• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

by Kreshnik Spahiu
12/06/2026 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Evropa dhe opozita amerikane po e kryqëzojnë familjen Trump për korrupsion në Shqipëri dhe protestat po reklamohen në gjithë botën si protesta anti-Trump.

Në këto kushte SHBA ka aktivizuar Planin B.

Duke hequr Non-Gratën Berishës, i kanë dërguar mesazh europianëve dhe opizitës së tyre amerikane që edhe nëse bie Rama, projekti i Zvërnecit do të vazhdojë sepse kanë garancinë me Berishën që në këmbim të vizës amerikane doli një javë më parë dhe deklaroi që e mbështet projektin e investimit në Zvërnec.

Në këto kushte kemi dy aleanca:
1- SHBA aleancë me RAMA-Berisha.
2- BE aleancë me studentët dhe protestuesit.

Zyrtarisht: Sali Berisha ka lehtësim dhe përjashtim por jo revokim të statusit Non-Grata.

Pasojat ligjore kur shpallesh non-grata nuk janë vetëm vizat sepse një person non-grata është gjithmonë në hetim, monitorim, vëzhgim, publikim dhe presion nga shteti që e vendos në listë.

Pavarësisht kësaj duhet pranuar që Washingtoni ka ndryshim të politikave dhe standardeve.

DASH i hoqi non-gratat dy kriminelëve dhe vrasësve të kërkuar ndërkombëtarisht si Vladimir Putin dhe Dodik dhe për këto arsye nuk keni pse habiteni pse ja pezulloi pjesërisht Sali Berishës.

Ndërkohë Sali Berisha është i ftuar në 4 korrik edhe në shtëpinë e ambasadorit amerikan në Tiranë për festën kombëtare të SHBA.

Ardhja e ambasadorit të ri amerikan pritet të vijë në një moment ku SHBA e konsideron si rritje të zhgënjimit me SHBA në vendin që dikur quhej pro-amerikan por që aktualisht nuk është më i tillë.

Aleanca amerikane me establishmentin e vjetër Rama-Berisha si kundërpërgjigje ndaj inspirimit europian të “Revolucionit Flamigo” është një sfidë e re për mijëra të rinj dhe studentë në protestë.

Dje dhe sot mijëra të rinj iu përgjigjën me agresivitet vendimit të Uashingtonit me thirrjet: “Berisha burg, Rama burg”.

Gjithsesi naiviteti dhe mungesa e eksperiencës së protestuesve mund t’i çojë drejt dështimit.

Sa të mendojnë ata dhe të hezitojnë për strukturimin e lëvizjes në një parti politike, dy pleqtë e vjetër Berisha-Rama kanë mbyllur çdo vrimë dhe janë disa hapa para në zgjidhjen afatgjatë.

Mungesa e krijimit të një alternative të re politike dhe paqartësia e kërkesave fatkeqësisht mund të na çojë në një përfundim protestash pa asnjë rezultat të ndryshimit të sistemit, madje përkundrazi, ndoshta kanë zgjuar nga gjumi dy ciklopët dhe i kanë frikësuar duke i bërë ata të asgjësojnë në të ardhmen edhe ato pak fidane politike që kanë lulëzuar.

Heqja e non-gratës ishte bekim për xhaketat e vjetra, por një kërcënim për flamingot e reja sepse jo rastësisht u vendos 5 vjet më parë por u hoq 5 ditë pasi filluan protestat kundër vajzës së presidentit Trump.

Pa dyshim çdo shqiptar e di që lobimi për heqjen e Non-Grata ka kushtuar miliona euro të padeklaruara dhe kjo thellon zhgënjimin e popullit shqiptar që standardet amerikane shiten dhe bilhen me para.

Por a do shitet protesta më lirë se tokat e Zvërnecit?

Le të shpresojmë që flamingot të fluturojnë më shpejt nga llumi i kënetës Zvërnecit sesa dhëmbët e krokodilit që doli nga kafazi t’i shqyejnë një e nga një…..
Mos harroni që ai ka që në 1990 që rrëmben dhjetra revolucione.
Ashtu e mori edhe revolucionin e 8 dhjetorit.
Por ndryshe nga atëherë nuk ka nevojë për mikrofonin.
Të tjerë e iniciuan, të tjere protestuan, të tjerë funancuan, të tjerë ligjeruan, të tjerë luftuan dhe të tjerë do themi: PËRFITUAN.

Next Post
Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Comments 2

  1. leka says:
    5 months ago

    Kaq i zgjut je or Nik ! Tramfi i hoqi non graten Saliut . Ja fut kot se i ka dhene viz jo se perkrah investimin ne Zvernec( qe Rama se pyt fare Saliun per investimin) por Lacivita loboi per te justifiku6.5 milion dollaret qe pagoi Saliu

    Reply
  2. Lui says:
    5 months ago

    Për mendimin tim e vetmja e mirë që po sjellin këto protesta të përditshme, është ajri i pastër në Tiranë çdo mbrëmje. Sepse janë reduktuar makinat në qarkullim. Për të tjerat është e kotë nëse zgjatet shumë. Sepse bëhet fjalë një establishment poltik i konsoliduar kundër një turme konglomerat idesh që me shumë gjasa do fillojnë të përçahen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In