• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra/ Vasili i kërkon llogari Vlahutinit për qëndrimin e Calaverës: Duhen sqaruar këto pika

by Java News
28/02/2017 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i ka dërguar këtë të martë një letër shefes së misionit të BE-së në Tiranë, ku i kërkon sqarime për sjelljen e shefes së OMN-së, Calavera pas qëndrimeve të kësaj të fundit.

Teksa Calavera me një reagim publik tha se Bordi i kontestuar i OMN-së do të koordinojë punën mes KE-së dhe SHBA-së, Vasili i kërkon Vlahutinit sqarime mbi disa ndryshime konceptuale që Calavera ka përmendur në letrën e saj.

Sic shkruhet në letër, Ministri i Drejtësisë është i shqetësuar për funksionimin e PMU-së, një organ i ri në funksion të OMN-së, dhe kërkon të përcaktohet qartë komunikimin e kësaj strukture me institucionet shqiptare. Letra e Petrit Vasilit u është nisur për dijeni edhe: ambasadorit amerikan Donald Lu, Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Kjo situatë kërkon sqarim të mëtejshëm, pasi duhet qartësuar në mënyrë shteruese nëse komunikimi do të mbahet ndërmjet PMU-së (Project Menagment Unit), e cila paraqet në vetëvehte realisht një strukturë gjithpërfshirëse apo OMN-së, e cila ka një parashikim kushtetues të mirëpërcaktuar. Është shumë e domosdoshme që të përpilohet Rregullorja e Funksionimit të PMU-së. Ajo duhet të përshkruajë qartë: mënyrën e komunikimit të PMU-së me institucionet shqiptare….Rregullat e pajisjes së tyre me Certifikatat përkatëse të Sigurisë, që ju mundësojnë shqyrtimin e dokumenteve të caktuara shtetërore…”-thuhet ndër të tjera në letrën e Vasilit.

Në vijim, Vasili kërkon që PMU, pjesë e projektit IPA të fondeve të BE-së, të ketë sa më shpejt edhe Përfaqësuesin e Shqipërisë.  “Qartësimi i momenteve të mësipërme është tepër i rëndësishëm pasi siguron transparancë në komunikim, qartëson rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e gjithsecilit në proces, dhe eviton keqkuptime dhe interpretime, të cilat do të sillnin vonesa të pajustifikueshme”,-thotë Vasili ndër të tjera në letër.

Next Post
Prokuroria: Reforma ka krijuar ngërç, mungon baza ligjore për disa aspekte proceduriale

1300 kontejnerë me plehra në Shqipëri?! Prokuroria përgënjeshtron lajmin: S’ka asnjë hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com