Perandoria Romake ishte perandoria që u ngrit dhe u qeveris nga qyteti i Romës gjatë qindvjeçarëve 6 Para Krishtit dhe 5-6 Para Krishtit.
Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e Perandorisë Romake janë viti 27, fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit “August”, dhe 395 Pas Krishtit, kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda përfundimisht në mes, në pjesën perëndimore atë lindore.
Nga koha e Augustusit gjer në rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit.
Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën perandorin Trajan, me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 kilometra katrorë.
Tregtia, artet dhe kultura arritën lulëzimin e parë të lartë të tyre gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe në zonat e qeverisura nga ajo, po ashtu cilësia dhe niveli i popullsisë së asaj kohe do të duhej të arrihej në Evropë dhe Afrikën e Veriut shekuj më vonë.
Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Gjuha latine si gjuha e Romës, ishte gjuha zyrtare që përdorej në mbarë Perandorinë Romake. Latinishtja ka qenë më pas, në mbarë Evropën, me qindra vjet gjuha e të shkolluarve, sidomos në shkencë, gjer në kohën baroke. Ende në ditët e sotme latinishtja përdoret në disa degë të shkencës, si mjekësia dhe biologjia.
Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë, në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan t´a paraqisnin veten si “Perandoria Romake”. Perandoria Romake e Perëndimit ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. Perandoria Romake e Lindjes njihet gjerësisht sot si Perandoria Bizantine, e cila i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake së bashku me elementet helenike dhe ortodokse të krishtera edhe për një mijëvjeçar tjetër, gjer në rënien e saj në duart e Perandorisë Osmane në vitin 1453. Vlen të përmendet se, ndikimi në kulturë, ligj, teknologji, arte, gjuhë, fe, qeverisje, ushtri dhe arkitekturën e qytetërimeve që pasuan, vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisë Romake ka ndikuar shumë në sistemin shtetëror evropian, para së gjithash në drejtësi dhe ligjshmëri.
Shoqëria
Jeta në Romën e Lashtë rrotullohej rreth qytetit të Romës, i përqendruar në shtatë kodra. Qyteti kishte një sërë strukturash monumentali se Koloseu dhe Panteoni. Kishte shatërvanë me ujë të pastër e të freskët si rrjedhojë e kanalizimeve, teatro, gjimnaze, komplekse vaskash të pajisura me librari dhe dyqane, tregje etj. Nëpër gjithë territorin që Roma kishte nën kontroll, arkitektura e banesave varionte nga shtëpitë modeste e deri tek vilat luksoze. Shtresat e ulëta e të mesme të popullsisë jetonin në qendër të qytetit në apartamente. Qyteti i madh i Romës ishte qendra më e madhe urbane e asaj kohe me një popullsi rreth një milion banorë. Hapësirat publike në Romë kumbonin nga zhurmat e karrocave, për të cilat Jul Çezari njëherë kishte propozuar t’i ndalonte të qarkullonin gjatë ditës.
Qeverisja
Në fillimet e perandorisë u synua ruajtja e një forme republikane qeverisjeje. Perandori romak portretizohej thjesht si “qytetar i parë” dhe senati kishte fuqinë legjislative, ndërkohë që gjithë autoritetin ligjor më parë e mbanin asambletë popullore. Sidoqoftë, roli i perandorëve u bë gjithnjë e më shumë autokratik dhe senati u reduktua në një trupë këshilluese e emëruar nga perandori. Perandori nuk e trashëgoi burokracinë nga Republika duke qenë se ajo nuk kishte trupa qeverisëse përveç Senatit. Perandorët i emëronin vetë këshilltarët e tyre, ndërkohë që shtetit i mungonin shumë institucione, si ato për planifikimin e buxhetit. Disa prej historianëve e kanë cilësuar këtë si një prej arsyeve të rënies së Perandorisë Romake.
Shkaktarët e rënies
Shkaktarët e kryesorë të rënies së Romës ishin barbarët. Historiani Peter Heather ka nxjerrë në pah se si erozioni progresiv i territoreve i kishte hequr administratës qendrore rekrutë për ushtrinë dhe burime për të paguar trupat, duke e bërë shtetin gjithnjë e më të pambrojtur përballë kërcënimeve. Perandoria, në fakt, nisi të thërrmohet që në 378, kur Gotët fituan përballë romakëve në Adrianopojë dhe u vendosën për një kohë të gjatë të pashqetësuar në Thraki (mes Greqisë dhe Turqisë së sotme): që atëherë pati një vijimësi pushtimesh, infiltrimesh dhe bastisjesh përgjatë të gjithë kufijve. Jo vetëm kaq: rajone të tërë u shkëputën nga autoriteti qendror nga rebelimet me sfond social, si të ashtuquajturit bagaudë në Francën e sotme, apo me sfond fetar, si në Afrikë. Pjesa tjetër, e gjithë pjesa tjetër, duket se është mbi të gjitha frut i një konsumimi, një vjetërimi pothuajse fiziologjik në një qytetërim të madh. Pashmangshmëria e vdekjes së një perandorie është parashtruar dhe trajtuar nga filozofë dhe historianë autoritarë, si Oswald Spengler, që thoshte se periudha e kohëzgjatjes së një perandorie është mes një mijë dhe dy mijë vite, apo Arnold J. Toynbee, që fliste për faktorë krize të cilëve në të ardhmen e largët është e vështirë t’u shpëtosh.
Në rastin e perandorisë romake, keqfunksionimet e sistemit mund të gjenden me shumicë. Për këtë arsye shumë historianë nuk e konsiderojnë të mundur që popuj barbarë të paorganizuar dhe konfuzë, të kenë marrë më në fund në duar frenat e një shteti të mirëstrukturuar dhe organizuar. Ramsay MacMullen, një prej historianëve që flet më së shumti për “shkaqet e brendshëm” e ka përqendruar analizën e tij në humbjen e etikës në menaxhimin e gjësë publike. Studiuesi amerikan ka nxjerrë në pah përhapjen kapilare të korrupsionit mes burokracisë së tepruar perandorake, dhe gjithashtu edhe në ushtri, në çdo nivel, me tangente, kërkesa të paligjshme dhe zhvatje deri të institucionalizuara, në një lloj “privatizimi” të perandorisë, që i minoi asaj kohezionin politik, efiçencën administrative dhe solidaritetin financiar.“
Sipërfaqja
25 Para Krishtit – 750,000 kilometra katrorë
50 – 4,200,000 kilometra katrorë
117 – 5,000,000 kilometra katrorë
390 – 4,400,000 kilometra katrorë
Popullsia
25 Para Krishtit – 56,800,000 banorë
117 – 88,000,000 banorë
Perandorët
Augustusi
27 Para Krishtit – 14
Tiberiusi
14-37
Kaligula
37-41
Claudiusi
41-54
Nero
54-68
Galba
68-69
Oto
69
Vitelliusi
69
Vespasiani
69-79
Titusi
79-81
Domitiani
81-96
Nerva
96-98
Trajani
98-117
Hadriani
117-138
Antoninus Pius
138-161
Mark Aureli
161-180
Lucius Verusi
161-169
Komodusi
180-192
Pertinaksi
193
Didius Julianusi
193
Septimius Severusi
193-211
Geta
211
Karakalla
211-217
Makrinusi
217-218
Elagabalusi
218-222
Aleksander Severusi
222-235
Maksiminus Thraksi
235-238
Gordiani, Gordiani II
238
Pupienusi, Balbinusi
238
Gordiani III
238-244
Filipus Arabsi
244-249
Deciusi
249-251
Trebonianus Gallusi
251-253
Emilius Emilianus
253
Valeriani
253-260
Galienus
253-268
Klaudius II
268-270
Kuintillus
270
Aureliani
270-275
Tacitusi
275-276
Florianusi
276
Probusi
276-282
Karus
282-283
Numeriani
283-284
Karinus
283-285
Diokletiani
284-286
(Perandoria ndahet në lindje e perëndim)
Pjesa perëndimore
Maksimiani
286-305
Konstanti I
305-306
Severusi II
306-307
Konstantini
307-337
Maksentiusi
306-312
Maksimiani (rikthehet në pushtet)
307-308
Pjesa lindore
Diokletiani
286-305
Galeriusi
305-311
Maksiminus Daia
310-313
Licinius
308-324
Perandoria e ribashkuar
Konstantini II
337-340
Konstansi
337-350
Konstantius II
337-361
Juliani
360-363
Joviani
363-364
Perandoria perëndimore pas vdekjes së Jovianit
Gratiani
367-383
Valentiniani II
375-392
Eugeniusi
392-394
Honoriusi
395-423
Xhon
423-425
Valentiniani III
425-455
Petronius Maksimus
455
Avitusi
455-456
Majoriani
457-461
Severusi III
461-465
Antemiusi
467-472
Alibriusi
472
Gliseriusi
473-474
Julius Neposi
474-475
Romul Augusti
475-476
Pjesa lindore pas vdekjes së Jovianit
Valensi
364-378
Teodosiusi
379-395
Arkadiusi
395-408
Teodosiusi II
408-450
Markiani
450-457
Leo
457-474
Zeno
474-476
Koloseu
Koloseu është amfiteatri eliptik në qendër të qytetit të Romës, më i madhi i ndërtuar në Perandorinë Romake. Është një prej veprave më të mëdha të arkitekturës dhe projektimit romak. Fillimisht koloseu kishte vend për 50 mijë spektatorë dhe përdorej për ndeshje gladiatorësh e spektakle publike. Ai qëndroi në përdorim rreth 500 vite dhe lojërat e fundit të zhvilluara aty janë të regjistruara në shekullit e VI-të. Përveç ndeshjeve tradicionale mes gladiatorëve, aty zhvilloheshin dhe shumë spektakle si gjueti kafshës, vënie në skenë e betejave të famshme dhe drama të bazuara në mitologji. Sot, koloseu është një prej vendeve më tërheqëse për turistët që vizitojnë Romën. TiranaObserver/