• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nga testi i befasishëm i drogës tek psikologu”, zbardhen porositë e Nanos për Policën

by A R
30/05/2022 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, paraditen e sotme, zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të Policisë, në qendër dhe në bazë. Nano ka falenderuar drejtuesit e strukturave dhe nëpërmjet tyre të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë 5 mujorit të parë të këtij viti, për përballimin me shumë sukses të sfidave, veçanërisht finalen e UEFA Conference League, si dhe të shumë operacioneve për goditjen e elementeve apo grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve ndaj personit, pronës, narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, lojërave të fatit, korrupsionit etj.

Drejtor Nano ka kërkuar që të mos ulet ritmi në luftën ndaj krimit, por të rritet akoma më shumë forca goditëse dhe të mos ndalojnë operacionet për goditjen e grupeve kriminale. Të bëhet punë policore profesionale, që grupet apo elementet e veçuara kriminale të mos gjejnë qetësi dhe terren të përshtashtëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Të vijojë kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri, me dronë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Për ato zona që do të raportohen të pastra, por më pas nga monitorimi ajror do evidentohen bimë narkotike të mbjella, përgjegjësia do të bjerë direkt mbi drejtuesit e strukturave policore që mbulojnë këto territore dhe masat do jenë shumë ta ashpra.

Të bashkëpunohet me OSHEE-në, me qytetarët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim që të evidentohen, në rast se ka, ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të pajisjeve që furnizohen me energji elektrike. Të zhvillohen kontrolle në të gjitha ato ambiente për të cilat ka dyshime dhe të çohet para përgjegjësisë çdo punonjës i administratës, që mund të jetë i implikuar, në rast se evidentohen raste të tilla.

Jemi në nisje të sezonit turistik, prandaj duhet një angazhim maksimal nga Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale. Duhet të merren masa për muzikën e lartë, që është shqetësim për banorët, si dhe të ushtrohen kontrolle në të gjithë vijën bredetare, për të marrë informacione për personelin që punon në lokale, hotele dhe subjekte të tjera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së turistëve dhe pushuesve.

Policia Rrugore duhet të vijojë punën, më të njëjtin intensitet si gjatë këtij muaji, gjatë të cilit, çdo javë janë pezulluar 500-600 leje drejtimi, më qëllim që kjo punë të japë rezultat në rritjen e parametrave të siurisë rrugore dhe jo të krijojë te qytetarët përshtypjen sikur Policia Rrugore punon me fushata.

Nano është ndalur edhe te ecuria e testit të drogës për punonjësit e Policisë. Çdo titullar i strukturave vendrore të grumbullojë informacion dhe të dërgojë në mënyrë të befasishme për të kryer testin e drogës ata punonjës që dyshohet se mund të përdorin lëndë narkotike. “Ky është një proces që do jetë në vijimësi dhe nuk do mbarojë kurrë, ndaj vlerësojeni me shumë seriozitet”.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka kërkuar nga të pranishmit në mbledhje, që të evidentojnë rastet e konflikteve ndërmjet punonjësve të Policisë dhe t’u japin zgjidhje shteruese, në rast se ka raste të tilla. Në çdo drejtori vendore e strukturë ka psikologë, me të cilët duhet të bashkëpunohet për çdo rast. “Me urdhrin e psikologëve, që na kanë premtuar ndihmën dhe mbështetjen, duhet të ndiqen me rigorozitet të gjitha rastet që kanë të bëjnë me ngarkesat psikologjike të punonjësve të Policisë”.

Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar performancë më të mirë të punonjësve të Policisë, në raport me sjelljen dhe komunikimin me qytetarët dhe gazetarët. “Nuk do tolerohet askush që do të abuzojë në këtë drejtim, sepse një veprim individual i punonjësit të Policisë cenon rëndë besimin dhe marrëdhënien e gjithë organizatës me qytetarët, si dhe dëmton imazhin e saj”.

/a.r

Next Post
U kap “mat” me të dashurin/ E reja i jep mesazh “live” bashkëshortit në Gjermani: Të ketë turp familja jote

U kap “mat” me të dashurin/ E reja i jep mesazh “live” bashkëshortit në Gjermani: Të ketë turp familja jote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In