• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga vijnë paratë e ndërtimit? Ahmetaj i përgjigjet Bashës: U nxit nga rritja e huave!

by Java News
02/03/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka theksuar se sektori i ndërtimit ka shënuar rritje, i ndikuar nga rritja e huave për këtë sektor. Në një konferencë me gazetarët, Ahmetaj tha se kjo ecuri “rrëzon qëndrimet politike apo emocionale të çdo kujt”.

“Ekonomia është në një trajektore rritëse të qëndrueshme. Janë rritur huatë për ndërtim, si përgjigje e pyetjes se ku dalin paratë për ndërtim. Kjo rrëzon qëndrimet politike apo emocionale të çdo kujt. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme për të kuptuar se nga vjen rritja e sektorit të ndërtimit”, ka thënë ministri.

Kreu i Financave tha se huaja për pasuritë e paluajtshme është rritur me 6 %.

“Do t’ju lutesha të shihnit lejet e Bashkisë së Tiranës në vite. 24.9 mld në 2014 dhe 24.79 mld në 2017. Ky është një tregues shumë i rëndësishëm”.

Dy ditë më parë, kryedemokrati Basha, akuzoi se ekonomia është marrë peng nga paratë e drogës dhe kjo duket më qartë në sektorin e ndërtimit, kryesisht në Tiranë, tha ai

Gjate konferences per shtyp, Ahmetaj u ndal tek ulja e papunësisë në vend.

“Punësimi u rrit në 2017, krahasuar me 2014 ka ulje prej 4 % papunësia, gati rritje prej po 4 % të pjesëmarrjes në forcat e punës. Në mandatin e dytë të qeverisë Rama papunësia po shkon drejt shifrës njëshifrore”.

Kreu i financave shqiptare tha më tej se kredia për sektorin privat shënoi rritje. Kreditë me probleme patën rënie, sipas tij.

“Rënie nga 24 % në mars 2014, në 13.2 % në dhjetor 2017 të stokut të kredive të këqija”- tha ministri.

Ahmetaj në vijim të fjalës së tij, dha një panoramë të përgjithshme të ecurisë së ekonomisë në vend. “Pati 12.1 % rritje eksportet në 2017, ja nga vjen monedha e huaj. Rritja e eksporteve në janar është 23.6 %, perspektiva është e mirë, ka përmirësim të bilancit të pagesave. Është përmirësuar ekonomia për shkak të reformave. Eksportet bujqësore në janar 2018, janë rritur 40.3 %. Borxhi publik ka qenë në trajektore rënëse nga 2013 në 2017”, tha ministri Ahmetaj.

a.ç

 

 

Next Post
Grantet për “Arbri Garden”, Panariti: Vendimi nga strukturat e BE

Grantet për "Arbri Garden", Panariti: Vendimi nga strukturat e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In