• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Prodi e Zani Çaushi, te marrëveshja e re Rama-Basha!

by Alfred Peza
07/12/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Më shumë sesa si një politikan i rëndësishëm, se ish Kryeministër i Italisë apo ish Presidenti i Komisionit Europian, shqiptarët kanë një ndjesi gati kolektive, për ta quajtur atë thjeshtë: Njëriu i mirë Romano Prodi. Me të njëjtën pamje prej babaxhani të pafajshëm, duket sikur e kemi parë edhe kur erdhi për herë të parë mes trazirave të 1997 në Vlorë, i fiksuar në atë foto ku më pranë i rrinte Zani Çaushi me kallash e antiplumb sesa truprojat e tij edhe në ceremoninë për varrimin e 100 viktimave të mbytur në kanalin e Otrantos. E sa herë që kthehet e rikthehet në Shqipëri. E sigurtë është që emri i tij dhe i Vranickit, do mbeten përjetësisht më të rëndësishmit ndër ndërkombëtarët që ndihmuan aq shumë në ndalimin e më të keqes dhe në rikthimin e normalitetit më pas në Shqipëri.

I njëjti mu duk,- veç me peshën normale të 20 viteve më pas,- edhe në këto orë të rikthimit në Tiranë, në 20 vjetorin e misionit shumëkombësh “Alba” të asaj kohe, i krijuar me rezolutë të posaçme të OKB e i udhëhequr nga Italia. Pavarësisht se është jashtë politikës aktive Romano Prodit i dëgjohet fjala nëpër kancelari, sigurisht. Por ai vjen këtu me qetësinë dhe sportivitetin e dikurshëm, me lehtësinë e rikthimit në një shtëpi ku ai e di se derën do ta gjejë gjithnjë të hapur. Ndaj edhe është i çliruar  nga sforcimi i të aktruarit për të na thënë fjalë të bukura, nga ato që çdo popull si ne ka qejf ti dëgjojë, nga të huajt e rangut të tij por jo vetëm.

Megjithatë ka thënë këtë radhë disa gjëra që kanë shumë rëndësi që të analizohen. Tha se Shqipëria e atëhershme e kishte të pamundur të bëhej vend normal nga pikëpamja e funksionimit të demokracisë për aq kohë sa në mazhorancë e opozitë ishin Berisha dhe Nano. Dy armiq për vdekje, që i ndante një det urrejtje sa një qeli burgu politik në mes, e ku fjala pajtim ishte veç në emërtimin e qeverisë së Kryeministrit Bashkim Fino, të asaj kohe. Ndërsa sot tha ai, ka gjetur një Shqipëri që po vrapon (me gjithë problemet) në kuptimin e vërtetë të fjalës në raport me atë Shqipëri të shkatërruar të dy dekadave më parë.

Prodi tha se Shqipëria duhej të ishte në BE, të paktën dhjet vjet më parë. Këtu hyn pak sentimenti ose fjala e mirë e një njeriu që më shumë sesa një të vërtetë, shpreh me zë të lartë, një dëshirë të vetën prej dashamirësi. Europa pas 1997 ka njohur tri pranime të shteteve të reja si anëtare të BE. Në vitin 2004, u shënua më i madhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Qipro, Malta, Lituania, Estonia dhe Letonia e panë veten brenda një dite, pjesë të familjes Europiane. Në vitin 2007, pra plot 10 vjet më parë, dera u hap edhe për Bullgarinë e Rumaninë.

Ndoshta për këtë moment e ka patur fjalën Prodi, duke e rendit në këtë mënyrë Tiranën, në të njëjtin nivel demokracie dhe zhvillimi social ekonomik e të shtetit ligjor, si edhe Sofjen e Bukureshtin e asaj kohe. Ne e dimë tashmë që jo vetëm kjo nuk ndodhi, por nuk ndodhi as në 2013 kur dyert e BE u hapën vetëm për Kroacinë. Me sa duket shanset që nuk I shfrytëzuam dot në 10 vitet e shkuara, na janë ofruar më shumë se kurre e realisht, që ti kemi vetëm në dekadën e ardhëshme.

Romano Prodi ia njohu meritën për këtë periudhë të normalitetit demokratik të vendit, brezit të ri të liderëveve politikë që zëvendësuan Berishën e Nanon. E pikërisht po në këtë ditë, kemi një zhvillim të ri dhe një mundësi të papërsërtishme e të re. Pas marrëveshjes Rama- Basha të 18 majit për zgjedhjet e 25 qershorit dhe kompromisit të ofruar nga Kryeministri të enjten e kaluar për çështjen e Kryetarit të KQZ, pas dorëheqjes së ish shefit të SHISH dhe emërimit të tij si ambasador në NATO, nesër përfundon zyrtarisht edhe mandati I Prokurorit të Përgjithshëm.

Rama ka dalë në mbrëmje me një propozim për një pakt të madh e të thjeshtë kombëtar, mes mazhorancës dhe opozitës, për të vënë Shqipërinë mbi partitë si një angazhim për të punuar sëbashku në 6 muajt e ardhëshme, deri në hapjen e negociatave për anëtëarësimin e vendit në BE. Kurrë më parë në historinë tonë, nuk kemin qenë kaq pranë ëndrrës europiane, sa sot. Me siguri që pakti mes Ramës e Bashës mund të jetë arritur edhe në Bruksel, ku ishin atje në të njëjtën kohë këto ditë. Si garanci për këtë, u ofrua zgjedhja e dakordësuar e Prokurorit të ri të Republikës.

Mbetet për tu parë nëse kjo ofertë bujare do të pranohet apo jo. Por nuk besoj se Kryeministri do të dilte me këtë propozim, nëse nuk do të kishte edhe një garanci nga pala tjetër më parë. Tonet mes Ramës dhe Bashës pavarësisht retorikës politike të ditës, kanë rënë dukshëm kohët e fundit, për të arritur kulmin në realizimin e provës gjenerale të kësaj klime të re mes tyre, gjatë ditëve të përmbytjeve apokaliptike për shkak të motit në Shqipëri. Kështu që e shoh që tani të arritur këtë kompromis dhe mbetet vetëm shuarja e kurizotietit, për emrin e pasardhësit të Llallës.

Një pakt i ngjashëm u bë edhe plot 15 vjet më parë mes Nanos e Berishës, ku u ra dakord për largimin e Fatos Klosit nga kreu i SHISH, të Arben Rakipit nga kreu i Prokurorisë së Përgjithëshme dhe për zgjedhjen e Alfred Moisiut si President të dakordësuar. Pas kësaj, pasoi një nga periudhat më të qeta që vendi kishte përjetuar pas 1990. Duke i hapur rrugën një kulture të re e të panjohur më parë në historinë tonë politike: Kulturës së kompromisit.

Efektet e kësaj marrëveshje të re Rama- Basha, nëse ajo ndodh, garantojnë hapjen e negociatave me BE. Me siguri që kjo do sjelli atë ndryshim për Shqipërinë e ardhshme në raport me të shkuarën, si edhe ajo që ekziston  mes fotos së Romano Prodit pranë Zani Çaushti dhe asaj të Edi Ramës me Lulzim Bashën në portën e Kryesisë së Parlamentit pas kompromisit, pak muaj më parë./Alpenews.al

Next Post
Sherr në Elbasan, të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit

E kërkonte Italia, kapet pjesëtari i fisit Çapja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

September 24, 2026
UEFA Nation League, caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, drejtësinë do e vendosë një…

UEFA Nation League, caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, drejtësinë do e vendosë një…

September 24, 2026
Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

September 24, 2026
LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

September 24, 2026
“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

September 24, 2026
“Dyshime se zyrtarët bashkëpunuan me krimin e organizuar”, Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

A duhej kursyer për hir të SHISH ‘spektakli’ me Vlora Hysenin?!

September 24, 2026
Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

September 24, 2026
VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi/ Tensionet në seancë, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës!

September 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 25 Shtator 2026

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com