Një vogëlushe nga Anglia 4 vjeçare është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes, pasi u thith nga pompa e shkarkimit të një vaske me ujë të nxehtë në një hotel, ku ajo kishte shkuar me familjen e saj, në një qytet të vogël në Bullgari.
Isabella Floyd ishte “thithur” në dhomën e filtrimit, kur ajo u dëgjua të bërtiste nga dhimbjet. Nëna e saj, e cila në atë kohë ishte pranë saj, u përpoq për ta penguar një gjë të tillë duke e tërhequr me forcë, por rezultoi një operacion i pamundur.
Atëherë gruaja i kërkoi ndihmë një tekniku nga hoteli të cilët nxituan në dhomë dhe fikën me anë të një mekanizmi thithjen e ujit. Më pas vajza e vogël është nxjerrë, por ka marrë dëmtime të shumta në bark të cilat i kanë prekur edhe zorrët.
Menjëherë pas kësaj, vogëlushja është transportuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar dy operacioneve, për shkak të zorrëve të dëmtuara. Gjithashtu ajo ka humbur shumë gjak dhe tani ndodhet në gjendje kome ku është duke luftuar për të mbijetuar.