i cili foli mbi temën “Lideri i së ardhmes”. Gjatë këtij sesioni u diskutua se si lidershipi mund të formësojë botën e nesërme, ndërsa nuk munguan shembujt nga liderë të suksseshëm, me tiparet dhe karakteristikat e tyre veçuese.

Sesioni pasues u zhvillua mbi“Logjikën e Parasë”, me lektorin dhe studiuesin e ri Igli Tola. Ai trajtoi praktikat financiare nën një perspektivë ndryshe. Sesoni i tretë trajtoi nevojën e balancës në studime-punë-jetë, ndërsa e ftuar ishte Prof.Asoc.Dr Mimoza Manxhari.

Sesioni pararendës i sesionit të fundit, pati të ftuar politikanen dhe lektoren Grida Duma. Mes 380 studentëve, ajo trajtoi temën “Mendësia” duke nxitur një diskutim të hapur mbi ndikimin e mendësisë në arritjen e qëllimeve si në jetën personale ashtu edhe në jetën profesionale.

B4Students është një program i krijuar posaçërisht për studentët nga Fondacioni Mane, për t’i aftësuar profesionalisht dhe për t’i lidhur ata me botën e biznesit. Fondacioni Mane e qendërzon aktivitetin e tij në nisma që arrijnë të sjellin vërtet ndryshime pozitive në shoqëri, të cilat lidhen jo vetëm me edukimin dhe rininë, por edhe me çështjet shoqërore, apo tek ato që ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe pabarazisë.

Nëse je pjesë e një grupi studentor dhe së bashku keni një ide që mund të ketë impakt social tek bashkëmoshatarët tuaj, konkretizojeni atë duke u bërë pjesë e B4Students.

Qëndroni të informuar në: Web / Facebook / Instagram

Next Post
Dosja ‘Toyota Yaris’, kreu i SPAK paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj!

“Korrupsion i sofistikuar”, Dumani raporton në KLP: Kemi në hetim 33 zyrtarë të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

November 4, 2026
“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

November 4, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

November 4, 2026
“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

November 4, 2026
Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

November 4, 2026
DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”- Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In