• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga sot rruga jonë bëhet më sfiduese”, Rama: Kjo fazë e re kërkon mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve

by A R
20/07/2022 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbajtur ditën e sotme cermonia e ngritjes së flamurit të Bashkimit Europian në Kryeministri. I pranishëm në këtë cermoni ka qenë edhe Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij ka thënë se nga sot, rruga e Shqipërisë nuk bëhet më e lehtë por më sfiduese.

Edi Rama: Ceremonia e ngritjes së flamurit të BE-së në ballin e kësaj godine nuk është simbolizimi i fundit për Shqipërinë Evropiane. Nga sot rruga jonë nuk bëhet më e lehtë. Por shumë më sfiduese dhe përballja me hijet e së shkuarës hyn në një fazë të re. Fryma e ndryshimit hyn në një aftësi të re. Energjia dhe durimi ynë hyn në një test të ri.  Edhe ligji dhe drejtësia hyn në një shkallë të re vështirësie. Dua të ju them dhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të fëmijëve tanë në BE do të varet shumë nga ato. Mos ua mohoni fëmijëve Shqipërinë Europiane që ata meritojnë. Shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet mbrojtja e asnjë subjekti. Ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën me krimin   e organizuar. Ngritja e flamurit do të thotë ngritja e kësaj lufte në një nivel tjetër, por edhe frymës kritike.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjitha mediat për punën e paçmuar teksa ka shtuar se kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të gazetarëve.

Edi Rama: Dua i falenderuar dhe mediat për punën e tyre të paçmuar,  dua të shtoj se kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por edhe si punëmarrës. Do të angazhohemi në të dyja frontet qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona, por edhe për të përsosur vijën e saj të sjelljes, qoftë edhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit.

Dua ju thënë se jam i vetëdijshëm që flamuri evropian i ëndrrave dhe shpresave shqiptare, që do të ngremë solemnisht, barrën më të madhe të detyrimeve e ka mbi qeverinë. Kusuret dhe të metat tona lidhen me të gjithë. Edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi dhe problemi dhe zgjidhja për të gjithë. Na takon ne të jemi zgjidhja duke mos harruar se përndryshe jemi ne problemi.

Unë nuk do të isha këtu nëse nuk do të kisha besuar se Shqipëria bëhet, se ne shqiptarët e sotëm duhet ta bëjmë Shqipërinë sepse ndyshe nga e tërë koha e pafiund, kjo kohë që na ra për hise, kërkon një mundësi të artë që të gjitha gjenratat nuk e patën, rrugëtimin drejt BE.  Si në asnjë rrugëtim tjetër më parë, ky i yni është një rrugëtim drejt lirisë, drejt paqes për fëmijët tanë. Drejt shtetit modern demokratik të shqiptarëve.

Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë ku ne kemi mundësinë të bëjmë shtetin që meritojnë fëmijët tanë. I falenderoj sot me përulësi të gjithë shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë të rëndësishme të këtij rrugëtimi. U kërkoj ndjesë për gabimet e mia, ato që dija apo nuk dija duke iu siguruar se asnjë prej tyre nuk buron nga qëllimi për të përfituar. Nga thellësia e shpirtit nuk kam qenë kurrë më i bindur për të merituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë Evropiane.

/a.r

Next Post
Merr fund arratia/ “Delta Force” dhe GDF kapin gomonen pas 5 orë ndjekje, në kërkim skafistët

U ndoq 1 orë nga Guardia di Finanza, gomonia që u fut nga Greqia në Vlorë është larguar drejt Malit të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga bagazhet te rimbursimet, si pritet të ndryshojnë të drejtat e pasagjerëve në BE

Nga bagazhet te rimbursimet, si pritet të ndryshojnë të drejtat e pasagjerëve në BE

June 16, 2026
Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës

Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës

June 16, 2026
“Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar

“Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar

June 16, 2026
Arrestohen dy shqiptarë në Mykonos për vjedhje nga kantieret e ndërtimit të hoteleve

Arrestohen dy shqiptarë në Mykonos për vjedhje nga kantieret e ndërtimit të hoteleve

June 16, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Kodi penal në konsultim publik, ashpërsohen ndëshkimet ndaj atyre që abuzojnë me fondet e BE

June 16, 2026
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

June 16, 2026
Bido akuzon Muçin: Proteston në Zvërnec, por jo në Butrint ku është aksioner babai i tij

Bido akuzon Muçin: Proteston në Zvërnec, por jo në Butrint ku është aksioner babai i tij

June 16, 2026
Sekuestrohen vila e hotele/ SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, bllokohen 150 milionë euro pasuri

Sekuestrohen vila e hotele/ SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, bllokohen 150 milionë euro pasuri

June 16, 2026
U largua nga PS, deputetja Koçeku: Jam gati për zgjedhje të parakohshme! Do marr kecin tim dhe…

U largua nga PS, deputetja Koçeku: Jam gati për zgjedhje të parakohshme! Do marr kecin tim dhe…

June 16, 2026
Ndarja nga jeta e mjekut Edi Tushe, ministrja Sala: Kujtimi dhe vepra e tij, pjesë e rëndësishme e historisë së mjekësisë shqiptare

Ndarja nga jeta e mjekut Edi Tushe, ministrja Sala: Kujtimi dhe vepra e tij, pjesë e rëndësishme e historisë së mjekësisë shqiptare

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In