• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

by A R
10/08/2026 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr.14 të Korçës.

Në dëshminë e dhënë para policisë, autori i dyshuar ka rrëfyer me detaje konfliktin me Zukon dhe momentet që paraprinë krimin.

Sipas dëshmisë që ka siguruar gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, gjithçka ka nisur rreth dy javë më parë, kur ai dhe viktima kanë pasur një konflikt verbal.

Në foto, viktima (Johan Zuko)

Shkak, sipas tij, ka qenë ngacmimi i një vajze që ai e kishte mikeshë. I riu deklaron se i kishte kërkuar Zukos të mos e ngacmonte më dhe gjatë debatit e kishte goditur një herë me pëllëmbë.

Më 8 gusht, rreth mesditës, autori rrëfen se ndodhej i vetëm në trotuarin përballë kinemasë. Në atë moment ka kaluar një automjet Mercedes-Benz C-Class, i zi, që sipas tij përdorej nga Johan Zuko.

Bazuar po te dëshmia e tij, Zuko i ka folur dhe ka ndaluar automjetin. Autori është afruar me pretendimin se donte të sqaronte konfliktin e mëparshëm. Në atë moment, tregon ai, Zuko ka nxjerrë një thikë dhe është përpjekur ta godasë. Më pas ka zbritur nga makina dhe është afruar sërish drejt tij me thikë.

“Për t’u mbrojtur, e godita me shkelm”, ka thënë i riu para hetuesve.

Në automjet ndodhej edhe një person tjetër, të cilin autori i vrasjes e përshkruan si një djalë me bluzë në ngjyrë kafe ose jeshile. Ky i fundit, sipas tij, pasi ka zbritur nga makina e ka mbajtur me forcë, ndërsa Zuko është përpjekur sërish ta godasë me thikë.

“Do të q…motrën, do të q…robtë”, tregon se e ka sharë viktima.

Në atë moment kanë ndërhyrë disa persona që ndodheshin pranë dhe i kanë ndarë. Zuko dhe personi tjetër janë larguar me automjet, ndërsa autori i dyshuar është larguar me vrap drejt banesës së tij.

Por nuk mbaroi me kaq…

Në gjaknxehtësi pas konfliktit, shtetasi K.S., siç e ka pranuar dhe vetë, ka marrë një armë zjarri që e kishte fshehur më parë në banesë. Ai thotë se nuk është i sigurt për llojin e armës, por kujton se mund të ketë qenë një pushkë dhe se arma nuk kishte tytë.

Ai e ka futur armën në një thes të bardhë dhe është nisur në këmbë drejt lagjes ku banonte Johan Zuko. Ka kaluar përmes pallateve dhe ka shkuar deri te një market. Atje ka parë Johan Zukon pranë një lokali që ndodhej përballë marketit. Kështu, ka shkuar drejt tij dhe ka nxjerrë armën nga thesi.

Në atë moment, Zuko e ka sharë dhe është larguar me vrap. I riu e ka ndjekur derisa brenda pallatit ka qëlluar me armë, duke synuar ta plagoste në këmbë. Thekson se nuk e ka parë nëse 20-vjeçari është plagosur apo çfarë ka ndodhur më pas.

(Më poshtë, pamje nga pallati ku ka ndodhur vrasja)

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk mban mend nëse ka qëlluar me breshëri, por kujton se ka tërhequr vetëm një herë këmbëzën.

Gjithnjë bazuar tek ajo që ai thotë, është larguar në drejtim të lagjes së tij. Kur ka mbërritur te Fusha e Drurëve, ka fshehur armën në disa shkurre.

Më pas është kthyer në banesë, është ndërruar dhe rrobat që kishte veshur gjatë ngjarjes i ka futur në lavatriçe. Pas kësaj, ka qëndruar në një banesë boshe pranë shtëpisë së tij.

Shtetasi K.S., është arrestuar në flagrancë më 9 gusht, rreth orës 00:30. Ai po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit personal, policia i ka sekuestruar një telefon Xiaomi dhe një karikues telefoni.

Gjithashtu, hetuesit kanë marrë mostra nga të dyja duart e tij për mbetje të mundshme të faktorëve qitës.

Dëshmia e tij është pjesë e hetimit dhe pretendimet e paraqitura prej tij duhet të verifikohen përmes provave dhe veprimeve të tjera hetimore.

Ajo që e rëndon akoma më shumë këtë ngjarje është fakti se dy të rinjtë kanë qenë shokë fëmijërie, të paktën me aq sa është raportuar deri më tani.

Next Post
Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

September 27, 2026
Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

September 27, 2026
Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com