• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis depozitimi i mbetjeve në Landfillin e Sherishtës. Fusha në Vlorë nuk do i shpëtojë zjarrit, Dredha: Zhduket vetëm me magji!

by E S
14/06/2025 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kemi nisur të përdorim qelizën e parë të landfillit të Sherishtës, hedhim mbetjet urbane këtu. Landfilli do të jetë me afat 20 vite si përdorim, do të jetë me faza është qeliza e parë dhe e dytë dhe do të shtohen edhe 2 të tjera më vonë. Në tre muajit e sezonit veror shkon deri në 600 tonë mbetje në ditë, ndërsa muajit e tjetër 200-300 tonë në ditë”, tregon kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha.

Janë rreth 25 milionë euro investim vetëm në Vlorë me fokus tek menaxhimi i mbetjeve, ku 12 milionë euro janë kredi nga KFW, pjesa tjetër grant. Faza e dytë e këtij projekti është funksionimi i Qendrës për Menaxhimin e Mbetjeve.

“Landfilli i Sherishtës, së bashku me këtë qendër ku parashkohet të bëhet diferencimi i mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme synohet të jetë zgjidhja për menaxhimin e integruar të mbetjeve të qytetit të Vlorës”, thotë Dredha.

Procesi i tretë dhe i fundit i këtij projekti, që është mbyllja ose kapsulimi i venddepozimit të mbetjeve në landfillin ekzistues të Vlorës, që para pak ditësh u përfshi nga flakët. Mbyllja e kësaj fushe mbetjesh në qendër të Vlorës pritet të arrihet deri në 2027-ën, deri atëherë zjarret nuk do ‘zhduken’.

“Po bëjmë një operacion pilot atje, me qëllim që të bëjmë sa të mundemi, me mjete rrethanore po themi apo me mjete që ne kemi në dispozicion, po përdorim dheun por asnjëherë ndërhyrje me teknikë të lartë sepse ai është projekt që do të mbulohet nga KFW. 40 vite mbetje të kompostuar në atë fushë vetëm me magji mund të pretendojmë që zjarri të mos jetë prezent”, thotë Dredha.

Po në jug qeveria gjermane ka financuar një investim prej 5.3 milionë eurosh në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të zeza në Orikum, që pritet të mbarojë në muajin shtator dhe do tu shërbejë 53 mijë banorëve nga Onufri në Fushë-Dukat.

“Ka për qëllim rehabilitimin e impiantit ekzistues, ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve që përbën rreth afro 30 kilometra kryesor e sekondar. Është projekt me vlerë rreth 5.3 milionë euro investim i cili rreth 60% është i përqendruar për rehabilitimin e impiantit ekzistues”, thotë Lorenc Verçani menaxher i projektit.

Qeveria Gjermane nëpërmjet bankës gjermane të zhvillimit (KfW) po financohen me 51.1 milionë euro edhe ndërtimin e linjës së interkonjeksinit Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Në total, investimet gjermane ndër vite arrijnë në 1.2 miliardë euro në Shqipëri në projekte që i konsideron me rëndësi për zhvillimin e vendit.

“Ne përpiqemi të mbulojmë fusha që promovojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Në veçanti në fushën e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ne promovojmë bujqësinë, sepse mendojmë se duam të krijojmë burime të qëndrueshme të të ardhurave për njerëzit”, shprehet ambasadori gjerman, Karl Bergner. /shqiptarja.com/

Next Post
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In