• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Shkodra në Arosa: “Azil” për dy arinjtë «shqiptarë» në parajsën zvicerane

by Java News
19/01/2019 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një organizatë për mbrojtjen e kafshëve do të sjellë nga Shkodra në alpet zvicerane dy arinj. Në Shqipëri kafshët jetojnë në kushte të rënda.

Deri në fund të këtij muaji pritet që në Arosa, një qendër e rëndësishme turistike e Zvicrës, të arrijnë dy mysafirë nga Shkodra. Janë mysafirë të mirëseardhur dhe mund të qëndrojnë në Zvicër.

Për dallim nga refugjatët ekonomikë të Shqipërisë, të cilët s’kanë shans për azil, për arinjtë është e qartë që tani: ata kanë marrë leje paraprake dhe do të vijnë për të jetuar në Zvicër.

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve të «Vier Pfoten» («Katër shputat») urgjentisht do t’i marrë në një restorant në Shkodër dy arinj, një mashkull dhe një femër. Arinjtë janë 13-vjeçarë dhe jetojnë në një kopshti të vogël zoologjik të një restoranti në Shkodër.

Ata kanë pak mundësi të lëvizin, sepse mbahen në një kafaz prej metali, i cili është vetëm 60 metra katrorë i madh. Në Shkodër këta arinj nuk kanë mundësi të gëzojnë gjumin e tyre dimëror. Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve të «Vier Pfoten» njofton në një komunikatë se shumë mysafirë dhe turistë kanë kritikuar kushtet e mbajtjes së arinjve në Shkodër.

Pas këtyre kritikave pronari i lokalit ka vendosur t’i dorëzojë arinjtë dhe të mbyllë kopshtin e tij të vogël zoologjik. Ardhjen e arinjve nga Shqipëria e ka paralajmëruar edhe shefi i turizmit në Arosa, Pascal Jenny, i cili është edhe kryetar i fondacionit për mbrojtjen e arinjve. Në Arosa ekziston një fondacion që kujdeset për arinjtë e rrezikuar. Në këtë qendër turistike zvicerane është krijuar një qendër për mbrojtjen e arinjve.

Në një hapësirë prej tre hektarësh ka vend për pesë arinj, të cilët mund të shpëtohen nga kushtet e këqija dhe të jetojnë sipas natyrës së tyre. Banori i parë i qendrës për mbrojtjen e arinjve në Arosa është 13-vjeçari Napa, një ari cirku nga Serbia. Ai është çliruar nga kafazi i tij dhe është sjellë në Zvicër, ku mund të jetojë i lirë. Napa tashmë ka rënë në gjumin dimëror në Arosa dhe kjo ka gëzuar të gjithë mbështetësit e tij.

Rënia në gjumë dimëror e ariut është shenjë se ariu ndihet mirë. Organizatorët e sjelljes së arinjve nga Shkodra shpresojnë se Napa do të ndihet mirë me shoqërinë e re. Arinjtë «shqiptarë» nuk kanë ende emra. Napa nga Serbia peshon 350 kilogramë, ha çdo ditë 15 kilogramë fruta dhe perime dhe 3 kilogramë mish, të cilin ia sjellin mishtoret nga Arosa.

Sjellja e arinjve nga Ballkani në alpet zvicerane ka zgjuar interesimin e mediave zvicerane, të cilat raportojnë në detaje. Aktualisht për dy arinjtë «shqiptarë» po kërkohet një personalitet publik shqiptar (futbollist apo këngëtare) që do të ishte i gatshëm t’i marrë nën patronazh kafshët nga Shkodra.

Përfitimi do të ishte i dyanshëm: arinjtë «shqiptarë» do të bëheshin edhe më të njohur në Zvicër, ndërsa kumbara i tyre imazhit të tij publik do t’ia shtonte edhe këtë angazhim fisnik: sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e mbrojtjes së kafshëve. E.R. (tema)

 

 

Next Post
VIDEO/ Kapet peshkaqeni gjigant në Durrës, plot 400 kg dhe 3.85 m

Peshkatarët italianë: Shqipëria, një aventurë që duhet provuar

Comments 1

  1. Qani Kasemi says:
    7 years ago

    Sa mire, ne Zvicer, arinjte shqiptare, do te rrine me ariun serb !
    Te marre shembull edhe politika, se si mund te bashkejetohet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi dhe ndikimi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

Lamturimirë lek? Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

July 16, 2026
Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

July 16, 2026
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

July 16, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Deklarata e ministres serbe për shqiptarët, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

July 16, 2026
Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

July 16, 2026
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

July 16, 2026
Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

July 16, 2026
Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

July 16, 2026
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

July 16, 2026
Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In