• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i rrugës së “Zallit” në Selitë, Veliaj: Zgjidhim problemin për 20 mijë banorë

by A R
24/12/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet disa vjeçare të rreth 20 mijë banorëve të Selitës me rrugën me gropa, baltën, pluhurin dhe ujërat e zeza do të marrin fund shumë shpejt. Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për rikonstruksionin e plotë të rrugës së “Zallit” me një gjatësi 1.3 km në Njësinë 5, ku veç shtrimit të saj do të ndërhyhet edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha apo edhe sinjalistikë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënvizoi se ky investim do ta integrojë edhe këtë pjesë infromale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit, sa i përket infrastrukturës rrugore.

“Mund të ketë shumë stinë, stinë festash, stinë dimri, për Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë, stina e punës. Megjithëse kemi hyrë në javën e fundit të vitit, në fakt po fillojmë një investim të ri, po fillojmë një punë të re në një zonë informale”, tha kryetari Veliaj. Ai theksoi se ky investim do të bëje lidhjen e kësaj lagjeje me Unazën e Madhe, e cila gjithashtu do të përfundojë brenda verës së ardhshme.

“Ne shohim përpara duke bërë investim, i cili lidh autostradën e re të Kombinatit ushqimor me Farkën, me të gjithë lagjet e banuara. Pra, kemi filluar që tani të punojmë për degëzimet që në të njëjtën kohë kur hapet autostrada në verë, të jetë hapur edhe rruga që është by-pass-i dhe rrugët lidhëse nëpër lagje. Siç e keni vënë re këtu jemi duke lidhur disa projekte bashkë, nuk bën sens që të kemi disa ishuj të izoluar të urbanizimit, nëse nuk lidhen të gjitha lagjet me njëra tjetrën dhe kjo është pjesa e fundit e 4-5 blloqeve ku po investojmë për të sjellë një urbanizim total”, theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka bërë thirrje dhe banorëve që të jenë bashkëpunues me Bashkinë, në mënyrë që investimi që po bëhet të jetë brenda gjithë parametrave të kërkuara.

“Dua t’i ftoj të gjithë banorët, qe ashtu si bashkia ka menduar këtë investim si dhuratë për fundvit si dhuratë, edhe banorët të dhurojnë pak nga prona e tyre. Në shumicën e rasteve kemi pasur bashkëpunim për tërheqjen e mureve, do doja që edhe ato pak raste që jemi duke debatuar banorët të na ofronin konsensusin. Vetëm kështu mund të kemi një qytet ku secili jep pak nga vetja për të mirën e përbashkët dhe për të mirën e përgjithshme”, shtoi Veliaj. Ai theksoi se edhe ky investim është dëshmi e faktit se pagesa e taksave i kthehet zonës në investime.

“Dua t’i falenderoj për pagesat korrekte të taksave dhe i garantoj, qe jo vetëm çdo taksë do përkthehet në investim, por buxheti i ri i Bashkisë se Tiranës do jetë 10% më i madh dhe i gjithi i fokusuar në investime”, tha kryebashkiaku i Tiranes. Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt edhe në këtë zonë do të vendosen koshat e rinj të mbetjeve, në mënyrë që edhe kjo lagje t’i bashkohet pjesës tjetër të Tiranës edhe në këtë shërbim të ri të ndarjes së mbetjeve në burim.

“Për herë të parë do të vijnë koshat e rinj të pastrimit. Zona funksionon me adresë në kryeqytet, por në sjellje është totalisht rurale, ku pavarësisht se banohet në pallate, plehrat hidhen në përrua, kanalet e zeza shkojnë nëpër gropa septike dhe pushtojnë gjithë lagjen. Të gjitha këto do të stabilizohen dhe i kërkoj të gjithë qytetarëve, që jo vetëm ta inspektojnë si bëhet puna, por edhe ta ruajnë investimin”, theksoi Veliaj. Ndërkohë deputeti i PS, Pandeli Majko, falenderoi Bashkinë e Tiranës për kujdesin që ka treguar gjatë gjithë këtij viti për Njësinë 5, duke theksuar se rikonstruksioni i rrugës “Zallit” ishte bërë i domosdoshëm.

“Jam i bindur që do të vijmë pas 6 ose 7 muajsh dhe do të kemi një situatë krejtësisht tjetër. Kemi pallate dhe një infrastrukturë fshati dhe mendoj se është një investim shumë i goditur. Së pari, e qytetëron dhe hap një perspektivë, nga pikëpamja e infrastrukturës dhe jetesës, sipas të gjithë kuotave të cilësisë qytetare. Së dyti, do të bëhet një kanalizim i të gjitha ujërave dhe do të shmangim problemin numër 1 që ka gjithë zona që vjen poshtë më përmbytjet. Mendoj se këto janë dy lajme më të mira që mund të marre kjo zonë”, tha Majko./a.m.

Next Post
VIDEO/ Momenti kur 20 vjeçari nga Lezha qëllon mbi RENEA-n, por…

Plagosi policin pas grabitjes, “arrest me burg” për 20-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In