• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga shërbimet falas tek investimet, Manastitliu bën bilancin e 2019-ës dhe tregon objektivat për 2020-ën

by Java News
30/12/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastarliu nëpërmjet një video në facebook ka bërë një bilanc të punëve të kryera gjatë vitit 2019 dhe objektivat për vitin 2020. Nga ofrimi i shërbimeve falas për qytetarët tek investimet në infrastrukturë e deri të mbështetja për shtresat në nevojë Manastirliu tha se do të punojmë për rritjet e aksesit të qytetarëve në shërbime.

“Këtë vit mbështetëm për herë të parë nëpërmjet bonusit të bebes 35 mijë të porsalindur dhe familjet e tyre. Financuam për herë të parë vaksinën e rotavirusit për fëmijët. 475 mijë qytetarë kryen falas kontrollin mjekësor bazë. 17,600 gra kryen falas testin HPV falë programit kombëtar që filloi këtë vit për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. 19,000 gra kryen falas ekzaminimin e gjirit nëpërmjet të mamografive. Instaluam në kohë rekord mamografinë në spitalin e Lezhës. 2800 qytetarë përfituan nga paketa e kataraktës duke financuar kështu për herë të parë lenten falas të syrit. 14 mijë qytetarë përfituan falas nga paketa e koronarografisë, kardiokirurgjisë, dializës, transplantit dhe radioterapisë. Zgjeruam rimbursimin e fishave të diabetit falas edhe për të rinjtë deri në 25 vjeç. Siguruam mbulimin 100 % të trajtimit të sëmundjeve malinje të gjakut. 490 mijë qytetarë përfituan falas barnat nga paketa e rimbursimit për sëmundjet kronike” tha Ministrja.

Manastirliu përmendi investimet që janë bërë në spitale dhe qendra shëndetësore gjatë vitit 2019 duke theksuar se ato do të vijojnë edhe gjatë vitit 2020. “Ndërtuam dhe pajisëm spitalin e ri të kirurgjisë në QSUT. Ndërtuam dhe pajisëm spitalin e urgjencës dhe të patologjisë në Elbasan. Instaluam rezonancën në spitalin rajonal të Elbasanit. Përfunduam ndërtimin dhe pajisjen e materntitetin të Korçës. Rindërtuam poliklinikën e Vlorës, poliklinikën e Lushnjes, Dispanserinë në Tiranë, qendrat shëndetësore 24 orëshe në Patos e Roskovec, e plot 120 qendra shëndetësore dhe ambulanca u rehabilituan në të gjithë vendin me të njëjtat standarde si në fshat edhe në qytet.

Hapëm kabinetin e hemodinamikës në Fier që mbulon jugun e vendit ndaj për herë të parë pas kaq vitesh lista e pritjes për koronarografi është më pak se 14 ditë. Instaluam rezonancën 3Tesla një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kështu reduktuam listën e pritjes për kryerjen e një rezonance apo skaneri. Sot nuk duhet të presësh më shumë se një javë pë kryerjen e ekzaminimeve të planifikuara. Hapëm ambientet e reja në Urgjencën e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Hapem ambientet e reja në Urgjencën e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Pajisëm flotën e ambulancavre me pajisje të reja jetëshpëtuese dhe 37 autoambulanca të reja përmirësuan cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe u kordinuan kështu më së miri nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Koha mesatare e pritjes në zonat urbane u ul mesatarisht në 15 minuta ndërsa në zonat rurale u ul mesatarisht në 25 minuta”, tha ministrja.

Në videon e saj Manastirliu nuk la pa përmendur dhe bilancin e punëve të kryera në sektorin e mbrojtjes sociale, si ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, Fondi Social, shtëpitë rezidenciale.

“Reformuam skemën e ndihmës ekonomike, sot Ndihmën Ekonomike e marrin ata që vërtetë ju takon. Ndihmë të plotë plus subvencione dhe janë më shumë se 66 mijë familje që përfitojnë. 168 mijë përsona me aftësi ndryshe përfituan pagesat e aftësisë së kufizuar. Kemi nisur reformimin e kësaj skeme duke vlerësuar njësoj edhe fëmijët me aftësi ndryshe të cilët nuk merrnin mbështetje financiare të plotë. Ndërtuan për herë të parë Shtëpinë e Pushimit për të moshuarit në Palasë. Vijojmë mbështesim më shumë se 1 mijë fëmijë pa kujdes prindëror, fëmijë me nevoja të veccanta. Të moshuarë të vetmuar dhe persona me aftësi të kufizuar në institucionet tona rezidenciale të përkujdesit shëndetësor. Hapëm 7 shërbime të reja nëpërmjet Fondit Social për fëmijët në nevojë, për gratë e vetmuara dhe të trafikuara. Dhe për të moshuarit e vetmuar”.

Manastirliu krahas bilancit të kryera gjatë vitit 2019 tha se shumë shërbime dhe investime do të vazhdojnë gjatë vitit 2020. “2020 nis me tranfsormimin rrënjësor të 91% të shërbimeve të cilat sot ofrohen në sportele dhe do të jenë brenda vitit 2020 shërbime on line që do të oforohen për qytetarët. Do të vijojnë investimet në Shëndetësi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, ndërtojmë materniotetin e Lezhës, Beratit.Ndërtojmë maternitetin e Lezhës, maternitetin e Beratit, spitalin e Kukësit. Do të ndërtojmë pediatrinë e spitalit të Durrësit. Rehabilitojmë pediatrinë në spitalin e Fierit. Investojmë për rindërtimin e pediatrisë në QSUT. 120 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të rindërtohen brenda vitit 2020. Do të hapim shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Do të investojmë për njësinë e re të transplantit të palcës në QSUT. Nëpërmjet programit të rindërtimit do të ndërtojmë spitalin e Laçit, rehabilitojmë spitalin e Krujës, maternitein “Mbretëresha Geraldinë”, Qendrën e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijeve” tha Manastirliu.

Në fund të videos Manastirliu tha se do të punohet më shumë për të rritur aksesin në shërbime për qytetarët drejt objektivit madhor qeverisës, për mbulimin shëndetësor universal. Viti 2020 do të çelë siparin e axhendës 2030 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. /e.s/

Next Post
Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës, kërkon rikthimin në burg të të fortit të Vlorës, “Torit të Xhihanes”

Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës, kërkon rikthimin në burg të të fortit të Vlorës, “Torit të Xhihanes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Vrasja e ish-ushtarakut Johan Zuko, hetimet e Policisë: Sherri ndodhi mes disa personave, përshkallëzoi në përdorim arme! Po ndjekim autorin

August 8, 2026
“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Ushtaraku dhe autori u konfliktuan para vrasjes, viktimës iu gjet në dorë edhe një thikë! Dyshohet se sherri vijonte prej ditësh

August 8, 2026
Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

Çelsi shumë i fortë për Milanin, e ‘çmonton’ brenda pak minutash në miqësoren e luksit! (GOLAT)

August 8, 2026
Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

August 8, 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

August 8, 2026
Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

August 8, 2026
Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

August 8, 2026
Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com