• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Niko Peleshi: Në Korçë marrim 7 mandate, nëse një drejtues politik nuk siguron vota më mirë të mos jetë

by
24/03/2021 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës dhe gjashti në listën e deputetëve në këtë qark, ishte i ftuar në “News 24”.

Gjatë kësaj interviste, Peleshi foli për shumë tematika. Mënyrën se si janë ideuar listat e kandidatëve të PS në qarkun e Korçës, pritshmëritë e kësaj partie në këtë qark, por edhe për stërvitjen e NATO-s në Shqipëri “Defender Europe 2021”.

Intervista:

Meqenëse siç thash jeni vendosur në Korçë dhe po ndiqni për fushatën elektorale që zyrtarisht nis nesër, çfarë po ndodh në Korçë?

 

 

Niko Peleshi: Jemi këtu pak ditë pasi të gjitha forcat politike kanë bërë publike listat për deputetë. Jam i kënaqur me kandidatët e listës. Nga pikëpamja gjinore është barazi gjinore, 6 burra dhe 6 gra. Po ashtu edhe 6 vendet e para që ne synojmë, janë ndarë 3 burra dhe 3 gra. Edhe minoritetet janë përfaqësuar. Ne nuk merremi me kundërshtarët politikë, por fushata e Korçës ka qenë korçare me të vërtetë. PD ka një tjetër stil fushate, pak më të vjetruar.

Kush e hartoi listën e Korçës?

Niko Peleshi: Unë jam drejtuesi politik i qarkut të Korçës prej 8 vitesh. Lista është hartuar nga strukturat e partisë, ju e dini që kemi pasur një mbledhje të gjatë në kryesi dhe të gjithë drejtuesit kanë paraqitur të gjitha emrat dhe ka shpjeguar se cilët janë kandidatët.

Ka pasur debate për listën e Korçës siç ka ndodhur për Tiranën?

Niko Peleshi: Nuk ka pasur debate, unë, kryetari i partisë, kemi insistuar q të kemi një përfaqësim të komunitetit maqedonas në listën tonë dhe kjo është mirëkuptuar. Ne kemi 12 kandidatë dhe nuk më erdhi mirë që iu pranua lista e PD me 18 emra. Nuk na sjell probleme me zgjedhjet, por ne jemi shumë korrekt ligjeve dhe udhëzimeve. Kemi 12 kandidatë në listën tonë që kandidojnë për 11 mandate.

6 mandate mori Korça herën e kaluar, lidhet kjo me pozicionimin tuaj?

Niko Peleshi: Lidhet sepse kjo është bazike. Kemi vendosur në krye emra të rinj. Është simbolikë që ka mesazhe me vete, lidhet me hapjen e partisë. PS e ka në filozofinë e vet hapjen. Unë vetë dhe një deputet që ka shumë mandate ne jemi prurje të vitit 2004. Në PS kanë ardhur gjithmonë të rinj. Duke u vendosur ë linjën finale të mandateve dhe në krye janë vendosur të rinjtë, ne tregojmë që i besojmë të rinjve dhe ata e kanë rrugën e hapur.

Në rastet se nuk e kaloni dot numrin e mandateve që keni përfituar në 2017? Kjo është një lloj ndëshkimi?

Niko Peleshi: Ne jemi në fushatë dhe nuk na lejohet të bëjmë deklarata pesimiste. Nëse ndodh, për çfarë do të duhet që një drejtues politik do të vijojë të qëndrojë në parlament. Ne kemi disa të drejta, në kompozimin e listës duhet të kesh dhe përgjegjësi. Nëse si drejtues politik nuk ke sukses, nuk ke pse t’i zësh vendin një tjetri. Por të jeni të bindur që kjo nuk do të ndodhë, ne synojmë 7 mandate. Janë bërë transformime të jashtëzakonshme. Korça është një qytet që ka një zhvillim si nata me ditën. Slogani im i parë ka qenë Korça që unë dua të jetoj, kjo lidhej dhe me një thirrje për të mos u larguar të rinjtë nga vendi. E them me mburrje korçare, nëse këtë standard do e shtrijmë në të gjithë Shqipërinë, atëherë Shqipëria nuk do të ketë asnjë dallim nga vendet me standard. Unë jam me adrenalinën e një mandati të ri ku dua të shoh një vizion që e presim për ditësh.

Ju pretendoni 7 mandate në Korçë?

Niko Peleshi: Patjetër, është objektivi ynë maksimal.

Është përfaqësuar mirë Korça me emrat që janë në listë?

Niko Peleshi:
 Jam i kënaqur, kam një rol në listë, me emrat e propozuar. Marr përsipër të gjithë përgjithësitë, 90% i listës ka qenë propozimi im dhe miratuar nga partia. jam shumë i kënaqur dhe them se është një nga listat më të mira në zgjedhjet që kam marrë pjesë unë. Është një listë e pritur shumë mirë, nuk e them vetëm për ndjesi. Ne e sundojmë opinionin, sidomos në këtë periudhë. Nuk kam asnjë dritëhije në raport me listën. Kemi njerëz me integritete që vijnë nga profesione shumë të mira. Kemi përfaqësuar denjësisht një qytet si Korça.

Si keni menduar ta zhvilloni fushatën elektorale, thatë që e nadani aktivitetin tuaj mes Korçës dhe Tiranës?

Niko Peleshi: E vërteta është që kam një agjentë shumë të ngarkuar. Kam disa angazhime që nuk i iki dot. Një ditë pas zgjedhjeve zhvillon stërvitja “Defender Europe 2021”. Do të kemi një fluks të madh ushtarakësh të marrë nga shumë vende, ndaj kërkon shumë angazhim. Kemi një partner që sic e dini është serioz, si SHBA. Janë marrë të gjitha masat që ky event të japë mesazhe pozitive. Kjo ka dhe lidhje me të ardhmen tonë. Tregon se kush është aleati që Shqipëria do të mbështetet sot dhe përgjithmonë.

Konkretisht çfarë lloj stërvitje do të bëhet me 26 prill?

Niko Peleshi: Stërvitja dot ë nisë në mes të majit deri në mesin e muajit qershor, në disa lokacione. Nga Shqipëria do të marrin pjesë 900 forca ushtarake. Ashtu sikundër edhe një infrastrukturë e jashtëzakonshme do të vijë nga jashtë. Do të jetë një mundësi e artë për të testuar kapacitetet tona ushtarake, ashtu siç e përmenda që janë duke u pasuruar me kontribute në NATO, por edhe nga buxheti në rritje i shtetit, se si vend anëtarë të NATO-s do të rriten investimet në fushën e mbrojtjes.

Flasim për donacionin e SHBA 29 mjete të reja të blinduara?

Niko Peleshi: Janë fjala e fundit për teknologjinë. Ato do të përdoren gjatë stërvitjes. Donacionet e SHBA kanë një domethënie pozitive. Janë paketë e plotë, nuk janë vetëm ata që shohim dhe preken, por edhe trajnimi dhe kujdesi i personelit për t’u kujdesur për to. Në të kaluarën kemi bërë gabime, kur kemi bërë një investim më të lirë, por na ka kushtuar më shpejt.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Yuri Kim, e cila ka përmendur edhe vendimin e DASH për Tom Doshin?

Niko Peleshi: I vetmi koment që mund të bëj është që e vlerësoj si kontribut për demokracinë dhe zgjedhjet mesazhet e Yuri Kim dhe si një deputetët e PS, jam i kënaqur që procesi i kandidatëve ka marrë parasysh paralajmërimet e aleatëve. Besoj që në të gjithë Shqipërinë kandidatët tonë janë me integritet, kështu që ne si partia më serioze dhe e madhe e vendit, kemi zbatuar pikë për pikë të gjitha parimet, normat dhe orientimet e partnerëve tonë strategjikë.

Si do të zhvillohet fushata?

Niko Peleshi: Ne duke qenë se kemi shumë deputetë, mund të vendosim në çdo qark nga një deputetë. Në Kolonjë do të punojë Olta Xhaçka, në Pogradec Blerina Gjylameti. Kështu që ne gjithmonë Kolonjën se kemi vlerësuar nga pikëpamja sasiore, por si një trevë që duhet të përfaqësohet në mënyrë më dinjitoze. Kemi gjetur një kombinim të mirë, që shton votat. Në Devoll ku s’kemi pasur një rezultat të mirë, do të ketë përmbysje./ b.h

Next Post
COVID-19, Kosova regjistron 17 viktima dhe 781 raste të reja brenda një dite

COVID-19, Kosova regjistron 17 viktima dhe 781 raste të reja brenda një dite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In