Kombëtarja shqiptare ka mësuar këtë të enjte arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen kundër Bjellorusisë.
UEFA ia ka besuar sfidën një trupe gjyqtarësh nga Anglia me kryesorin Samuel Barrot.
33-vjeçari është një arbitër i njohur në Premier Leaguen angleze, ku në këtë sezon ka arbitruar edhe finalen e Superkupës mes Arsenalit dhe Manchester City.
Barrot ka marrë stemën e FIFA-s vetëm 1 vit më parë dhe në të kaluarën nuk ka arbitruar kurrë më parë Shqipërinë.











