• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga koncerti me Juliana Pashën tek makinat RETRO dhe panairi me produktet vendase/ Bashkia Tiranë dhjetra aktivitete për Ditën e Verës

by Java News
14/03/2022 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Verës do të jetë një festë e vërtetë në kryeqytet. Sikurse e ka kthyer tashmë në një traditë të bukur, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjithë grupmoshat duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit. Në orën 10:00-13:00 në skenën tek Kryeministria do të ngjiten artistë të të gjithë zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli popullor , Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar.

Skena do të elektrizohet nga Urban Band dhe do të kulmojë me këngëtaren e njohur Juliana Pasha. Ndërkaq për të apasionuarit e muzikës klasike, Filarmonia e Tiranës do të performojë tek pedonalja “Murat Toptani”. Makinat RETRO dhe lojërat sportive Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një ambient argëtues ku do të ketë një ekspozitë të madhe nga koleksioni i makinave RETRO së bashku me automjete dhe moto të tjera epoke. Të apasionuarit pas automjeteve do të kenë mundësi të shikojnë nga afër koleksionin më të madh të makinave historike , makinave sportive dhe motorëve në një ambient festiv dhe me muzikë të zgjedhur.

Ndërkohë, nga 10:00-14:00, përpara bashkisë do të improvizohet një hapësirë e dedikuar për më të vegjlit. Në këtë hapësirë fëmijët me shembuj praktik do të kenë mundësi të bëhen pjesë e “Akademisë të sigurisë Rrugore” duke pasur mundësi të praktikohen, orientohen, mësohen me shenjat dhe sinjalistikën rrugore në funksion të Kujdesit dhe Sigurisë. Kurse hapësira në sheshin përballë ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, do t’i dedikohet patinimit, skateboardit edhe Bmx-it..

Ndërsa Parku Rinia do të pushtohet nga nxënësit e 4 shkollave 9-vjeçare. Nxënësit e shkollave “F.S.Noli”, “Hasan Tahsim”, “Servete Maçi” dhe “Shkolla e Kuqe” do të garojnë në tërheqje litari, loja me karrige, loja e kangurit me thasë, mundje dore, kaluçi me stafetë etj. Ndërkaq, bulevardi para Galerisë Kombëtare do të shndërrohet totalisht, ku do të improvizohen fusha tenisi, basketbolli, Ping-Pongu, Taekëondo, Teqballi dhe Minikalçetoje. Gjithashtu i gjithë parku do të kthehet në një hapësirë për më të vegjlit.

Animatorë, Cirku, Teatri I kukllave do të performojnë shfaqet e tyre. Fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin shfaqe te ndryshme, face painting dhe shum aktivitete të tjera. Biznesi dhe Panairi Një vëmendje e veçantë në 14 mars i është kushtuar dhe biznesit dhe panairit të produkteve të zonës. Kështu, hapësira në Bulevardin para Piramidës në të dy anët e saj do të ketë të pozicionuara stenda Biznesi dhe Stenda për Startup që do të shërbejnë për promovimin e produkteve.

Pjesëmarësit do te kenë mundësi të konsumojnë produkte dhe të kalojnë momente relaksi me të dashurit e tyre. Të gjithë të apasionuarit e Librave do të kenë mundësi të gjejnë librat dhe autorët e preferuar në një Panair Libri. Ndërkaq, përballë ish Hotel Dajtit nga ora 08:00-16:00 do të organizohet Panairi i Njësive Administrative. Ky Panair përfshin disa lloj prodhuesish te vegjël nga qyteti dhe rrethinat e Tiranës, si artizanë dhe prodhues vendas të zonës .

Next Post
FOTOT/ Ish-bashkëshorti i Arjola Demirit, i përfshirë në “masakrën e Bllokut”. Zbulohet identiteti dhe akuzat

“Nuk e di akoma!”/ Ç'ndodhi me apartamentin e Arjolës, përgjigja e aktores ngre dyshime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Brazili, zbulohen dy raste të dyshuara! Njëri produkt u bllokua dhe tjetri u gjurmua pas tregtimit

October 6, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë! Rezultonte e zhdukur prej tre muajsh, dyshohet se…

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com