• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis seanca për vulën e PD, Rithemelimi kërkon të refuzohet Alibeaj! PD: Jemi palë në proces

by A R
11/06/2024 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit ka nisur shqyrtimin e ankimit mbi fatin e përkatësisë së Partisë Demokratike. “Rithemelimi” përfaqësohet në gjyq nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia e ndërsa Lulzim Basha, përfaqësohet nga avokatët Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Përfaqësuesit e Berishës, kërkojnë nga trupa gjykuese mos pranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, pasi sipas tyre nuk janë palë në proces.

“Gjykata e Lartë në vendimmarrjen e saj ka orientuar gjykatën e Apelit, duke pretenduar moskuptim të çështjes nga gjykata e Apelit. Kemi të bëjmë me një kërkesë ankimore e firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces dhe, si thotë gjykata e lartë, palë që nuk ka bërë asnjë kërkesë procedurale për të qenë në proces. Vetë pala është e paqartë në çfarë cilësie procedurale ka firmosur. Ka firmosur si nënkryetar apo si përfaqësues me autorizim. Deputeti Alibeaj firmos një ankim në prill kur kryetari i tij Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen në mars. Kërkojmë mospranimin e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj”, kanë thënë përfaqësuesit e Berishës në sallën e gjyqit.

Mirëpo, pala e Lulzim Bashës këmbëngulë që ankimimi i Enkelejd ALibeaj është bërë nga Partia Demokratike dhe jo si individë. Sipas tyre, në këtë proces PD është palë, e për rrjedhojë legjitimohet ankimimi i bërë. Ato kërkojnë të vijohet me shqyrtimin e themelit të gjykimit.

“Gjykata e Lartë konstaton se Apeli ka cilësuar se jemi në kushtet e vetëm një pale, Partisë Demokratike.

Në rastin konkret jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të detyrës së kryetarit të partisë, fillimisht nga Lulëzim Basha e më pas nga Enkelejd Alibeaj. Subjekti që ankimon nuk është Alibeaj, por është Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj. Nëse kryetari Basha nuk është shkarkuar, ai i kishte tagrat të përcillte tagrat përfaqësuese tek Enkelejd Alibeaj. Në 21.3.22 Basha ka paraqitur dorëheqje, por kjo nuk i ka hequr tagrat e  kryetarit të partisë. Kërkesa duhet të rrëzohet dhe duhet të vijojmë me shqyrtimin e themelit të gjykimit. Këtu nuk jemi në gjykim me palë kundërshtare. Procesi ka veç një palë, PD. Ajo që duhet të zgjidhë gjykata, cila është pala që ka tagrin e përfaqësimit të ligjshëm të PD.”, tha avokati Kthupi.

Beteja ligjore e PD
Më 11 dhjetor të 2021, Sali Berisha mbajti Kuvendin Kombëtar që shkarkonte Lulzim Bashën dhe ndryshoi logon dhe vulën

Në 18 Dhjetor, Lulzim Basha zhvilloi Kuvendin e tij Kombëtar si përgjigje për Berishën dhe sanksionoi në statut se askush që është non grata nuk duhet të jetë pjesë e PD. Ndërkohë, po atë ditë mbështetësit e Berishës zhvilluan referendumin për ratifikimin e vendimeve të 11 Dhjetorit dhe nisi punën Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Në 25 mars të 2022 Gjykata e Shkallës së Parë, me Gjyqtar Agron Zhukrin, tashmë të shkarkuar nga Vettingu pranoi kërkesën e Komisionit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshime statutore, por vendimi u apelua nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar në atë kohë.

Më 3 mars të 2023 Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në shkallë të parë, por ndaj këtij vendimi u bë rekurs nga Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimi dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë.

Më 27 Dhjetor 2023, Gjykata e Lartë riktheu çështjen në Apel dhe në vendimin e saj jep urdhëresa që gjykata e shkallës së dytë ta zgjidh përfundimisht çështjen.

/a.r

Next Post
Berisha kërcënon me padi Krichbaum/ Nënkryetari i PD: E papranueshme. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati

Çollaku: Beleri me flamurin e Vorio Epirit, i papranueshëm. Cënon identitetin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com