• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Kopshti Botanik te Muzeu i Tiranës, Veliaj rendit në Këshillin Bashkiak disa nga projektet që do të zhvillohen në Tiranë

by Java News
20/07/2023 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet që do t’i shtohen kryeqytetit, mes tyre Teatri i Ri, rehabilitimi i Kopshtit Botanik, stadiumi i ri “Selman Stërmasi”, apo edhe Muzeu i Tiranës. Ai tha se do bëhet një përurim zyrtar i Piramidës, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.

“Kemi disa projekte të reja të qytetit dhe njëri prej tyre është stadiumi i ri “Selman Stërmasi”. Sporti ka marrë, jo vetëm prej Tiranës Qyteti Europian i Sportit, por vitet e fundit i kemi dhënë një impuls të jashtëzakonshëm. Mjafton të shikojmë nivelin e medaljeve dhe cilësisë së sportistëve, qartazi ka qenë një para e shpenzuar mirë nga Bashkia e Tiranës. 90% e ekipit tonë Olimpik janë të Bashkisë së Tiranës, nga Sport Club Tirana. Ka ardhur koha që aty të kalojmë nga një ngrehinë ku ka agjenci udhëtimi apo lojëra elektronike, në një aset për Tiranën. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një Muze të artit modern, Galeria Kombëtare është në rikonstruksion. Kemi konceptuar një tokë që është në fund të Bulevardit të Ri, kurse Muzeu i Tiranës është konceptuar te Sarajet. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, por ligji thotë se vetëm Instituti i Monumenteve të Kulturës i shpall monumentet e kulturës. Mund të kemi bindje politike, mund të bëjmë debatet tona, por ose është ose nuk është monument kulture, nuk mund të jetë me dëshirë e me pasion, është me ligj e me një komision. Kemi edhe Sarajet, kur për herë të parë në Bashkinë e Tiranës kemi akorduar një fond për t’i blerë këto ndërtesa, ashtu siç bëmë me shkollën Kosova, me Sarajet e kështu bëmë me ndërtesën e Libohovitëve. Ndërtesa e Libohovitëve si investim do t’i kalojë Ministrisë së Kulturës, kjo do të thotë që nuk kemi detyrime financiare. Tek Sarajet është Bashkia e Tiranës ajo që do të bëjë investimin”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai shtoi edhe disa projekte të tjera: “Duam që të reflektohet në buxhet edhe Qendra e Konventave dhe Ekspozitave. Kemi bërë një garë ku është shpallur fitues Maksimiliano Fuksas. Me aq evente sa ndodhin këtu, me aq aktivitete sa ndodhin këtu, Pallati i Kongreseve sot është i ezauruar. Ne duam që në skajin tjetër të Tiranës, tek Bulevardi i Ri, të kemi qendrën e re të Konventave e Ekspozitave. Jemi në proces gjyqësor, të cilit po i vjen fundi, për Kopshtin Botanik. Unë besoj se prova se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë potenciali ka Kopshti Botanik, përtej bindjeve politike, është vetëm 100 metra larg nga Kopshti Zoologjik, nga një kopësht zoologjik kur dikur luani hante patate dhe ujku ishte me depresion në ato pllakat e çimentos, kurse sot jemi në një hapësirë didaktike ku kemi edhe klasa për fëmijët, një parkim nëntokë për komunitetin, janë shtuar specie që ne nuk i kemi pasur më parë. Jemi në pritje të finalizimit të atij procesi. Stadiumi i Lojërave me dorë “Asllan Rusi” është një ngrehinë e kohës së Italisë, ka qenë hangar avionësh. Propozimi që kemi është që, edhe aty të bëjmë një ndërhyrje e ta kthejmë vërtet në një arenë të basketbollit e volejbollit, ashtu siç i ka hije një qyteti evropian si Tirana”./m.j

Next Post
Afera e kompleksit “Partizani/ SPAK pyet Mediun dhe thërret javën e ardhshme Berishën, trembet dhëndëri Malltezi: S’jam unë…!

Braçe: KLSH të auditojë kontratat e qiradhënies. Kompleksi 'Partizani' s'është shitur për 1 euro por është dhënë falas...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com