• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga nesër parkim me SMS në Tiranë, ja si veprohet

by A R
26/02/2017 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga nesër, kushdo që do të parkojë në rrugët e qendrës së Tiranës, nuk ka nevojë të kërkojë punonjësin e bashkisë për të paguar biletën, por mund ta bëjë atë vetëm me një SMS. Është e thjeshtë: targën e makinës nise me mesazh në numrin 50500 dhe nga ky moment paguar vendin e parkimit për një orë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e demonstroi mënyrën e re të pagesës së parkimit në Tiranë, theksoi se projekti shënon fillimin e një etape modernizimi për kryeqytetin.

 “Jemi ndoshta i vetmi kryeqytet në Europë, i cili nuk e ka modernizuar sistemin e parkimit. Të parkosh me para në dorë nuk është as transparente, por as moderne. Pothuaj të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë makinë, e kanë patjetër edhe një celular. Ndaj, nga sot shkojmë në një sistem modern pagimi për parkimin, ku mjafton që të çosh me SMS targën në nr. 50500 dhe automatikisht e ke paguar për një orë në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 Ai sqaroi se në momentin kur orari i parkimit të paguar mbaron, atëherë qytetari njoftohet me SMS dhe do të ketë mundësi që ta rinovojë edhe për një orë tjetër vendin e parkimit. “Në mënyrë elektronike, 15 minuta përpara mbarimit të orës qytetarit i vjen një SMS, e cila e njofton se po i mbaron koha; pra, a doni ta lironi vendin për dikë tjetër apo do të paguani edhe për një orë tjetër? Kjo është mënyra e vetme se si në një qytet me 200 mijë makina dhe 4 mijë vende parkimi, mundohemi të racionalizojmë vendet e parkimit. Duke shtuar opsionin e pagesës elektronike, sot jemi në nivelin e shumicës së kryeqyteteve moderne evropiane, ku të gjitha pagesat bëhen në mënyrë elektronike”, u shpreh Veliaj.

 Kreu i bashkisë bëri të ditur se ky projekt po pilotohet fillimisht në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, për t’u shtrirë më pas në të gjithë qytetin. “Fillimisht po fillojmë ta eksperimentojmë në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e mandej do të kalojmë në të gjithë zonën A”, tha Veliaj.

Next Post
Qytetarët i përgjigjen thirrjes, firmoset masivisht peticioni pro Reformës (Fotot)

Qytetarët i përgjigjen thirrjes, firmoset masivisht peticioni pro Reformës (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com