• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

by Mero Baze
21/10/2026 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në trazirat e vitit 1998, kodi i policisë për selinë e PD-së ishte “ambasada”. Kjo ndodhte pasi, disa herë, policia ndiqte dikë që shkaktonte trazira pas protestave njëorëshe në bulevard, thyente ndonjë dyqan apo hidhte ndonjë molotov dhe, pasi e shihte se do ta kapnin, vraponte dhe hynte në parkingun e PD-së. Aty policia ndalej dhe në radio lajmërohej se “subjekti hyri në ambasadë”.

Ka një ekzaltim të Partisë Demokratike që kjo gjë po përsëritet dhe i jep asaj ndjesinë se më në fund ka marrë kontrollin e plotë mbi protestën. Një pjesë e punonjësve të arsimit, që kanë vënë maskën e “pedagogëve” dhe kanë dalë në rrugë, janë militantë të njohur të PD-së ose pjesë e aparatit represiv shtetëror të Sali Berishës dikur. Një pjesë e gjuajtësve me molotovë trajnohen dhe furnizohen tanimë në selinë e Partisë Demokratike. Një pjesë e tyre paguhen po aty. Ky është një zhvillim më pozitiv sesa pagesat nga hoxhallarë në cepa rrugësh apo të tjerë që vijnë vullnetarë për dhunë, të trajnuar nga Kosova apo diaspora.

Është më pozitive, pasi dhuna që ka emër është shumë më pak e dëmshme se dhuna me maska.

Problemi më i madh që kanë protestat e dhunshme të këtij sezoni në Tiranë janë pikërisht maskat. Jo maskat në kuptimin fizik, se nuk na mori malli të shikojmë surratin e dhunuesve, por maska e tyre politike.

Maskat e kësaj dhune nuk i mbrojnë dhunuesit nga policia dhe as nga kundërpërgjigjja, por i mbrojnë ata nga përballja reale me atë që kërkojnë.

Ata që janë injorantë i mbron maska, pasi marrëzitë që thonë nuk ua merr njeri për ters, se kanë maskë.

Mbron ata që shkatërrojnë biznese, pasi nuk e dimë kush e bëri. Mbron ata që dhunojnë policinë, pasi nuk u del fytyra. Por, mbi të gjitha, maskat i mbrojnë si grup, pasi ne nuk e dimë kush janë, përveçse dimë që duan të rrëzojnë qeverinë.

Shikojeni me çfarë dëshire djegin një karrige simbolike që Edi Rama ua vë përpara Kryeministrisë si bezë të kuqe, jo që të flasë me ta, por që të heqin maskën. Ata që mendojnë se Edi Rama vërtet po përgjërohet për dialog, natyrisht ose kanë inteligjencën e maskave, ose vërtet kanë frikë të përfshihen në një proces që, në fakt, për mua dëmton më shumë Edi Ramën sesa ata. Por Edi Rama e di që ata nuk e heqin maskën, pasi kanë gjënë më të shtrenjtë në këtë histori.

Të vetmit që po bëjnë një punë të lavdërueshme për t’ua hequr maskën janë demokratët e Sali Berishës. Ata po i marrin përsipër, po i përfaqësojnë publikisht, po i strehojnë në seli, po i furnizojnë me molotovë dhe zarfe me para. Ky është deri tani kontributi më i madh në heqjen e maskave në këtë histori.

Edi Rama, i cili luan bllofin me karrigen, e ka të lehtë betejën me maskat. Dialogu pa kushte është, në radhë të parë, dialog pa maska. Dhe deri tani të vetmit që janë gati për dialog me Edi Ramën janë këta që i kanë hequr maskat, Sali Berisha dhe çeta e tij që po udhëheq dhunën. Me ata e ka të lehtë.

E vetmja gjë e vështirë është premtimi i Sali Berishës se do t’i dekorojë, kur të vijë në pushtet pas revolucionit, këta heronjtë me maska. Jam kurioz të di si do të identifikohen këta dhe kush ka më shumë kontribute. Për shembull, ata që mbanin mitralozin e fishekzjarrëve do të marrin dekoratën “Trimi i Demokracisë”, ata që mbanin molotovët, “Hero i Demokracisë”, ata që mbanin shkopinjtë, “Dëshmor i Demokracisë”, ajo vajza që i “yshtë” para sulmit do të marrë dekoratën “Fallxhorja e Demokracisë”, ajo që kërkon shtëpi 300 mijë euro në kullë do të marrë dekoratën “Telebingoja e Demokracisë”, ajo që ndjek njerëzit rrugëve, dekoratën “Kajo Karafili i Demokracisë”, ndërsa ajo tjetra, që herë zbavit turmën me vallëzime dhe herë rreh ndonjë vajzë të policisë, do të marrë dekoratën “Shërbëtorja e Demokracisë”, e kështu me radhë.

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

Atëherë ata do të shkojnë në ceremoni pa maska dhe ne do të njohim ata që kemi në rrugë. Mund të na ndodhë t’i kemi komshinj apo të njohur dhe të mos ua kemi ditur vlerën. Do të jetë proces i vështirë, por Berisha është njeri i drejtë dhe nuk ia ha hakun njeriu për dekorata. Sidomos, larg qoftë, po të jesh edhe i vdekur kur ta marrësh dekoratën.

Por problemi është se, derisa të vijë ajo ditë dhe Berisha të realizojë ëndrrën e tij të fundit në këtë jetë, që të rikthehet në pushtet me maska, mund ta shpërbëjë këtë protestë duke ia hequr maskat para kohe. Ndaj mos u fusni në stres se sa do të vazhdojë dhe çfarë do të ndodhë në Tiranë. Është një betejë e njerëzve me maska, një luftë që po kthehet në normalitet, me të cilin do të bashkëjetojmë ca kohë. Kur maskat të hiqen, do të shikoni nëse i keni bërë mirë apo keq Shqipërisë.

Deri atëherë, njerëzit me maska do të vazhdojnë të sulmojnë njerëzit e lirë pa maska. Ata që nuk ua shikon fytyrën do të gjuajnë me molotovë ata që ecin në rrugë në punë të vet apo ata që hapin bizneset çdo ditë në Tiranë për të mbajtur familjet dhe për të ushqyer edhe këta njerëzit e maskave.

Kjo betejë e pabarabartë ka vetëm një shpresë në horizont, që maskat çdo mbrëmje të hyjnë në “ambasadë” për t’i shpëtuar policisë. Aty e dimë se çfarë ndodh dhe e dimë si vazhdon historia.

Këta që betohen se nuk dorëzohen para Edi Ramës, tanimë janë dorëzuar para Sali Berishës.

Po kthehemi në normalitet.

Next Post
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

October 21, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In