• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga motor i integrimit në amortizator të pushtetit- Roli i shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

by Liridona Beqiri
02/02/2026 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Edhe pse shumë shpesh kam shkruar për (mos)integrimin evropian të vendit, po i rikthehem përsëri, si vazhdimësi e një nga shkrimeve të mëhershme, gjithmonë e nxitur nga deklaratat sidomos të politikanëve të pozitës shqiptare që luajnë rolin e “zbutësit” të çdo deklarate të Kryeministrit në vizionin e tij të qartë të platformës integruese.

Ajo që nuk zbutet dot është fakti që stagnimi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut nuk është më një devijim i përkohshëm i shkaktuar nga veto të jashtme apo rrethana rajonale, por rezultat i një modeli të brendshëm qeverisjeje që e ka normalizuar të qëndruarit në vend. Në këtë konfigurim, përbërja shqiptare në qeveri shërben më shumë për të prodhuar imazh gjithëpërfshirës sesa për të garantuar barazi reale dhe orientim strategjik drejt BE-së duke ndërtuar një stabilitet të brendshëm që e zëvendëson progresin me komoditet politik.

Në sytë e ndërkombëtarëve, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut arritën të perceptohen si faktori më konsistent pro-perëndimor dhe pro-integrim evropian. Ky perceptim më herët ka qenë kapital politik, një komunitet që e shtyn shtetin drejt NATO-s, BE-së dhe reformave strukturore. Sot, ky kapital është humbur dhe po erodon ndikimin e shqiptarëve si forcë që formëson orientimin evropian të vendit.

Në Bruksel dhe Uashington po bëhet gjithnjë e më e qartë se shqiptarët në qeveri nuk po veprojnë më si motor i procesit evropian, por si mekanizëm stabilizues i një qeverie që nuk ka prioritet integrimin. Kjo nuk lexohet si dobësi etnike, por si zgjedhje politike e përfaqësuesve shqiptarë. E kjo më së miri vërehet me mungesën e ministrave shqiptarë në tryezat reale me ndërkombëtarët. E gjitha jo si rastësi protokollare, por si strukturë pushteti përmes formulës të së qënurit në qeveri por jo në dhomë, dhe kjo dallon thellë mes përfshirjes formale dhe pjesëmarrjes reale. Në takimet kyçe me përfaqësues të BE-së, SHBA-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë, fytyra që flet për shtetin është pothuajse gjithmonë e njëjtë: Kryeministri. Jo gjithmonë sepse protokolli e kërkon, por sepse koalicioni aktual e ka ndërtuar pushtetin në atë mënyrë që vendimmarrja strategjike të jetë e centralizuar dhe e pashqetësuar nga partnerët shqiptarë.

Politika e Kryeministrit ua shet ndërkombëtarëve idenë e një qeverie gjithëpërfshirëse, multietnike dhe stabile. Dhe në letër, kjo është e vërtetë: ka ministra shqiptarë, ka përfaqësim, ka koalicion, por në praktikë, kjo përbërje nuk prodhon pluralizëm vendimmarrës por një komoditet qeverisës që i shërben njërës palë. Fakti që ministrat shqiptarë nuk figurojnë në tryezat reale me ndërkombëtarët nuk është rastësi.. ata thjesht nuk shihen si bartës të linjës strategjike të shtetit. E në diplomaci, ftesat varen nga nga pesha; kur nuk ke peshë, nuk të ftojnë, e sipas nevojës as nuk të përmendin.

Me një partner shqiptar të butë, jo-kushtëzues dhe të varur nga pushteti, Kryeministri ka luksin politik të bëjë çfarë të dojë pa u përballur me kosto të brendshme, dhe ky është modeli ideal për pushtet absolut: përfaqësim pa veto, prani pa presion dhe koalicion pa kushte. Koalicioni aktual nuk i ka dhënë Kryeministrit thjesht komoditet politik, i ka dhënë pushtet të pakontestueshëm me alibi multietnike dhe ky regjim mbahet në këmbë pikërisht sepse shqiptarët janë aty për ta bërë të duket i pranueshëm, i balancuar dhe “evropian” në formë, ndërsa në thelb gjithnjë e më larg Evropës.

E keqja është që pikërisht ky model model politikanësh po i servohet ndërkombëtarëve si “kapacitet shqiptar” në një qeverisje pa kundërpeshë. Për ndërkombëtarët, ky luks shitet si “stabilitet” që nuk prodhon progres evropian, dhe shqiptarët, përmes kësaj përbërjeje qeveritare, janë bërë pjesë e mekanizmit që e mban stagnimin kundrejt integrimit, të pastër, pa tension dhe pa kosto.

Thënë thjesht, pozita shqiptare sot po luan rolin e noterit politik, duke vulosur çdo deklaratë dhe çdo qëndrim të kryeministrit, edhe kur ato bien ndesh me premtimet elektorale duke dëshmuar që kjo nuk është bashkëqeverisje, por legjitimim i një politike që ka hequr integrimin evropian nga axhenda reale.
Në këtë kontekst, deklarata e Kryeministrit Mickoski se “derisa unë jam kryeministër nuk do të ketë ndryshime kushtetuese” nuk është lapsus politik, por pozicion i qartë strategjik. Ai nuk po mashtron askënd, ai po udhëheq një politikë që e sheh integrimin evropian si opsion, jo si domosdoshmëri. Problemi real lind te partnerët qeveritarë që vazhdojnë të sillen sikur ky proces ende është prioritet i përbashkët. Në këtë kuptim, deklarata e Kryeministrit është ndoshta momenti më i sinqertë i kësaj qeverie, deklaratë që nuk fsheh asgjë, nuk lë hapësirë për keqkuptime dhe nuk kërkon përkthim diplomatik.

Pozita shqiptare, gjegjësisht VLEN u mundua të ndërtojë ndikimin politik mbi një mision kyç: realizimin e ndryshimeve kushtetuese që do ta zhbllokonin rrugën evropiane. Sot, ky mision jo vetëm që nuk po realizohet, por po mohohet publikisht nga vetë kryeministri. Një partner i vogël nuk mund të shesë si fitore atë që nuk e kontrollon e aq më shumë që nuk ka mekanizma kushtëzues ndaj partnerit tjetër. Realisht një premtim i pamundur që nuk është vetëm gabim politik por mashtrim i qartë ndaj elektoratit.istri dhe nuk e kalon kurrë atë. Nuk ka ultimatum, nuk ka kushte, nuk ka krizë politike, ka vetëm përshtatje të vazhdueshme dhe durim ndaj “të rrahurit” urtë e butë. Dhe në gjithë këtë inekzistencë politike, e ka më të lehtë të sulmojë partitë politike shqiptare në opozitë sesa partnerin e vet të koalicionit ku kritika ndaj shqiptarëve të tjerë shitet si reformë, ndërsa heshtja ndaj Kryeministrit si përgjegjësi shtetërore. Në politikë, kush nuk kushtëzon, kushtëzohet dhe kush nuk vendos kosto, përfundon duke e paguar atë.

E sa i përket fotografisë rajonale, në Ballkan, integrimi evropian nuk matet më me deklarata politike, por me praninë reale në tavolina ndërkombëtare. Kush ftohet të diskutojë, kush të dëgjojë, dhe kush të presë. Diferenca mes këtyre roleve nuk është gjeografi por është mendësi politike.

Shqipëria, sot është pjesë e tryezave ku flitet për zgjerimin, sigurinë dhe investimet.. Kosova, edhe pse, me shumë halle shtetërore, ka arritur ta mbajë veten në agjendë përmes angazhimit konstant me BE-në dhe SHBA-në.. Fqinjët e shohin integrimin si proces që menaxhohet çdo ditë, me kompromis dhe kosto ndërsa Shkupi zyrtar e sheh si ngjarje që ose ndodh në mënyrë perfekte, ose nuk ndodh fare. Ky perfeksionizëm selektiv nuk është parim por një lloj justifikimi dhe ironia është se Maqedonia e Veriut dikur ishte “nxënësi i dalluar” i rajonit, e sot ajo është shembulli se si përmbushja e kushteve nuk garanton vazhdimësi, nëse mungon vendosmëria politike.

Në diplomaci, si në jetë, ka dallim mes të qenit i ftuar në tryezë dhe të qenit temë diskutimi. Fqinjët sot janë në tryezë ndërsa Maqedonia e Veriut vazhdon të presë që tryeza të vijë tek ajo. Në politikën ndërkombëtare, perceptimi është kapital, e perceptimi për shtetin tonë nuk është armiqësor por është zhgënjyes, dhe kjo është më e rrezikshme, sepse zhgënjimi nuk prodhon presion, por indiferencë.

* Ditari i nje shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com