• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga ideja në biznes: Tirana Bank mbështet kompanitë e nxënësve shqiptarë

by A R
23/05/2024 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes është një nga ngjarjet vjetore me një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive të sipërmarrjes dhe inovacionit tek të rinjtë në Shqipëri. Organizuar nga Junior Achievement of Albania dhe mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, së bashku me financimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Tirana Bank, ky festival i mendjeve të mençura synon të krijojë një mjedis të përshtatshëm që inkurajon kreativitetin dhe inovacionin nëpërmjet nxënësve të shkollave të arsimit të mesëm të lartë.

Në edicionin e këtij viti, i cili u mbajt më 14-15 maj në Tiranë, morën pjesë 95 nxënës përfaqësues të 19 kompanive, nga 17 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Tiranë, Elbasan, Peshkopi, Berat, Kuçovë, Përrenjas, Korçë dhe Sarandë.

Në përfundim të tre Festivaleve Rajonale të Sipërmarrjes të realizuara në Shkodër dhe Vlorë, Festivali dy ditor i Tiranës ishte finalizimi i një pune intensive disa mujore mes mentorësh, trajnuesish e nxënësish, të cilët zhvilluan këtë vit lëndën me zgjedhje “Shoqëritë e nxënësve” në 52 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Një numër i madh nxënësish, rreth 2,132 u përfshinë rigorozisht duke prezantuar projektet e ideuara nga vetë ata, për të ngritur më pas 68 kompanitë e tyre.

Idetë dhe produktet e e zhvilluara prej tyre, adresojnë fusha të ndryshme duke përfshirë Ekonominë e Gjelbër, IT dhe Inovacionin, Web dhe App Dizajn.

Vetëm nëntë prej tyre arritën të “rrëmbenin” çmime të cilat u vlerësuan nga një panel jurie profesioniste me anëtarë Manjola Capo (Tirana Bank), Shqipe Berisha (TUMO), Bora Feri (MPay), Akil Rjadho (POK), Altin Sholla (TBU) dhe Ornela Bego (Kastrati Group).

Znj. Manjola Capo, Drejtuesja e Divizionit të Kredisë pranë Tirana Bank akordoi për “Kaleidos” çmimin e dytë për “Sipërmarrja Sociale”.

Çmimi i parë për “Shoqëria Sipërmarrëse më e mirë e vitit 2024” për kompaninë “Eco Empathy” u akordua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa.

Në fjalën e mbajtur prej tij, theksoi me krenari bashkëpunimin për të tretin vit radhazi në mbështetje të Junior Achievement of Albania, duke treguar qartë përkushtimin e palëkundur ndaj arsimit dhe edukimit financiar.

Si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, ai përgëzoi kreativitetin e të rinjve, si dëshmi e frymës së sipërmarrjes dhe inovacionit.

Në mbyllje të fjalës së tij, ai rikonfirmoi investimet e vazhdueshme në iniciativa arsimore, me besimin për të mbështetur një gjeneratë të ardhshme sipërmarrësish inovatorë, që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në të gjithë shoqërinë tonë.

Pas tij dhe z. Michael Granoff, Kryetar i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, u shpreh i lumtur për rritjen e vazhdueshme dhe impaktin e JA në Shqipëri, si një shtyllë mjaft kryesore për krijimin, ndërtimin dhe formimin e sipërmarrësve, liderëve dhe novatorëve.

Ndërsa znj. Blerina Guga,  Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Junior Achievement of Albania, përmendi në fjalën e saj rëndësinë e këtij rrugëtimi 9 mujor të nxënësve dhe mësuesëve, që shkojnë përtej të mësuarit tradicional, duke vënë në praktikë modele bashkëkohore dhe duke skalitur tek të rinjtë aftësi që do t’i kenë gjatë gjithë jetës.

Ajo përgëzoi pjesëmarrjen e lartë të vajzave si drejtuese të kompanive, duke arritur një rritje 74% në krahasim me 48% që ishte në vitin e shkuar. Shumë prej tyre iu akorduan dhe çmime fituese.

Kompania fituese e çmimit të pare, fokusi i së cilës është ulja e ndotjes përmes riciklimit dhe dekompozimit, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Sipërmarrjes, që zhvillohet në Katania, Itali nga JA Europe.

Një tregues i qartë që shpreh angazhimin dhe interesin e madh që të rinjtë kanë në fushën e sipërmarrjes, inovacionit dhe edukimit financiar.

Next Post
Masakra që ndryshoi Italinë, sot 32 vjet pa Giovanni Falconen

Masakra që ndryshoi Italinë, sot 32 vjet pa Giovanni Falconen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim

August 14, 2026
Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

August 14, 2026
Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

August 14, 2026
Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

August 14, 2026
VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

August 14, 2026
Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

August 14, 2026
“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

August 14, 2026
EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

August 14, 2026
“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com