• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga shpërblimet tek ndëshkimet/ Kuvendi publikon rezolutën me 7 pika: Gjobiten nëpunësit civilë që morën pjesë në fushatë

by Java News
13/07/2019 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka hartuar një rezolutë me 7 pika që parashikon të sjellë ndryshime të rëndësishme për administratën shtetërore dhe më kryesorja ndryshimin e skemës së pagave dhe rishikimin e tyre në bazë të meritës.

Kuvendi i kërkon DAP aplikimin e një skeme pagash të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të zbatueshme nga të gjitha institucionet. Kuvendi thekson se nëse vlerësohet e arsyeshme të propozohen ndryshime të kuadrit ligjor dhe nënligjor në këtë aspekt.

Por primare në rezolutën e hartuar nga kuvendit është ndëshkimi i nëpunësve civilë të cilët kanë demonstruar sjellje në kundërshtim me ligjin gjatë fushatave zgjedhore. Në shënjestër do të jenë punonjësit që kanë marrë pjesë në fushatë si dhe ata që kanë penguar procesin zgjedhor, duke u bërë pjesë e skenarit të PD-LSI, shkruan Shqiptarja.com.

Detyra e dytë që duhet të realizohet nga DAP parashikon zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duke propozuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës që kanë penguar zbatimin e vendimeve deri më sot apo që kanë shkarkuar në mënyrë të padrejtë punonjësit. Detyra e tretë parashikon rishikimin e skemës së pagave.

Gjithashtu, Departamenti i Administratës Publike duhet të fillojë menjëherë rishikimin e strukturave funksionale të institucioneve, me vëmendje të fokusuar tek njësitë e varësisë së ministrive. Po sipas dokumentit të Kuvendit, DAP duhet të përmirësojë cilësinë e përshkrimeve të punës, të rishikojë metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe të bëjë informatizimin e këtij procesit për Kryeministrinë dhe aparatet e ministrive të linjës.

Gjithashtu, Kuvendi kërkon që Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, për vitin 2019, të ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshme për realizimin e procesit të Vlerësimit të Nevojës për Trajnim, dhe për këtë qëllim të përcaktojë njësinë e brendshme përgjegjëse si dhe të përditësojë vazhdimisht dhe në kohë reale databazat me të dhënat e nëpunësve të trajnuar, duke hartuar dhe miratuar objektivat e kënaqësisë së klientit për kurset e trajnimit; të kryej vlerësimeve periodike të cilësisë së trajnimeve të ofruara, sipas kërkesave të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2015–2020.

Arritjet për 2018

Kuvendi, në punën e DAP gjatë vitit 2018, ka vlerësuar zhvillimin e mëtejshëm të një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të paanshëm, të pavarur dhe të bazuar në meritë duke shënuar një rritje cilësore të procesit të rekrutimit nëpërmjet trefishimit të numrit total të aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura, rritjes së përqindjes së kandidatëve të kualifikuar në nivelin 50.45% dhe rritjes së numrit mesatar të aplikantëve/pozicion pune në 22 aplikantë. “Përmirësimin e kuadrit rregullator, nëpërmjet miratimit të 5 akteve nënligjore që propozojnë ndryshime të vendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat rregullojnë fusha si pezullimi, lirimi, rekrutimi në nivelin ekzekutiv, të ulët e të mesëm drejtues dhe vlerësimi i njohurive shtesë. Rishikimi funksional strukturor dhe përmirësimi i cilësisë dhe standardizimi i përshkrimeve të punës së disa institucioneve nëpërmjet miratimit të tipologjisë së institucioneve të varësisë së Kryeministrit dhe ministrive të linjës dhe miratimit të modelit të ri të organizimit të institucioneve të sistemit të shëndetësisë dhe arsimit parauniversitar”, thuhet në rezolutë.

 7 ndryshimet që do të ndodhin në administratë gjatë vitit 2019

1.            Duhet të intensifikojë monitorimin së bashku me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe institucionet e tjera, për sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatave zgjedhore si dhe të identifikojë dhe të marrë masa për nëpunësit civil që veprojnë në kundërshtim me ligjin.

2.            Të kryej një vlerësim të menjëhershëm mbi ndërhyrjet e nevojshme në kuadrin ligjor për nëpunësin civil me qëllim zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duke propozuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.

3.            Duhet të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse për një skemë pagash të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të zbatueshme nga të gjitha institucionet. Dhe nëse vlerësohet e arsyeshme të propozohen ndryshime të kuadrit ligjor dhe nënligjor.

4.            DAP duhet të krijojë mekanizma ndërgjegjësimi/informimi me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së kandidatëve me nivel të lartë kualifikimi në proceset e rekrutimit, duke publikuar shpalljet jo vetëm në portalin “online” të aplikimit, por të zgjerojë kanalet e informimit të publikut.

5.            Të fillojë menjëherë rishikimin e strukturave funksionale të institucioneve, me vëmendje të fokusuar tek njësitë e varësisë së ministrive.

6.            DAP duhet të përmirësojë cilësinë e përshkrimeve të punës, të rishikojë metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe të bëjë informatizimin e këtij procesit për Kryeministrinë dhe aparatet e ministrive të linjës.

7.            DAP duhet të harmonizojë dhe unifikojë procedurat për lëvizjen në tërësinë e sistemit të shërbimit civil, nëpërmjet krijimit të një portali të aksesueshëm nga të gjithë institucionet e administratës publike./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Delfinët surprizojnë pushuesit në plazhin e Vlorës, ata i ndihmojnë të futen në thellësi

FOTO/ Delfinët surprizojnë pushuesit në plazhin e Vlorës, ata i ndihmojnë të futen në thellësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

August 18, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

August 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Pas bashkive, rajonet

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

August 18, 2026
Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

August 18, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

August 18, 2026
Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

August 18, 2026
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

August 18, 2026
Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

August 18, 2026
Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com