• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhej kursyer për hir të SHISH ‘spektakli’ me Vlora Hysenin?!

by Jakin Marena
24/09/2026 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme këtë të martë u pezullua nga detyra dhe u vendos nën arrest shtëpiak!

Vetëm disa orë më vonë, kryeministri Rama, i gjendur në një vizitë zyrtare në SHBA, firmosi shkarkimin e Hysenit nga drejtimi i shërbimit inteligjent, teksa nënvizoi se, mbi drejtësinë nuk është askush! Në këtë mënyrë i hapi rrugë zyrtarisht drejtësisë për hetime!

Ndërkohë për të mos e lënë vendin vakant, menjëherë i ka deleguar përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të SHISH-it, Elvis Lilës, aktualisht drejtor i Departamentit Operativ, deri në emërimin e drejtuesit të ri.

Zyrtarisht gjithçka nisi në mëngjesin e të martës së kësaj jave, teksa në media u dha lajmi për arrestin në shtëpi për kreun e SHISH, ndërkohë që u bënë publike edhe të dy akuzat për të cilat prokurorët e SPAK po e hetojnë Vlora Hysenin!

Pavarësisht se në momentin e vendimit, kreu i SHISH nuk ndodhej në Shqipëri por në Baku të Azerbajxhanit, në takimin mes krerëve të shërbimit sekret të mbi 80 shteteve, GJKKO nuk e zgjati për tej vendimin, por vendosi ‘arrest shtëpiak’ dhe pezullim nga detyra. Vendim që u dha referuar akuzave të ngritura nga SPAK, sipas të cilave, drejtuesja e SHISH  dyshohet për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Akuza është serioze dhe nëse provohet, po aq serioze është edhe përgjegjësia.

Hyseni ishte në një takim shumë të rëndësishëm, bashkë me homologët e vendeve partnere, mes  të cilave dhe ata të SHBA, vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve të tjera në Baku, dhe dihej që kishte shkuar në këtë takim, pasi ishte i paralajmëruar me kohë dhe vakt!

Njëherësh, po të martën e kësaj jave, ish kreu SHISH, teksa është njoftuar për masat e sigurisë të marra nga ana e GJKKO, me kërkesë të SPAK, dhe akuzat e formatuara që sollën këto masa, sipas gjasave ka mbërritur përmes linjave ajrore në vendlindjen e saj, në Kosovë, dhe pas kësaj është dorëzuar në organet e sigurisë në Prishtinë, për të ardhur e shoqëruar deri në kufirin shqiptar dhe për t’u dorëzuar tek organet ligjzbatuese shqiptare! Kjo është ana zyrtare!

Dua që të jem që në krye të herës korrekt me veten, me lexuesin që do të marrë mundimin të lexojë këto radhë, se mbështes pa rezerva punën e SPAK dhe të GJKKO, të cilët kanë të gjithë të drejtën ligjore dhe atë të Zotit për të hetuar dhe për të vendosur nëse një zyrtar i lartë i shtetit duhet të japë llogari për akuzat që janë ngritur për të! Madje as që dyshoj te akuzat e SPAK dhe, modestisht, mbështetja jonë është pa kufi për ta hetuar me themel kreun e shkarkuar të SHISH për të gjitha këto akuza, pavarësisht lartësisë së detyrës që ka pasur, nëse del e fajshme, me prova dhe fakte, të marrë dënimin maksimal nga drejtësia!

Nuk e them këtë, për shkakun se ish kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni, as e njoh dhe as më njeh, e për pasojë e kam më të lehtë të them se drejtësia duhet t’i nxjerrë ‘ujin e zi’ me hetime sa më të thelluara dhe konçize, me prova dhe fakte, për t’i dhënë atë që meriton! Aspak! Pra, të trajtohet njëlloj si të gjithë të tjerët, sipas motos ‘t’i japim fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë’, moto mbi të cilën, është ngritur dhe drejtësia e re!

Pa vënë aspak në dyshim akuzën e formatuar nga ana e SPAK, vendimin e marrë nga GJKKO dhe mbi të gjitha, duke nënvizuar se deri në një vendim të formës së prerë, pavarësisht akuzave dhe linçimit politik e publik, Vlora Hyseni është e pafajshme, mendojmë se ka diçka që nuk shkon në nxitimin për të bërë publik pezullimin e saj si kryetare e shërbimit sekret dhe masën e sigurisë me ‘arrest shtëpie’ dhe mbi të gjitha ‘përmbytjen’ e opinionit publik me pasazhe nga bisedat telefonike të zbardhura, që ‘sondojnë’ në anën sentimentale të gjësë!

Teksa rinënvizojmë se nuk e gjykojmë aspak as akuzën, as kërkesën dhe as vendimin e drejtësisë sonë, ajo që mund të themi është se SPAK dhe GJKKO duhej të ishin treguar pak më të matur, më konfidentë e më diskretë, për t’ia kursyer publikut, politikës, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe pse jo dhe armiqve tanë, këtë ‘spektakël’ të panevojshëm publik!

E themi këtë për arsye se kreu i shërbimit sekret, si në çdo vend të botës nuk është një qytetar i thjeshtë, as drejtor ujësjellësi apo energjie, kryetar bashkie apo deri dhe ministër, por drejton institucionin që quhet rëndom ‘palca’ që mban shtetin. Dhe se përtej një akuze se ka nxjerrë informacione apo ka ndihmuar sipas SPAK një njeri si Agasi, i cili është arrestuar tashmë, që është shqiptar, duke mos prekur kolonën kryesore siç është siguria kombëtare, të paktën këtë akuza nuk e përmban, duhej të ishte kursyer ky proces evidentimi me forcë në publik!

Vjosa Hyseni ndodhej në Baku, ishte në takim me partnerët, për sigurinë! Publikimi i këtij lajmi, pikërisht në momentin kur po bëhej përmbledhja e asaj që ishte biseduar në tërë këtë takim të rëndësishëm mes shërbimeve sekrete partnere në Azerbajxhan, nuk ka dëmtuar Vlora Hysenin, por vetë shërbimin sekret shqiptar në sytë e partnerëve, vetë Shqipërinë në sytë e aleatëve!

Ish kreu i SHISH, Vlora Hyseni aty ishte, në komunikim direkt dhe me institucionet e sigurisë në Shqipëri, madje kishte dhënë dhe kontribut të fortë në disa prej aksioneve më të rëndësishme ndërkombëtare me pjesëmarrjen dhe të institucioneve shqiptare, kundër trafikut të drogës dhe kundër terrorizmit! Është e evidentuar! Dhe për më tepër nëse ka mbërritur ndonjë informacion i minutës së fundit kundër saj, për akuzën për të cilën po e heton tashmë SPAK, a nuk duhej të ishte pritur disa orë deri sa të rikthehej në Shqipëri?

Do të tregonte maturinë dhe pjekurinë e institucioneve të shtetit shqiptar në fund të herës! Fundja nga do të ikte Vlora Hyseni, e cila që në moshë të re ka qenë pjesë e shërbimit sekret, duke e filluar nga terreni, pikërisht në Kosovë, aty ku përplasen të gjitha ‘rrymat’ radikale terroriste, islamike, ruse, serbe e më gjerë, për të mbërritur në fillim nënkryetare e AKI-së në Kosovë e për pak kreu i AKI e më pas numri një i SHISH në Shqipëri!

E themi këtë për të kuptuar se ajo e njeh mirë ligjin, shërbimin sekret, sekretet që mban, sekretet që rëndom mbahen për të mbrojtur veten e gjithçka tjetër! Për më tepër ajo e di dhe fushën e veprimtarisë së shërbimit sekret, që nuk ka fort ngjashmëri me policinë kriminale, as me policinë hetimore, është pak nga të gjitha, dhe për të arritur qëllimin, me ligj i ‘lejohet’ edhe që të bëjë disa veprime aspak ‘orthodokse’ dhe jashtë ‘ngurtësisë’ zyrtare!

Me të dëgjuar e kemi, por dhe e kemi parë nëpër lajmet e ndryshme të deklasifikuara shumë vite më vonë,  që kanë shërbyer më pas dhe si fabula për filmat më të suksesshëm me spiunë e teori konspirative, se në rastet analoge në vendet demokratike por dhe ato të rangut të Shqipërisë, kur vihet  në diskutim reputacioni i shërbimit inteligjent që ruan sekretet si dhe vetë shteti që përfaqëson zyrtari i lartë, përdoren metoda më galante dhe më diskrete për të vënë nën akuzë një drejtues të shërbimit sekret! Që këtej rrotull nuk është se ka ndodhur ndonjëherë në fakt!

Dhe mes këtyre veprimeve, e thënë me shkoqur për të mos i nxjerrë ‘bojën’ shtetit shqiptar, do të kishte qenë më e udhës që të veprohej siç bëhet në të tilla raste të rëndësisë së veçantë në vendet e tjera, të ishte thirrur veçmas, edhe në mbrëmje siç thirren në SPAK për të dëshmuar disa ish zyrtarë të lartë, për të mos qenë në syrin e publikut, t’i komunikoheshin dyshimet, akuzat dhe provat e faktet aq sa ishin në këtë rast, çka mund të sillte dorëheqjen dhe largimin pa zhurmë e pa u bërë objekt goditjeje apo përdorimi politik jo Vlora Hyseni por institucioni i Shërbimit Sekret të Shtetit, siç po ndodh tani!

Tashmë është bërë objekt debati politik nëpër media, nëpër panele televizive, nëpër komisione parlamentare dhe në takim me të huajt! Sipas zakonit të shqiptarit, që nuk lë kusur pa thënë dhe bërë kundër po shqiptarit. E kemi bërë për 2 mijë vjet këtë punë, prandaj jemi katandisur në një ‘thelë’, sepse u kemi shërbyer axhendave të huaja gjithmonë e për gjithçka, duke shitur vëllanë, të afërmin dhe vetë kombin! Për inat ose për pesë lekë!

Duhej të ishte kursyer ky ‘spektakël’ dhe hetimi të vijonte të bëhej në mënyrë diskrete, me mund do të shtrëngonin ‘dhëmbët’ ata që i ‘rrjedhin’ informacionet nga zyrat e SPAK drejt mediave të preferuara, por do t’i shërbente shumë seriozitetit të shtetit! Pasi jemi vend i NATO-s dhe janë me rëndësi këto gjëra! E themi këtë sepse tashmë më media kanë ‘vërshuar’ informacionet që kanë ‘rrjedhur’ nga SPAK, po zbardhen në mënyrë selektive përgjimet e ish kreut të SHISH me Agasin, ku sekreti i hetimit po miksohet me skenarë telenovelash me lidhje sentimentale, ku në mes të Kuvendit flitet për ‘dashnorë’ apo gjëra të tjera të këtij lloji.

Dëmi është bërë, linçimi ka filluar, shteti po del në pazar përtej atyre dy akuzave për të cilat akuzohet Vlora Hyseni dhe dëmi po shumëfishohet me këto ‘rrjedhjet’ përtej akuzave zyrtare, bisedat ‘rozë. Mes ish kreut të SHISH dhe Agasit kanë zënë vendin kryesor në publikimet e medias, duke e ngatërruar aq shumë ‘fillin’ sa nuk po merret vesh ku nis shkelja e detyrës dhe ku përfundon afera sentimentale! Gjithnjë sipas medias, që i ka marrë në ‘dorë të parë’ këto informacione, të cilat kanë ‘rrjedhur’ si pa dashje, në mënyrë të selektuar nga prokurorët që duhej ta kishin shtrënguar fort dosjen dhe ato që ka brenda kjo dosje, sipas ligjit!

Është shkelje ligji në fakt zbardhja e dosjes nën hetim, për më tepër në mënyrë selektive! Nuk duam të besojmë se kjo ka rrjedhur nga prokurorët apo nga hetuesit e BKH, dhe nëse nga SPAK nuk ka dalë asgjë për këto përgjime, deri më tani kanë vetëm biseda rozë dhe nuk cenojnë atë që quhet siguri kombëtare, kemi të gjithë të drejtën e Zotit të mendojmë se këto përgjime nuk janë autentike! Nëse prokurorët dhe agjentët e BKH e vërtetojnë dhe deklarojnë se s’kanë ‘rrjedhur’ informacionet prej tyre, të kuptohemi!

Nuk themi që duhej falur Vlora Hyseni, e nënvizuam, ‘uji i zi’ t’i nxirret, por mund të ishte bërë publike vetëm atëherë kur të gjykohej, pasi të përfundonte me themel hetimi nga SPAK! Statistikat aty ishin, thjeshtë do të ‘cenonte’ pak PR-në e përditshme të institucionit të hetimit mungesa e nxjerrjes së këtij lajmi në publik, ndërkohë që hetimi vijonte me të njëjtin intensitet! Siç bëhet në SHBA, vendet e BE, Britani e deri në vendet arabike e aziatike! Mbahet fort themeli i shtetit, nuk nxirren të gjitha në Pazar, sidomos për kreun e shërbimit sekret, për ta bërë ‘ushqim’ për mediat, publikun por dhe për ata që nuk na e duan të mirën!

E kemi bërë njëherë me një komision parlamentar hetimi për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi, derisa ndërhynë shërbimet partnere për ta bërë me dyer të mbyllura seancën e dëshmive! E kemi dërguar dhe njëherë para drejtësisë një kryetar të shërbimit sekret, po Fatos Klosin, për ta dënuar dhe doli i pafajshëm! Nga ana tjetër u deshën vite e vite për ta rikuperuar dëmin e bërë!

Dhe meqë jemi në këtë ‘sektor’, i fundit që duhet të flasë për shërbimin sekret e drejtimin e tij, është Sali Berisha! I cili, përmes Bashkim Gazidedes në krye të këtij shërbimi, i bëri gjëmën këtij vendi, duke përndjekur shqiptarët deri në rrëmbim, vrasje dhe zhdukje si në rastin e  Remzi Hoxhës në Kune Vain, si dhe shkatërrimin e shtetit nga themelet si gjeneral i gjendjes së jashtëzakonshme në mars 1997! Pa anashkaluar këtu faktin e futjes së islamikëve radikalë deri tek Osama Bin Laden në Shqipëri, sepse ish kreu i SHIK, Bashkim Gazidede, ishte dhe kreu i shoqatës së intelektualëve islamikë, që më pas po për këtë shkak, gjeti stresë si azilant politik, pikërisht në këto vende të islamit radikal, pra në vendet arabike!

Në fund të herës ajo që duam të nënvizojnë fort është se drejtësia e re duhet të veprojë ashpër ndaj shkelësve të ligjit, pa kursyer në hetime të gjithë ata që luajnë me sekretet e shtetit, që nga kreu i shërbimit inteligjent, e deri tek drejtorët e drejtorive të SHISH, të cilët herë herë dhe në shërbim të axhendave politike dekonspirojnë hetime dhe aksione siç ishte rasti i “Tayota Yaris” që ia dërguan para kohe informacionin ish kreut të PD, Lulzim Basha duke e dështuar aksionin, e deri te këto përgjimet e fundit ‘ambientale’ të publikuara në media, herë-herë jashtë kontekstit, madje dhe në ‘arrati’ nga e vërteta!

Jemi vend i vogël për të përballuar dëmet mëdha që ia bëjmë vetes! Kujdesi, edhe tek veprimet e drejtësisë, por edhe në institucionet e tjera të shtetit shqiptar, asnjëherë nuk është zvarritje apo fshehje e shkeljeve apo krimit, në funksion të personave të caktuar. Kujdesi dhe maturia është në shërbim të shtetit, të shqiptarëve dhe një ‘koracë’ mbrojtjeje përballë axhendave aspak miqësore që na rrethojnë!

Shqiptarët duhet të kuptojnë se linçimi i shqiptarëve, politikanë apo zyrtarë qofshin, në takimin me të huajt, nuk dëmton zyrtarët apo partinë në pushtet, por vetë shtetin. Madje dhe vetë ata që nuk e mbajnë brenda vetes inatin për shqiptarin! Kur ‘shet’ vëllain tek të tjerët, mos kujto se do të na besojë njeri! Pra ‘sekreti’ është term akoma më i gjerë se sa brenda institucionit të SHISH apo institucioneve të tjera, dhe përbën atë që quhet maturi apo seriozitet për një shtetar!

Dhe në fund të herës më shumë se kurrë, sot, shqiptarët nuk duhet ‘të djegin jorganin për një plesht’! Jo më t’i vënë ‘flakën’ shtëpisë sonë të përbashkët! Tashmë ‘telenovela’ me kryetaren e shërbimit sekret ka marrë dhënë, komunikimet ‘rozë’ kanë pushtuar mediat, bashkë dhe me këtë maninë apo ‘sëmundjen’ e ruajtjes në telefon të të gjitha komunikimeve dhe mesazheve!

Next Post
“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

"Nuk është rast i izoluar"- Çështja 'Hyseni,' Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com