• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis edicioni i dytë i festivalit të dramës shqipe “Metrofest”

by Java News
01/10/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri Metropol vazhdon traditën me premierat e tij. Sezoni i dytë artistik tetor-dhjetor sjell larmi veprash, shqiptare të arkivit, e vepra të njohura në mbarë botën, duke përfshirë në këto projekte aktor karriere apo aktor të rinj, regjisor me eksperiencë apo regjisor me potencial të ri artistik. Teatri Metropol, gjate muajit tetor do të nis
edicionin e dytë të festivalit të dramës shqipe “Metrofest”,  festival i cili pas suksesit të vitit të kaluar, kësaj here shtrihet në dy javë aktivitete. “Ashtu si në edicionin e parë, edhe sivjet Teatri Metropol, i dedikohet njohjes dhe vënies në skenë të dramaturgjisë shqiptare. Qëllimisht ky festival nuk ka natyrë konkurruese, por e vë theksin tek laboratori i punës me vepren shqiptare. Të pesë premierat e këtij edicioni janë produksione ekskluzive të Metropolit, duke afruar profesionistë të teatrit nga të gjitha brezat për të hulumtuar dhe për t’i dhënë frymë dramës shqipe në skenë, afër publikut”, shprehet drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo.

Ky edicion i “MetroFest” sjell pesë vepra shqiptare të nxjerra nga arkivi, si “Rrajët lëvizin” e autorit Ernest Koliqi me regji nga Rozi Kostani. “E bija e krahinarit” nga Kristo Floqi me regji nga Aldi Hysotoci, “Kryet e hudhrës” nga autori Kristë Berisha me regji nga Sonila Kapidani, “Makaronat e shejtanit” nga Lazër Lumezi dhe regji nga Rexhina Mollaymeri si dhe “Prangat” nga autori Halil Laze etj. Gjithashtu netët e këtij festivali do të ndërrthuren dhe me aktivitetet të tjera aletrnative.  Qëllim kryesor i këtij festivali është rigjallërimi i teksteve dramatike nga arkiva e dramës shqipe bazuar në një rrugëtim zbulimesh të reja të shprehive skenike. Teatri Metropol ka si udhëheqje në veprimtarinë e tij objektivin: më shumë qasje në kulturë nga më shumë njerëz, nga të gjithë qytetarët, edhe ata që janë të përjashtuar ose ndihen të përjashtuar nga arsyet e aftësisë financiare, prejardhjes sociale ose prejardhjes kulturore dhe këtij objektivi i takojnë edhe iniciativa të dobishme si kjo, që bashkojnë dhe lidhin hallka të një zinxhiri njerëzor për një komunitet të fuqishëm. 
Çfarë është teatri dhe raporti i tij me publikun, janë çështje që kanë shqetësuar artistët ndër breza, ndaj ky festival i ardhur si pretekst për njohje dhe krijim, i fton spektatorët e kryeqytetit të zbulojnë së bashku shtigje dhe përgjigje. 

Sezoni i ri në Metropol do të vijoj më tej gjatë muajit nëntor me “Ditari i Ana Frank” i autorëve Frances Goodrich dhe Albert Hackett dhe “Sherlock Holmes dhe qentë e Baskervillit” e autorit Ken Ludëing vepër që do të vihet në skenë në fund të vitit.

ma.me

Next Post
Njihuni me 2 shenjat e Horoskopit, që nuk dinë të shprehin dashurinë

Femrat më besnike janë të kësaj shenje Horoskopi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In