• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

by E B
12/06/2026 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha tha sot se rasti i tij ishte “unik”, duke iu referuar pretendimit se Shtetet e Bashkuara i kanë hequr sanksionet dhe statusin “non grata”. Por ky pretendim bie ndesh me dy elemente thelbësore: përgjigjen e Departamentit të Shtetit për gazetën TemA, ku flitet për një waiver, pra përjashtim, dhe faktin që emri i tij dhe i familjarëve vijon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të DASH në listën e personave të sanksionuar.

Dallimi është i rëndësishëm, pasi heqja e sanksionit do të thotë revokim i statusit dhe i bazës ligjore që e ka prodhuar atë. Ndërsa waiver-i është një përjashtim i kufizuar, që mund të përdoret në raste të caktuara kur Departamenti i Shtetit gjykon se hyrja e një personi në SHBA i shërben një interesi diplomatik, institucional apo kombëtar.

Për më tepër, emri i Berishës dhe i familjarëve të tij vijon të figurojë në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, në listimin publik të vitit fiskal 2021 për personat e dizenjuar sipas Seksionit 7031(c). Në këtë listë përmenden Sali Berisha, bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza Argita Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha e paraqiti sot rastin e tij si të paprecedent, por raste të tilla njihen në praktikën diplomatike amerikane dhe janë përdorur dhjetëra herë për zyrtarë apo drejtues shtetesh të përfshirë në kufizime hyrjeje.

Një kategori e veçantë janë zyrtarët e sanksionuar që lejohen të udhëtojnë në Nju Jork për takime të Kombeve të Bashkuara, për shkak të detyrimeve që Shtetet e Bashkuara kanë nga Marrëveshja e Selisë së OKB-së, por edhe për arsye shëndetësore.

Sipas të dhënave mbi zbatimin e këtij mekanizmi, waiver-i është përdorur të paktën 60 herë për zyrtarë dhe drejtues shtetesh, kryesisht në raste të lidhura me akuza për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, torturë apo korrupsion madhor.

Një prej rasteve të përmendura lidhet me princin Nasser të Bahreinit. Organizatat e të drejtave të njeriut kishin kërkuar vendosjen e ndalimit të vizës ndaj tij për shkak të akuzave për torturë, ndërsa udhëtimi i tij në SHBA në vitin 2024 ngriti dyshime se Departamenti i Shtetit kishte përdorur një përjashtim.

Një tjetër rast lidhet me Arabinë Saudite. Pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, SHBA vendosi kufizime ndaj një numri zyrtarësh sauditë, por në raste të caktuara përjashtime të tilla janë përdorur kur administrata amerikane ka gjykuar se kjo i shërbente interesave strategjike të Uashingtonit.

Në këtë kuptim, rasti i Berishës nuk rezulton unik për nga mekanizmi. E vetmja gjë që e dallon që e dallon nga disa prej këtyre rasteve duket se është natyra e akuzës. Ndryshe nga shumica e rasteve ku waiver-i është përdorur për persona të lidhur me akuza për torturë apo shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, Berisha është dizenjuar nga SHBA për korrupsion madhor./TemA

 

Për këtë arsye, pretendimi se Shtetet e Bashkuara i kanë hequr sanksionet mbetet i ndryshëm nga ajo që nënkupton një waiver. Nëse sanksionet do të ishin hequr, kjo do të duhej të reflektohej në revokimin e dizenjimit. Deri tani, publikisht, emri i Berishës dhe i familjarëve të tij vijon të jetë në listën zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Next Post
Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    k/mashtruesi plaku komunist,85 vjecar i vicidolit,ka nji fjale e 100 rrena,protestuesit jane te bindur.komunisti plake i vicidolit,eshte ortaku,me shtrejti i k/hajdutit,ne saje te ktije,mashtruesi plak ,k/hajduti mbane pushtetin,prandaj te shtrejtit protestuesit,kerkojne burge per k/hajdutin,e e ortakun e tije,mostren e vicidolit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In