• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikoll Lesi bën orakullin: Edi Rama dje i bëri varrin vetes, njësoj si Berisha më ’96-n

by Java News
10/05/2020 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi thotë se Edi Rama i ka bërë gropën vetes dje, ndërsa policia shoqëroi për disa orë Altin Goxhaj me shokë.

“Data 9 maj 2020 do të mbahet mend gjatë në historinë politike të Shqipërisë. Siç mbahet mend edhe 26 maji 1996, kur PD-ja në pushtet shënoi fillimin e rrëzimit të pushtetit të saj. Edhe asokohe pushteti dhe lidershipi i saj nuk donin ta ndjenin rënien, varrin që i bënë vetes dhe demokracisë me masakrën në sheshin ‘Skënderbej”.

Por ia bënë vetes, edhe popullit, por populli filloi ngritjen në protesta. Dhe i rrëzoi!

Edhe dje, me 9 maj, kryeministri Rama ka vulosur fillimin e rrëzimit të pushtetit rilindas.

Rilindja ka marrë me kohë të çara të mëdha në “muret” e pushtetit arrogant dhe të akuzuar për korrupsion. Me dhunën e ushtruar ndaj një grupi aktivistësh dhe intelektualësh, të cilët nuk donin asgjë me shumë se sa t’ju dëgjohej fjala, zëri dhe shpirti i tyre për Teatrin Kombëtar,  u morën e u tërheqën zvarrë në sheshin “Skënderbej”, ndaj në sytë e botës PUSHTETI mori emrin REGJIM.

Dje thjesht nuk pati gjak si më 26 maj 1996, por mjaftoi dhuna live ndaj zërit ndryshe të artistëve dhe qytetarëve.

Nuk ishte policia autore e dhunës, ajo thjesht zbatoi udhërin e kryeministrit.

Dhe kryeministri nuk ka zgjidhje tjetër, veçse, ose të japë dorëheqjen për aktin e djeshëm dhe të hyjë në analet e historisë si një njeri që bëri autokritikë publike dhe iku.

Ose të shkarkojë krejt piramidën e Ministrisë së Brendshme. Nëse Edi Rama gjen forca të dalë para popullit e të kërkojë falje publike për dhunën e djeshme, edhe mund të rigjejë veten e vitit 1996, kur akuzonte presidetin Berisha për dhunën e 26 majit 1996.

Por PUSHTETI i tepërt, arrogant dhe korruptiv të errëson arsyen, shikimin dhe të çon të i njëjti fat që pësoi pushteti i PD pas 26 majit 1996”, shkruan Lesi.

Next Post
Përmet/Grabitet me thyerje dyqani dhe merren paratë

Përmet/Grabitet me thyerje dyqani dhe merren paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In