• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga djali i presidentit te aksidenti tragjik me motor, VIP-at që kanë humbur fëmijët në aksidente

by A R
23/11/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja nga jeta e Ergi Dinit dhe Kejdi Halilit, si pasojë e një aksidenti tragjik me motor, bëri bujë në Shqipëri jo vetëm për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë por edhe për shkak se dy të rinjtë nuk ishin të panjohur për publikun. 22-vjeçari Ergi Dini ishte një nga këngëtarët më premtues në vend ndërsa miku i tij, 21-vjeçari Kejdi Halili ishte bërë personazh për faktin se ishte djali i vetëm i gazetares së njohur, Erenestina Halili, e cila hapur e kishte shprehur dobësinë për të. Raportin e ngushtë me të birin, Erenestina e ka treguar edhe në media ku e konsideronte Kejdin si fëmijën më të mirë në botë.
ErenestinaNë një intervistë për “Psikologji” Erenestina Halili ka folur për marrëdhënien me të birin, në atë kohë 15-vjeçar, fazën e adoleshencës së tij dhe si i qëndronte afër për të tejkaluar këtë fazë të “dritës së syrit”, siç edhe e quante. Për këtë arsye dhe ndarja e tij e parakohëshme nga jeta shkaktoi një tronditje të madhe në opinionin publik.
zhiti

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje shkaktoi një tronditje të madhe në opinion dy vite më parë. Në 2014-ën, 19-vjeçari Atjon Zhiti, djali i vetëm i poetit të njohur dhe ish-ministrit, Visar Zhiti humbi jetën në një aksident tragjik në Tiranë pak ditë pasi ai ishte kthyer nga Milano e Italisë.
Djaloshi 19­-vjeçar ishte student në degën e Filozofisë që prej vitit 2013 në universitetin “Sacro Cuore” në Milano. Ai ishte djali i vetëm i Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua
dhe u burgos nga diktatura komuniste. Atjon Ziti sapo ishte kthyer nga Italia për pushimet e fundvitit dhe pasi kishte kaluar të premten në një ditëlindje, të shtunën në mëngjes me një shokun e tij, po lëviznin me një motor, kur tragjikisht u përfshinë në aksident pranë QTU në kilometrin e shtatë të rrugës Tiranë­Durrës. Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër në kokë dhe për pasojë mori dëmtime të rënda, të cilat i morën jetën. Kjo tragjedi u përjetua nga i gjithë opinioni që iu gjet në krah me solidarizim dhimbjes që përjetoi familja Zhiti.
moisiu-admiriNë vitin 2004, ndodhi një tjetër aksident i rëndë në Tepelenë me pasojë ndarjen nga jeta të Admir Moisiut, djalit të vetëm të Presidentit të aso kohe, Alfred Moisiu. Trupi i 32-vjeçarit, u gjet nga polumbarët në vendin e quajtur “Shkëmbi i korbave”, rreth 300 metra poshtë vendit të aksidentit, në krahun tjetër të lumit Drino. Automjeti me tre persona që udhëtonin në të, doli nga rruga nacionale duke rënë në ujrat e lumit Drino nga një lartësi prej rreth 60 metra. Si pasojë humbën jetën dy persona, njëri prej të cilëve Admir Moisiu, djali i Presidentit të Republikës, me detyrë drejtor i Kontrollit Financiar në Prokurorinë e Përgjithshme./BW/a.m.

Next Post
“Mbledhësit e puplave” me Bekim Fehmiun jepet në 5 qytete të Kosovës

“Mbledhësit e puplave” me Bekim Fehmiun jepet në 5 qytete të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
U kap i fshehur me kallashnikov e tre krehra me fishekë, Ylli Zalla del sot para gjykatës

U kap i fshehur me kallashnikov e tre krehra me fishekë, Ylli Zalla del sot para gjykatës

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

August 19, 2026
Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

August 19, 2026
Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

August 19, 2026
Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com